Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rritet besimi tek ekonomia, përjashtim bëjnë shërbimet

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Rritet besimi tek ekonomia, përjashtim bëjnë shërbimet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Besimi në ekonomi ka shënuar rritje në gusht, si pasojë kryesisht e optimizmit në sektorët e tregtisë, industrisë dhe të ndërtimit. Treguesi i Ndjesisë Ekonomike, që publikohet nga Banka e Shqipërisë u rrit me 1% muajin e kaluar. Niveli i këtij treguesi qëndron rreth 12 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Vlen të theksohet se sektori që ka ndikuar negativisht tek besimi në ekonomi janë shërbimet, të cilat janë të lidhura ngushtësisht me turizmin. Një tjetër element ky që tregon se turistët e huaj nuk kanë shpenzuar shumë këtë verë.

Treguesi i besimit të industrisë (TBI) regjistroi rritje me 3.4 pikë përqindje në muajin gusht, duke qëndruar rreth 11 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja e TBI-së këtë muaj u ndikua kryesisht nga vlerësimet më optimiste të bizneseve për nivelin e porosive të reja dhe për prodhimin industrial aktual. Ndërkohë, bizneset presin që prodhimi industrial dhe punësimi në të ardhmen të kenë një rënie të lehtë. Pritjet për çmimet në të ardhmen u rritën në krahasim me muajin e kaluar.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u rrit me 2.0 pikë përqindje në gusht. Niveli i tij aktualisht qëndron 24 pikë mbi mesataren historike dhe pranë maksimumit historik. Rritja e TBN-së këtë muaj u përcaktua nga vlerësimet pozitive për aktivitetin aktual ndërtues. Niveli i porosive të reja regjistroi rënie. Pritjet për çmimet që do të vendosin në të ardhmen janë vlerësuar në rënie.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) shënoi rënie rreth 5 pikë përqindje në muajin gusht. Megjithatë, niveli i tij aktualisht qëndron rreth 14 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia e TBSH-së u përcaktua si nga vlerësimet jo optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, ashtu dhe nga ato për nivelin aktual të kërkesës. Pritjet për kërkesën në të ardhmen regjistruan rënie gjatë këtij muaji. Bizneset kanë rishikuar për lart ecurinë e çmimeve në të ardhmen.

Treguesi i besimit në tregti (TBT) u zgjerua me rreth 6 pikë përqindje në muajin gusht, i ndikuar kryesisht nga vlerësimet pozitive mbi ecurinë aktuale të biznesit dhe pritjet për punësimin. Bizneset e sektorit presin rritje të ecurisë së biznesit edhe në të ardhmen e afërt. Niveli aktual i TBT-së qëndron pranë vlerës më të lartë historike. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë vlerësuar në rritje.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) vijoi rritjen edhe në muajin gusht. Niveli aktual është 1.2 pikë përqindje më i lartë krahasuar me muajin e kaluar dhe 1.3 pikë përqindje mbi mesataren historike. Komponentët përbërës të TBK-së dhanë kontribut pozitiv në zgjerimin e treguesit. Vlera e TBK-së këtë muaj u përcaktua kryesisht nga pritjet më optimiste për situatën financiare dhe situatën ekonomike në vend. Gjithashtu, balanca aktuale dhe e pritur për blerjet në shuma të mëdha janë rishikuar lehtësisht për lart.

Etiketa: aktualitet
Pas

Mjerimi nuk është vetëm çështje ekonomike

Para

Qeveria e Maqedonisë të Veriut mbështet hyrjen në treg të grupit 4iG, investitorit të One Albania

Para
Qeveria e Maqedonisë të Veriut mbështet hyrjen në treg të grupit 4iG, investitorit të One Albania

Qeveria e Maqedonisë të Veriut mbështet hyrjen në treg të grupit 4iG, investitorit të One Albania

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Publikohen 5 shembujt në udhëzim, ja cilin tatimet vlerësojnë si vetëpunësim fiktiv

Publikohen 5 shembujt në udhëzim, ja cilin tatimet vlerësojnë si vetëpunësim fiktiv

nga Fast News
09:00 | 20/03/2026
0

Shtrenjtimi i karburanteve, qeveria do të ulë me 20% akcizën

Shtrenjtimi i karburanteve, qeveria do të ulë me 20% akcizën

nga Fast News
08:30 | 20/03/2026
0

Kastrati Group mbështet 300 familje gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit në bashkëpunim me Save the Children in Albania

Kastrati Group mbështet 300 familje gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit në bashkëpunim me Save the Children in Albania

nga Fast News
08:00 | 20/03/2026
0

Ministri Karakaçi qetëson tregun dhe paralajmëron importuesit: Bordi i Transparencës është aty, nëse do duhet

Ministri Karakaçi qetëson tregun dhe paralajmëron importuesit: Bordi i Transparencës është aty, nëse do duhet

nga Fast News
14:55 | 19/03/2026
0

Recent News

Publikohen 5 shembujt në udhëzim, ja cilin tatimet vlerësojnë si vetëpunësim fiktiv

Publikohen 5 shembujt në udhëzim, ja cilin tatimet vlerësojnë si vetëpunësim fiktiv

09:00 | 20/03/2026
Shtrenjtimi i karburanteve, qeveria do të ulë me 20% akcizën

Shtrenjtimi i karburanteve, qeveria do të ulë me 20% akcizën

08:30 | 20/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora