• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Të pasurit e vendit në “skaner”. Në sitë 33 të parët, do t’u hetohet burimi i të ardhurave

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Të pasurit e vendit në “skaner”. Në sitë 33 të parët, do t’u hetohet burimi i të ardhurave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga shpenzimet ditore te ato mujore për faturat e dritave e ujit, apo pagesat e tjera bashkë me pronat apo makinat luksoze… 33 personat me të ardhurat më të larta në vend do “skanohen” nga Administrata Tatimore.

“Synimi deri në vitin 2027 është krijimi i sistemeve, regjistrave dhe kapaciteteve për verifikimin e të ardhurave dhe pasurisë së pashpjeguar, duke synuar që ky proces të shtrihet në rreth 500 tatimpagues të regjistruar dhe rreth 200 individë”, sqaron Ministria e Financave.

Për të vërtetuar se paratë e harxhuara nuk janë përftuar nga aktivitete të paligjshme, do të krahasohet vlera e shpenzuar me të ardhurat që individi ka pasur atë vit.

“33 apo 200 persona janë një kampion shumë i vogël krahasuar me popullsinë. Duhet shtrirë më tej për të skanuar gjithë të pasurit që i kanë paratë nga burime të pajustifikuara”, tha eksperti i ekonomisë, Edision Zaçaj.

Nga ana tjetër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, “tatimet” do të “fusin në lupë” të gjithë zotëruesit e makinave luksoze në vend, shkruan A2. Për të vërtetuar se paratë me të cilat është blerë automjeti nuk janë përftuar nga aktivitete të paligjshme, do të krahasohet vlera e makinës me të ardhurat personale që zotëruesi i saj ka pasur gjatë këtij viti.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Plotësimi i regjistrit të pasurive të tatimpaguesve do të bëhet fillimisht për 10%për qind të tatimpaguesve brenda muajit dhjetor 2026. Janë 128.000 taksapagues aktivë në vitin 2023 dhe pritet të ketë një regjistër për 10 për qind, ose afërsisht për 12.800 taksapagues brenda vitit 2026”, sqaron më tej Ministria e Financave.

Po për të hetuar pasurinë do të ngrihet edhe Regjistri i Aseteve të tatimpaguesve me synimin e një vlerësimi real të pasurive të individëve apo bizneseve.

“Është një hap pozitiv do të thosha nëse do të ketë vullnet për të luftuar pastrimin e parave në vend”, nënvizoi Zaçaj.

Brenda këtij viti parashikohet të ngrihet sistemi i hetimit pasuror që do të batohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bashkë me atë të Transportit Rrugor. Në rastet kur do të gjendet se vlera e automjetit nuk justifikohet, zotëruesi do të çohet për hetim./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Ndryshojnë çmimet e sigurimit të makinave

Para

Studimi i ri zbulon se cila është aftësia numër 1 që punëdhënësit kërkojnë te aplikantët

Para
Studimi i ri zbulon se cila është aftësia numër 1 që punëdhënësit kërkojnë te aplikantët

Studimi i ri zbulon se cila është aftësia numër 1 që punëdhënësit kërkojnë te aplikantët

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Dalin statistikat: Të rinjtë deri 24 vjeç, shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri

Dalin statistikat: Të rinjtë deri 24 vjeç, shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri

nga Fast News
08:30 | 15/01/2026
0

7 gabime “të shtrenjta” kur do ta shesësh shtëpinë

7 gabime “të shtrenjta” kur do ta shesësh shtëpinë

nga Fast News
08:00 | 15/01/2026
0

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

nga Fast News
20:37 | 14/01/2026
0

KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

nga Fast News
18:00 | 14/01/2026
0

Recent News

Dalin statistikat: Të rinjtë deri 24 vjeç, shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri

Dalin statistikat: Të rinjtë deri 24 vjeç, shkaktarët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri

08:30 | 15/01/2026
7 gabime “të shtrenjta” kur do ta shesësh shtëpinë

7 gabime “të shtrenjta” kur do ta shesësh shtëpinë

08:00 | 15/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar