• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Tre tipare të personalitetit që parashikojnë suksesin financiar

nga Fast News
10 months më parë
në Finance
0
Tre tipare të personalitetit që parashikojnë suksesin financiar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pse njerëzit më të zgjuar nuk janë të pasur? Një ekonomist fitues i çmimit Nobel tregon se cilat tipare të personalitetit parashikojnë sukses financiar.

Nëse do t’ju duhej të zgjidhnit një tipar, që ndikon më shumë në sukses, çfarë do të zgjidhnit? Arsimi, ndoshta. Mundësitë. Prindërit e pasur (që studimet tregojnë se mund të bëjnë një ndryshim të madh).



Ose ndoshta do të zgjidhnit inteligjencën. Ka kuptim: Pothuajse çdo biznesmen shumë i suksesshëm, që mund të përmendni, është me të vërtetë, me të vërtetë i zgjuar.

Por, ky është korrelacion, jo shkak. Kur ekonomisti fitues i çmimit Nobel, James Heckman, i pyeti njerëzit se sa rol të madh luan inteligjenca e lindur në suksesin financiar — si p.sh. sa ndryshimi midis të ardhurave, për shembull, bazohet në IQ-së (koeficientin e inteligjencës) tonë relative — shumica e njerëzve thanë 25 përqind. Disa shkuan deri në 50 përqind.

Por, ata e kanë gabim.

Studimi i Heckman zbuloi se inteligjenca e lindur luan, në rastin më të mirë, një rol 1 deri në 2 përqind në suksesin e ardhshëm të një fëmije. Në vend të kësaj, suksesi financiar lidhet me tiparet e personalitetit, që përbëjnë ndërgjegjen: vetëdisiplina, këmbëngulja dhe vullneti.

Kuptohet, edhe fati luan një rol të madh në sukses. Siç shkruan autorët e një studimi të Cornell, “Suksesi maksimal nuk përkon kurrë me talentin maksimal dhe anasjelltas. Simulimi ynë tregon qartë se një faktor i tillë është thjesht fat i pastër”.

Por, ju nuk mund ta kontrolloni fatin.

Dhe mund të kontrolloni vetëm pjesërisht IQ-në. Ndërsa sigurisht, që mund të bëheni më të arsimuar, inteligjenca — aftësia për të menduar logjikisht dhe për të zgjidhur problemet e pavarura nga njohuritë e fituara — është padyshim e trajnueshme.

Por, ajo që mund të kontrolloni, është se sa të ndërgjegjshëm jeni. Sa vullnet keni. Sa këmbëngulës jeni.

Sa shumë punoni — dhe sa shumë punoni për të mësuar.

Të gjithë e përkufizojnë suksesin ndryshe, ashtu siç duhet. Por, nëse ju ndodh të përcaktoni suksesin me masa tradicionale, si arritjet profesionale, pasuria apo fama, puna e palodhur është baza.

Nga ana tjetër, nëse përkufizimi juaj i suksesit mbështetet shumë drejt cilësisë së marrëdhënieve personale, mbajtjes së një ekuilibri pozitiv punë-jetë, ose duke bërë një ndryshim domethënës në jetën e të tjerëve, puna e palodhur është ende baza.

Marrëdhëniet e shkëlqyera kërkojnë përpjekje të konsiderueshme. Ekuilibri punë-jetë kërkon përpjekje të konsiderueshme. Të bësh një ndryshim domethënës në jetën e njerëzve të tjerë kërkon përpjekje të konsiderueshme.

Njerëzit, që përfitojnë sa më shumë nga jeta e tyre, punojnë shumë për të përmirësuar cilësinë e orëve që jetojnë .

Njerëzit, që dallohen për shërbimin ndaj të tjerëve, punojnë më shumë për të shfrytëzuar aftësitë dhe përvojat e tyre; kështu ata janë në gjendje të bëjnë një ndryshim domethënës.

Ne nuk mund të kontrollojmë nëse kemi disa avantazhe të qenësishme. Por, mund të kontrollojmë nivelin e këmbënguljes, vetëdisiplinës dhe vullnetit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Turistët dorështrënguar nuk i ‘zëvendësojnë’ dot shqiptarët e ikur, konsumi i dobët edhe në tremujorin e parë

Para

Tendencat arsimore të 10 viteve të ardhshme

Para
Tendencat arsimore të 10 viteve të ardhshme

Tendencat arsimore të 10 viteve të ardhshme

Të Gjitha

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

nga Fast News
10:30 | 09/05/2025
0

Recent News

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025
Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

15:15 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar