• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Kredia për bizneset dhe qytetarët, ja cfarë po ndryshon në qasjen e bankave

nga Fast News
10 months më parë
në Finance
0
Kredia për bizneset dhe qytetarët, ja cfarë po ndryshon në qasjen e bankave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Banka e Shqipërisë ka evidentuar faktorët që kanë ndikuar aktivitetin kreditues të bankave. Sistemi bankar ka dhënë më shumë hua për bizneset, ndikuar nga bilancet e tyre.

BSH thekson në Vrojtimin e Aktivitetit Kredtues të Bankave se politikat e bankave tregtare në kreditimin e bizneseve nuk shfaqën ndryshime thelbësore në tremujorin e dytë të vitit 2024. Standardet e kreditimit për bizneset mbetën të njëjta me një tremujor më parë, ndërkohë që bankat lehtësuan kushtet e termat e kreditimit të kredive të reja akorduar bizneseve. Kostot dhe kufizimet më të ulëta nga bilanci u cilësuan si faktorët kyç që mbështetën vendimet e bankave për të reduktuar në mënyrë analoge marzhet mbi kreditë lëvruar bizneseve.



Perceptimi i rrezikut nga ana e bankave mbi situatën makroekonomike në vend dhe implikimet e mundshme të saj mbi bilancet e bizneseve u përmirësua më tej në këtë tremujor, duke dhënë një ndikim neutral mbi kuadrin e politikave të kreditimit të bankave. Për të dytin tremujor me radhë, bankat miratuan një numër kërkesash më të larta për kredi në raport me numrin total të aplikimeve të bizneseve, nxitur prej zhvillimeve pozitive, si edhe perspektivës së pritur në disa sektorë të ekonomisë.

Kërkesa për kredi e bizneseve, në linjë me pritjet e një tremujori më pare, u raportua më e lartë, si në terma të madhësisë së biznesit, ashtu edhe në terma të qëllimit të përdorimit të kredisë. Në gjykimin e bankave, ambienti i normave të interesit dhe situata makroekonomike në vend ishin stimuluese për kërkesën për kredi të bizneseve, për herë të parë pas shtatë tremujorësh.

Nivelet e larta të likuiditetit të disponuara nga bizneset nuk e frenuan kërkesën e lartë për kredi, si për financimin e inventarëve e kapitalit qarkullues, ashtu edhe të investimeve të planifikuara.

Politikat e kreditimit për individët rezultuan të shtrënguara në tremujorin e dytë të vitit 2024, në linjë me pritjet e një tremujori më parë, por të përcaktuara si të tilla vetëm nga një bankë e sistemit. Perceptimi i rrezikut nga kjo bankë mbi aftësinë paguese të kredimarrësve ishte një prej faktorëve kryesorë që diktoi përqasjen shtrënguese mbi kreditimin e individëve këtë tremujor.

Ndonëse kushtet e termat e kreditimit mbetën të pandryshuara në tërësi, në segmentin e kredive konsumatore, bankat lehtësuan disi kushtet e kreditimit nëpërmjet shtimit të madhësisë së kredive akorduar individëve. Ambienti konkurrues në të cilin bankat operojnë, mbetet elementi kyç që vepron në kahun lehtësues të politikave të kreditimit të bankave në këtë segment.

Së bashku me të, edhe vlerësimi i bankave mbi cilësinë e kredimarrësve i ka bërë ato të mos jenë hezituese në financimin e një numri më të lartë kërkesash në raport me totalin e aplikimeve për kredi edhe në tremujorin e dytë. Kërkesa për kredi e individëve u shfaq veçanërisht e lartë në financimin për blerjen e banesave në tremujorin e dytë.

Në tremujorin e tretë të vitit 2024, bankat presin të zbatojnë një kuadër të pandryshuar politikash kreditimi për bizneset, si në terma të madhësisë së biznesit, ashtu edhe në terma të qëllimit të përdorimit të kredisë. Përqasja e bankave në kreditimin e individëve pritet të jetë më konservatore në tremujorin e tretë, e shprehur në shtrëngim të standardeve, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe në ato për financimin e konsumit.

Nga ana tjetër, kërkesa për kredi nga të gjithë agjentët ekonomikë pritet të jetë më e lartë. Bizneset pritet të shfaqin kërkesë të lartë në të gjitha segmentet e madhësisë së biznesit dhe për çdo lloj qëllimi përdorimi. Kërkesa për kredi nga individët pritet të jetë po ashtu në rritje, si për mbulimin e nevojave për konsum ashtu edhe për financimin e blerjeve të banesave.

Etiketa: aktualitet
Pas

Vendi ku “mbijnë” milionerët – Vietnami regjistron rritjen më të madhe të të pasurve

Para

Dëshironi të mbroni trurin tuaj ndërsa plakeni? Studimi i ri: Luani këto lojëra truri

Para
Dëshironi të mbroni trurin tuaj ndërsa plakeni? Studimi i ri: Luani këto lojëra truri

Dëshironi të mbroni trurin tuaj ndërsa plakeni? Studimi i ri: Luani këto lojëra truri

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar