• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Banka e Shqipërisë analizon gjendjen e ekonomisë, risqet janë ende të pranishme

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Banka e Shqipërisë analizon gjendjen e ekonomisë, risqet janë ende të pranishme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse ekonomia shqiptare dhe sistemi financiar në vecanti po performojnë mirë, rreziqet mbeten të pranishme. Në këtë përfundim ka arritur Banka e Shqipërisë, në Raportin e Stabilitetit Financiar për pjesën e parë të këtij viti.

“Banka e Shqipërisë vlerëson se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 veprimtaria e sistemit financiar vazhdoi ecurinë pozitive. Pavarësisht efektit pakësues të mbiçmimit të kursit të këmbimit, në sektorin bankar depozitat u zgjeruan dhe ritmi i rritjes së kredisë u përshpejtua. Rreziqet e veprimtarisë u paraqitën në nivele të kontrolluara, por ecuria në rritje e ciklit financiar ka nevojë të moderohet. Në tërësi rezistenca e veprimtarisë bankare ndaj rreziqeve ishte e mirë, në kushtet kur kapitalizimi i veprimtarisë mbeti i qëndrueshëm dhe fitimi vijoi të përmirësohej me ritme të kënaqshme”, theksohet në raport.

Sipas Bankës Qendrore, zhvillimet ekonomike gjatë periudhës ishin pozitive, ndikuar nga ecuria e mirë e konsumit dhe e investimeve, si edhe qëndrueshmëria e performancës së turizmit

Rritja ekonomike u shoqërua me rritje të punësimit e të pagave dhe ulje të normës së papunësisë. Gjendja financiare e familjeve dhe e bizneseve vlerësohet e përmirësuar gjatë periudhës. Politika fiskale ruajti prirjen konsoliduese në kushtet e rritjes së ndjeshme të të ardhurave fiskale. Presionet inflacioniste vijuan të bien dhe norma e inflacionit zbriti nën objektivin e Bankës së Shqipërisë, duke sjellë uljen prej saj të normës bazë të interesit.

Rreziqet për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend mbeten të pranishëm. Ata burojnë kryesisht nga pasiguria që mbartin zhvillimet gjeopolitike, por mund të zhvillohen edhe në kushtet e një optimizmi që shoqërohet me veprime të pakujdesshme nga ana e agjentëve ekonomikë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ndaj, vlerësohet se të gjithë agjentët e ekonomisë kanë mundësinë ta shfrytëzojnë këtë periudhë të veprimtarisë për të konsoliduar bilancet e tyre financiare, për të përmirësuar kapacitetet administruese në përgjithësi dhe të rreziqeve në veçanti, si edhe për të rritur efiçiencën e veprimtarisë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Cmimet e larta të apartamenteve? Ja faktorët që po rrisin kostot

Para

Rregulla të reja për pensionet në bankë – Nga aplikimi për transferim, tek deklarata e konfirmimit dy herë në vit

Para
Rregulla të reja për pensionet në bankë – Nga aplikimi për transferim, tek deklarata e konfirmimit dy herë në vit

Rregulla të reja për pensionet në bankë – Nga aplikimi për transferim, tek deklarata e konfirmimit dy herë në vit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Kredia, ja si pritet të sillen bankat përballë kërkesës së qytetarëve dhe bizneseve

Kredia, ja si pritet të sillen bankat përballë kërkesës së qytetarëve dhe bizneseve

nga Fast News
12:17 | 25/01/2026
0

Davos 2026 alarmon botën, IA po rritet shpejt, por a po mbetet njeriu pas?

Davos 2026 alarmon botën, IA po rritet shpejt, por a po mbetet njeriu pas?

nga Fast News
11:59 | 25/01/2026
0

Çfarë e vret inteligjencën?

Çfarë e vret inteligjencën?

nga Fast News
11:36 | 25/01/2026
0

S’kanë dalë aktet nënligjore, rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende

S’kanë dalë aktet nënligjore, rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende

nga Fast News
13:00 | 24/01/2026
0

Recent News

Kredia, ja si pritet të sillen bankat përballë kërkesës së qytetarëve dhe bizneseve

Kredia, ja si pritet të sillen bankat përballë kërkesës së qytetarëve dhe bizneseve

12:17 | 25/01/2026
Davos 2026 alarmon botën, IA po rritet shpejt, por a po mbetet njeriu pas?

Davos 2026 alarmon botën, IA po rritet shpejt, por a po mbetet njeriu pas?

11:59 | 25/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar