• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Turizmi dhe bujqësia në trajektore të kundërta, importet zëvendësojnë domaten shqiptare

nga Fast News
11 months më parë
në Ekonomi
0
Turizmi dhe bujqësia në trajektore të kundërta, importet zëvendësojnë domaten shqiptare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Turizmi dhe bujqësia po shkojnë në trajektore totalisht të kundërta. Ndërsa numri I turistëve po rritet ndjeshëm, prodhimi bujqësor vendas në tregje po zëvendësohet nga importi.

Në pesë muajt e parë të këtij viti, importet e fruta perimeve arritën në 32.5 ton, me një rritje të ndjeshme prej 48.4% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Dhe ky dominim i produkteve bujqësore të importit ndodh në një kohë kur jemi në pikun e sezonit të prodhimit bujqësor.





Rritja e importeve është edhe më e ndjeshme në vlerë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në harkun e 5 muajve të parë të këtij viti, u importuan fruta dhe perime me vlerë mbi 23 milionë euro nga rreth 14 milionë euro që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Zgjerimi përllogaritet në 65 për qind.

Këto të dhëna tregojnë qartë se zgjerimi i turizmit po shton importet. Kjo do të thotë se një pjesë e valutës që po hyn në vend nga turistët, por ikën prapë jashtë për të blerë zarzavate. Situata paraqitet edhe më alarmante në blegtori.

Numri i gjethëve vazhdon të pakësohet. Në vitin 2023, kishim rreth 263 mijë krerë ose 11.5% më pak se një vit më parë. Kjo ecuri negative në blegtori vijon tashmë prej disa vitesh dhe është reflektuar me mungesa të prodhimit vendas në treg, të cilat gjithashtu po plotësohen nga importi.

Le të marrim si shembull qumeshtin. Prodhimi vendas ka zbritur në vitin 2023 në rreth 900 mijë ton ose 7.1% më pak se një vit më parë. Rënie kjo që ëhstë kompensuar nga importet, që për këtë periudhë janë rritur me mbi 27%. Kjo është situata e tregjeve sot, teksa presim këtë vit mbi 14 milionë turistë.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Indeksi i Dhomës Amerikane: Fuqia punëtore, shqetësimi kryesor i biznesit

Para

Po hyjnë aq sa po dalin, bilanci i turizmit në 5 muajt e parë

Para
Po hyjnë aq sa po dalin, bilanci i turizmit në 5 muajt e parë

Po hyjnë aq sa po dalin, bilanci i turizmit në 5 muajt e parë

Të Gjitha

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

nga Fast News
09:30 | 03/06/2025
0

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore! 27 mijë maturantë testohen në Gjuhë të Huaj

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore! 27 mijë maturantë testohen në Gjuhë të Huaj

nga Fast News
09:00 | 03/06/2025
0

Jo të gjithë kanë besim tek ekonomia, ja sektorët më pesimistë

Jo të gjithë kanë besim tek ekonomia, ja sektorët më pesimistë

nga Fast News
08:29 | 03/06/2025
0

Kozeta Garret, shqiptarja që udhëheq sigurinë kibernetike në Microsoft!

Kozeta Garret, shqiptarja që udhëheq sigurinë kibernetike në Microsoft!

nga Fast News
08:13 | 03/06/2025
0

Recent News

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

09:30 | 03/06/2025
Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore! 27 mijë maturantë testohen në Gjuhë të Huaj

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore! 27 mijë maturantë testohen në Gjuhë të Huaj

09:00 | 03/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar