• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

10 sjellje që ju ndihmojnë të bëheni lider

nga Fast News
8 months më parë
në Lifestyle
0
10 sjellje që ju ndihmojnë të bëheni lider
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

A e mendoni udhëheqësin si dikush me një titull më të rëndësishëm ose me më shumë përvojë? Ka ardhur koha të ndryshoni mendim. Udhëheqësit e vërtetë kanë më shumë se sa thjesht përshkrime mbresëlënëse pune. Ata kanë ndikim dhe kontribuojnë për diçka më të madhe, jo vetëm për punën por edhe për ekipin.

“Candace u bashkua me ekipin tim disa vite më parë me një entuziazëm të madh dhe një perspektivë të re. Ajo kishte rekomandime mbi teknologji të reja dhe ide për të përmirësuar komunikimin me njëri-tjetrin dhe klientët tanë. Sugjerimet e saj kishin gjithmonë për qëllim  të na bënin të gjithëve më të mirë, jo vetëm ta bënin atë të dukej mirë. Candace kishte përfunduar kolegjin vetëm disa vite më parë, megjithatë ajo ishte padyshim një udhëheqëse – jo për shkak të titullit ose përvojës së saj, por për shkak të mënyrës se si sillej.”,- tregon Patti Johnson.



Ju gjithashtu mund të silleni si një udhëheqës. Dhe kur ta arrini, karriera juaj do të zhvillohet si pasojë e kësaj sjellje. Më poshtë janë 10 sjellje që mund t’ju ndihmojnë të bëheni një udhëheqës:

Bëhuni pjesë e bisedës

Udhëheqësit, pavarësisht nga titulli që kanë, e dinë rolin e tyre, të ndajnë një bisedë dhe të jenë pjesë e saj. Ata nuk mund të jenë kalimtarë të rastit. Merrni vendimin paraprakisht në çdo takim ose diskutim që ju keni një rol për të luajtur dhe arsye për të marrë pjesë. Mendoni se si mund të kontribuoni, jo nëse do të dukeni mirë.

Ndani ide që mund t’i përmirësojnë gjërat

Udhëheqësit kontribuojnë për të mirën e përgjithshme. Sillni ide të cilat ju ndihmojnë të bëni punën, ekipin dhe organizatën tuaj më të mirë. Idetë e mira vijnë nga të qenit i informuar dhe të mësuarit shumë më tepër sesa thjesht punën tuaj të përditshme.

Ndaloni së foluri për njerëzit e tjerë

Asgjë nuk ju bën të dukeni më të vegjël sesa bisedat mbi dobësitë e dikujt tjetër. Shumica e njerëzve që shpenzojnë energjinë e tyre në këtë mënyrë përpiqen t’i shmangen mungesës së tyre të vetëbesimit. Është e vështirë të kesh ndikim nëse shpenzon kohën tënde duke kritikuar të tjerët.

Tregoni entuziazëm

Kjo nuk do të thotë që duhet të bëheni dikush që nuk jeni. Entuziazmi do të thotë besim në idetë tuaja, një këndvështrim pozitiv dhe vlerësimi i të tjerëve. Askush nuk mund të tregojë më shumë entuziazëm për idetë tuaja sesa ju.

Fuqizoni idetë e të tjerëve

Kur dikush tjetër jep një ide të mirë, ofroni vlerësim dhe zgjerojeni atë. Si shembull, nëse kolegu juaj ka një rekomandim të shkëlqyer për një mënyrë të re të lidhjes me klientët, atëherë rekomandoni një eksperiment.

Përmirësoni vazhdimisht mënyrën se si punoni

Gjithmonë kërkoni për mënyra se si ta bëni punën tuaj më mirë. Ndani ide qoftë edhe për përmirësime të vogla. Vazhdoni të kërkoni për mënyra të cilat rrisin kontributin tuaj, edhe nëse askush nuk ju kërkon ta bëni.

Hiqni dorë nga të qenit një kritik profesionist

Të jesh kritikues nuk është e vështirë dhe askush nuk fiton respekt duke bërë punën e lehtë. Nuk është e vështirë të kuptosh çfarë nuk shkon. Udhëheqësit japin rekomandime dhe përgjigje.

Zgjidhni probleme në vend që të promovoni vetveten

Fokusohuni në problemin që dëshironi të zgjidhni ose në mundësitë për ta bërë punën ose ekipin tuaj më të mirë. Rekomandimet që synojnë t’ju bëjnë ju të dukeni mirë ose të promovoheni janë shumë lehtë të dallueshme.

Jepini meritat të tjerëve

Vlerësoni kontributet e të tjerëve. Falënderoni njerëzit për një rekomandim të shkëlqyer që ka dhënë rezultate. Përgëzoni të tjerët për suksesin e projektit të tyre të ri. Kjo tregon jo vetëm vetëbesim, por dëshmon që ju jeni më të interesuar për suksesin e ekipit sesa tuajin.

Promovoni veten

Mendoni sikur të fitoni punën që dëshironi në të ardhmen. Mendoni për çështjet që do të duhej të merrni parasysh nëse do të ishit në krye. Ky këndvështrim ju ndihmon të zgjeroni perspektivën tuaj dhe të vazhdoni të rriteni. (Success)

Etiketa: aktualitet
Pas

Ngrihet regjistri i aseteve për tatimpaguesit – Projekti/ Kontroll edhe mbi pasuritë e të gjithë individëve që deklarojnë DIVA

Para

Taksat mbi pasuritë e paluajtshme do të rriten sipas strategjisë së re fiskale, por do të ketë edhe përjashtime

Para
Taksat mbi pasuritë e paluajtshme do të rriten sipas strategjisë së re fiskale, por do të ketë edhe përjashtime

Taksat mbi pasuritë e paluajtshme do të rriten sipas strategjisë së re fiskale, por do të ketë edhe përjashtime

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar