• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Qeveria, mbështetje financiare për të punësuar grupet vulnerabël

nga Fast News
11 months më parë
në Ekonomi
0
Qeveria, mbështetje financiare për të punësuar grupet vulnerabël
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë që garanton mbështetje financiare për integrimin në tregun e punës të grupeve vulnerabil.

Përfituesit e këtij programi janë punëkërkuesit e papunë të regjistruar në zyrën e punës, të cilët  evidentohen nga ndërveprimi me sistemin tatimor  se kanë më shumë se 6 muaj të papunë  Prioritet kanë përfituesit e skemës së ndihmës ekonomike, anëtarë të  komunitetit rom dhe egjiptian, personat me aftësi  të kufizuara, gratë që banojnë në njësitë administrative vendore, ku nuk ka struktura vendore punësimi, si dhe punëkërkues të tjerë  nga grupet e veçanta.





Programi i riintegrimit social është një  program me kohëzgjatje deri në gjashtë muaj, i  cili ka qëllim përfshirjen në tregun e punës të  punëkërkuesve të papunë nëpërmjet ofrimit të  këshillimit  të  specializuar  për  punësim,  vetëpunësim dhe formim profesional. Programi në fjalë do të zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive  në bashkëpunim me institucione të tjera  publike dhe organizata jofitimprurëse, të cilat kanë në fokus të veprimtarisë së tyre fuqizimin ekonomik të grupeve të disavantazhuara.

Referuar vendimit, programi i riintegrimit social u ofron punëkërkuesve shërbimet mbështetëse, si edhe një mbështetje financiare për pjesëmarrjen në program. Konkretisht  pagesë për pjesëmarrje në program, në  vlerën prej 8 mijë lekësh në muaj, për  çdo përfitues.

Për përfituesit, persona me aftësi  të kufizuara, pagesa është 10 mijë lekë; bonus për shpenzimet e transportit, në rast se distanca e vendbanimit nga vendi i zbatimit të  programit është më e madhe se 2 km, në vlerën prej 1 800  lekësh në muaj;  bonus për kujdesin e fëmijëve në ngarkim,  deri në fillimin e arsimit bazë, në vlerën prej 4 mijë lekësh në muaj për fëmijë;  bonus për kujdesin e të moshuarve ose të të  sëmurëve në ngarkim, në vlerën prej 3 mijë lekësh në muaj për person.

OJF-ja, që ofron shërbimet e këtij programi, në favor të përfituesve, mbështetet financiarisht me subvencionim të kostove. Financimi i programit për OJF-në zbatuese të këtij programi kryhet në formën e një granti, ku mbulohen të gjitha shpenzimet, i cili disbursohet në tre këste. Nëse individët punësohen në një biznes prej një afat të paktën 6 muaj pas përfundimit të programit, OJF-ja përfiton 10 mijë lekë bonus për çdo individ.

Etiketa: aktualitet
Pas

7 metoda të thjeshta sesi të silleni me një person narcist

Para

Pse shtëpitë në ishujt grekë janë blu dhe të bardha?

Para
Pse shtëpitë në ishujt grekë janë blu dhe të bardha?

Pse shtëpitë në ishujt grekë janë blu dhe të bardha?

Të Gjitha

Kartat Blu: Cili vend i BE-së ofron pagën minimale më të lartë për punëtorët jashtë Bashkimit Europian?

Kartat Blu: Cili vend i BE-së ofron pagën minimale më të lartë për punëtorët jashtë Bashkimit Europian?

nga Fast News
09:58 | 23/05/2025
0

Çohet në mëngjes dhe gjen një anije mallrash “të parkuar” në oborrin e shtëpisë

Çohet në mëngjes dhe gjen një anije mallrash “të parkuar” në oborrin e shtëpisë

nga Fast News
09:52 | 23/05/2025
0

Shkollën e lanë, por jo ëndrrën, njihuni me 10 ikonat e reja të suksesit

Shkollën e lanë, por jo ëndrrën, njihuni me 10 ikonat e reja të suksesit

nga Fast News
09:50 | 23/05/2025
0

Tarifat e Trump po i bëjnë të pasurit më të pasur! Sa ka fituar secili prej tyre brenda vitit?

Tarifat e Trump po i bëjnë të pasurit më të pasur! Sa ka fituar secili prej tyre brenda vitit?

nga Fast News
09:48 | 23/05/2025
0

Recent News

Kartat Blu: Cili vend i BE-së ofron pagën minimale më të lartë për punëtorët jashtë Bashkimit Europian?

Kartat Blu: Cili vend i BE-së ofron pagën minimale më të lartë për punëtorët jashtë Bashkimit Europian?

09:58 | 23/05/2025
Çohet në mëngjes dhe gjen një anije mallrash “të parkuar” në oborrin e shtëpisë

Çohet në mëngjes dhe gjen një anije mallrash “të parkuar” në oborrin e shtëpisë

09:52 | 23/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar