• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rritet ndjeshëm paraja jashtë bankave, 390 mld lekë jashtë kontrollit zyrtar

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Rritet ndjeshëm paraja jashtë bankave, 390 mld lekë jashtë kontrollit zyrtar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rritet në nivele të ndjeshme sasia e parasë cash në ekonomi. Thënë ndryshe, flukset monetare që lëvizin jashtë kanaleve zyrtare. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e parave që qarkullon jashtë bankave në vend u rrit në gati 390 miliardë lekë në maj, pas një rënie të lehtë në prill. Ky është ndër nivelet më të lartë të shënuar ndonjëherë i parasë “cash” që qarkullon në ekonominë shqiptare.

“Paratë që qarkullojnë jashtë sistemit bankar, janë pjesë e ekonomisë informale dhe bashkë me të, aty ka edhe para nga aktivitete kriminale që zhvillohen brenda apo jashtë vendit tonë,” shprehet Zef Preçi, ekspert për ekonominë.

Krahasuar me majin e një viti më parë, vlera e parasë jashtë sistemit bankar është zgjeruar me gati 5.3 miliardë lekë apo 1.4 për qind.

“Kjo është një problematikë e trashëguar që do shumë punë dhe vullnet që të zgjidhet. Duhet të ndodhë hap pas hapi.”

Në raport me totalin e parasë që qarkullon në ekonominë shqiptare e cila përllogaritet në 1.67 biliardë lekë, paraja informale përbën më shumë se 23 për qind të totalit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Për të kuptuar shkallën e lartë të parave jashtë bankave, mjafton të themi se në vendet e Bashkimit Europiane ky tregues nuk e kalon nivelin 9 për qind.

“Diku për shkak të paaftësisë së administratës e diku tjetër duke lejuar hyrjen e parasë nga aktivitete kriminale ka bërë që ne të kemi sot nivel kaq të lartë të parasë jashtë sistemit bankar.”

Ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se qarkullimi kaq i madh i parave jashtë bankave është shkaku kryesor i zhvlerësimit të euros dhe valutave të tjera.

Etiketa: aktualitet
Pas

Pse shtëpitë në ishujt grekë janë blu dhe të bardha?

Para

Si t’i menaxhoni shpenzimet tuaja?

Para
Si t’i menaxhoni shpenzimet tuaja?

Si t’i menaxhoni shpenzimet tuaja?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa (shumë) duhet të paguani në një muaj

Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa (shumë) duhet të paguani në një muaj

nga Fast News
12:13 | 01/01/2026
0

“Koleksioni i Paramithisë”

“Koleksioni i Paramithisë”

nga Fast News
18:00 | 31/12/2025
0

Nuk ndalet zgjerimi i kredisë, pavarësisht kufizimeve të Bankës së Shqipërisë

Nuk ndalet zgjerimi i kredisë, pavarësisht kufizimeve të Bankës së Shqipërisë

nga Fast News
17:30 | 31/12/2025
0

Rreziku i rritjes së punësimit informal nga rikthimi i pensionistëve në tregun e punës

Rreziku i rritjes së punësimit informal nga rikthimi i pensionistëve në tregun e punës

nga Fast News
16:56 | 31/12/2025
0

Recent News

Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa (shumë) duhet të paguani në një muaj

Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa (shumë) duhet të paguani në një muaj

12:13 | 01/01/2026
“Koleksioni i Paramithisë”

“Koleksioni i Paramithisë”

18:00 | 31/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar