• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Turizmi shton aksidentet rrugorë, në qershor numri u rrit me 40%.

nga Fast News
11 months më parë
në Ekonomi
0
Turizmi shton aksidentet rrugorë, në qershor numri u rrit me 40%.
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shtohet ndjeshëm numri i aksidenteve rrugorë dhe të plagosurve. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në qershor, periudhë që nis edhe fluksi i turistëve, numri i aksidenteve arriti në 141 nga 101 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej 40%.

Në rritje të ndjeshme ishte dhe numri i të aksidentuarve. INSTAT referoi se kishte gjithsej 195 të dëmtuar në qershor (të vrarë dhe të plagosur), nga 132 në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me rritje prej 48%.





Për 6 muajt e parë të vitit, në vend ndodhën 767 aksidente, me një rritje prej 46.3% në krahasim me janar-qershor të një viti më parë. Në të njëjtën linjë janë rritur dhe të dëmtuarit.

Janë mbi një mijë persona që kanë pësuar një dëmtim nga aksidentet rugore në 6 muajt e parë të vitit, ose rreth 45% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

INSTAT bën të ditur se aksidentet rrugore, në 92.9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 0-24 vjeç dhe 60+ vjeç, duke zënë secila nga 21,3 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin Qershor 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së premte me 17.7 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Mërkurë, me 9.2 %.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00-12:00, duke zënë 18.4 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

Etiketa: aktualitet
Pas

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve

Para

Kryeministri më jetëgjatë me ministrat e Financave më jetëshkurtër

Para
Kryeministri më jetëgjatë me ministrat e Financave më jetëshkurtër

Kryeministri më jetëgjatë me ministrat e Financave më jetëshkurtër

Të Gjitha

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

nga Fast News
10:00 | 06/07/2025
0

Konstatimi i Bankës së Shqipërisë: Rreziku potencial që na vjen nga konfliktet botërore

Konstatimi i Bankës së Shqipërisë: Rreziku potencial që na vjen nga konfliktet botërore

nga Fast News
09:30 | 06/07/2025
0

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së/ Renditet si më i shkarkuari në Shqipëri. Në vend të tretë aplikacioni që mat diabetin

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së/ Renditet si më i shkarkuari në Shqipëri. Në vend të tretë aplikacioni që mat diabetin

nga Fast News
09:00 | 06/07/2025
0

Furtuna në bashki, cfarë po bëhet keq nga pushteti vendor? Paratë shkojnë për paga

Furtuna në bashki, cfarë po bëhet keq nga pushteti vendor? Paratë shkojnë për paga

nga Fast News
08:30 | 06/07/2025
0

Recent News

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

10:00 | 06/07/2025
Konstatimi i Bankës së Shqipërisë: Rreziku potencial që na vjen nga konfliktet botërore

Konstatimi i Bankës së Shqipërisë: Rreziku potencial që na vjen nga konfliktet botërore

09:30 | 06/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar