• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Qyteti i përbuzur italian që po fiton çmime si destinacioni më i mirë turistik

nga Fast News
1 year më parë
në Bota
0
Qyteti i përbuzur italian që po fiton çmime si destinacioni më i mirë turistik
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht se Toskana është një destinacion shumë i dashur për turistët, Grosseto pjesë e këtij rajoni gjithmonë ka qenë i shpërfillur. Mirëpo së fundmi po mirëpret një bum vizitorësh. Vetëm një orë larg Firences dhe Sienës, Grosseto me qendrën historike të qytetit, rezervatet e natyrës së egër dhe plazhet shumë pranë, prej kohësh nuk kishte rënë në sytë e turistëve e madje as të vetë italianëve. Tashmë papritmas është shndërruar në atë që konsiderohet “Pionieri Europian i Turizmit të zgjuar” për vitin 2024, si dhe është përzgjedhur në mes të një liste me 40 qytete. Ky konkurs synon të krijojë një rrjet destinacionesh që ndajnë praktikat më të mira për turizmin e përgjegjshëm.

Si qyteti i parë italian që fitoi çmimin, Grosseto shpreson të veprojë si një shembull se si turizmi i përgjegjshëm mund të zbatohet edhe në një vend që nuk njihet shumë nga turistët. Nëse destinacionet e njohura si Venecia, Positano dhe Cinque Terre luftojnë me një numër të madh turistësh, përpjekjet e Grosseto ilustrojnë sesi destinacionet alternative mund të tërheqin vizitorë që kërkojnë një përvojë udhëtimi më të ngadaltë dhe më kuptimplotë.

Qendra historike e qytetit të Grosseto-s, e rrethuar nga mure mesjetare të paprekura dhe e mbushur me ndërtesa shekullore është një nga atraksionet kryesore. Vetëm disa kilometra në perëndim nga qendra, ndodhet Parku Rajonal Maremma që shtrihet nga malet Uccellina deri në detin Tirren. Ndryshe nga pikat e nxehta turistike toskane si Firence dhe rajoni i verërave Chianti, Grosseto është një nga provincat më pak të populluara, ndaj Parku ofron ende peizazhe të larmishme të pacenuara.

Qasja e Grosseto-s ndaj turizmit ofron një plan për mënyrën sesi mund të funksionojë udhëtimi i qëndrueshëm, duke marrë parasysh gjithçka që turistët duan për vendin, bukurinë e tij natyrore, origjinalitetin, kulturën tradicionale, historinë dhe ushqimin. Udhëtari modern dhe i përgjegjshëm dëshiron një përvojë të mirëfilltë ku ata të lënë një gjurmë minimale dhe Grosseto është gati t’ua ofrojë atë. “Kultura e udhëtimit duhet të ndryshojë, për planetin, për të mbrojtur mjedisin. Por edhe për njerëzit, ata mund të udhëtojnë dhe të shkojnë me pushime në një mënyrë tjetër dhe ne mund të jemi model për qytetet e tjera”, thotë kryebashkiaku i Grosseto-s.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Rama largon Dallëndyshe Bici nga Kadastra, e rikthen në IKMT

Para

Ky ndryshim i thjeshtë i mendësisë ndihmon njerëzit të jetojnë mesatarisht 7.5 vite më gjatë

Para
Ky ndryshim i thjeshtë i mendësisë ndihmon njerëzit të jetojnë mesatarisht 7.5 vite më gjatë

Ky ndryshim i thjeshtë i mendësisë ndihmon njerëzit të jetojnë mesatarisht 7.5 vite më gjatë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

nga Fast News
14:00 | 17/01/2026
0

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

nga Fast News
13:10 | 17/01/2026
0

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

nga Fast News
13:00 | 17/01/2026
0

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

nga Fast News
12:30 | 17/01/2026
0

Recent News

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

14:00 | 17/01/2026
Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

13:10 | 17/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar