• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Rriten kostot e prodhimit, pritet rritje e çmimeve në treg

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Rriten kostot e prodhimit, pritet rritje e çmimeve në treg
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kostot e prodhimit janë rritur, duke paralajmëruar një shtrenjtim të mundshëm të çmimeve në treg. Instituti i Statistikave raporton se në tremujorin e parë të këtij viti, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit shënoi një rritje me 2,8 % kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Rritje kanë pësuar si kostot e prodhimit për tregun vendas, ashtu edhe për produktet të destinuara për eksport.

Grupet që kanë ndikuar në rritjen e kostove të prodhimit

Krahasuar me tremujorin e parë 2023, rritja më e madhe e çmimeve prej 7,2 % vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet “Industri nxjerrëse” me 3,9 %, “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 1,8 % dhe “Industri përpunuese” me 1,2 %.

Brenda seksionit “Industri përpunuese” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 4,5 %, pasuar nga aktivitetet “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 4,1 %, “Prodhimi i pijeve” me 3,8 %, “Metalurgjia” me 3,1 %, “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 2,6 %, “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobiljeve” me 2,2 %, etj.

Nga ana tjetër, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve mineralë jo metalikë” me 2,5 %, pasuar nga “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 2,2 %, “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 2,0 % “Përpunimi i tekstileve” me 1,6 %, “Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 1,1 %, etj.

Etiketa: aktualitet
Pas

Femrat më inteligjente për multi-detyra?

Para

Ndërtimi, hotelet, TIK dhe aktivitetet financiare tërhoqën pjesën më të madhe të bizneseve të reja më 2023

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar