Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Transporti publik në Europë – Qytetarët e Tiranës dhe Romës, më të pakënaqurit sipas studimit

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Transporti publik në Europë – Qytetarët e Tiranës dhe Romës, më të pakënaqurit sipas studimit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Transporti publik ka një ndikim të madh në kënaqësinë e përgjithshme të banorëve me qytetin ku jetojnë, sipas raportit të Komisionit Evropian.

Anketa mbi cilësinë e jetës në vendet evropiane, e cila mblodhi përgjigje nga mbi 71,000 njerëz në 83 qytete në Evropë, zbuloi se në vitin 2023, afërsisht shtatë nga 10 banorë ishin përgjithësisht të kënaqur me transportin publik.

Megjithatë, ka një hendek të madh në nivelet e kënaqësisë së transportit publik midis tyre. Për sa u përket kryeqyteteve, banorët e Tiranës dhe të Romës janë më të pakënaqurit, duke regjistruar shifrën më të ulët (29%). Sipas studimit, kënaqësia në kryeqendra varion deri në 91 për qind në Vjenë.

Kjo pabarazi është edhe më e madhe midis qyteteve, me norma që variojnë nga 22 për qind në Palermo të Italisë në 95 për qind në Zyrih të Zvicrës.

Vihet re një tendencë gjeografike ku vendet e Evropës Veriore dhe Perëndimore raportuan kënaqësi më të lartë me transportin publik, ndërsa ato të Evropës Jugore dhe Lindore shfaqën nivele më të ulëta kënaqësie.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Për shembull, kënaqësia e transportit publik tejkaloi 85 për qind në tre kryeqytete nordike, si Helsinki, Oslo dhe Stokholm, e ndjekur nga afër nga Kopenhaga, me 81 për qind. Ndërsa më shumë se gjysma e banorëve në gjashtë kryeqendra jugore ishin të pakënaqur me shërbimet e transportit, duke përfshirë Tiranën, Romën, Podgoricën, Beogradin, Nikosian dhe Shkupin.

Anketa kërkoi nga banorët perceptimet e tyre nëse transporti publik është i përballueshëm, i sigurt, i lehtë për t’u aksesuar, i shpeshtë dhe i besueshëm.

Roma regjistroi rezultatet më të ulëta në katër nga treguesit kryesorë, si siguria, aksesueshmëria, frekuenca dhe besueshmëria. Gjithashtu, kryeqytetet e vendeve kandidate për në BE kishin rezultate të ulëta në këta tregues./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Nuk je i sigurt se ku do të përqëndrohesh në jetë? Richard Branson dhe Beyoncé na japin zgjidhjen

Para

5 “mësime” që ju ndihmojnë në karrierën tuaj

Para
5 “mësime” që ju ndihmojnë në karrierën tuaj

5 “mësime” që ju ndihmojnë në karrierën tuaj

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

nga Fast News
12:31 | 14/05/2026
0

AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

nga Fast News
12:26 | 14/05/2026
0

Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës

Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës

nga Fast News
12:24 | 14/05/2026
0

Verë me EasyPay: Pyetjet që bëhen më shpesh

Verë me EasyPay: Pyetjet që bëhen më shpesh

nga Fast News
16:42 | 13/05/2026
0

Recent News

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

12:31 | 14/05/2026
AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

12:26 | 14/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora