• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Qeveria miraton rritjen e pagave, nga 1 korriku synohet të arrihet në 105 mijë lekë

nga Fast News
12 months më parë
në Finance
0
Qeveria miraton rritjen e pagave, nga 1 korriku synohet të arrihet në 105 mijë lekë

Ervin Mete, minister i Financave

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme rritjen e pagave për administratën publike. Ministri i Financave, Ervin Mete ka dhënë përpara mediave detajet e vendimit, i cili avancon fazën e dytë të politikës së rritjes së pagave, që ka nisur në vitin 2023. Në këtë fazë të dytë, që pritet të hyjë në fuqi nga 1 korriku, do të përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të administratës shtetërore.

Ministri theksoi faktin se me zbatimin e kësaj politike, paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë Lekë.





“Pagat e rritura fillojnë të aplikohen në 6-mujorin e dytë të vitit, pra duke filluar nga 1 korriku, me një kosto të përllogaritur prej afro 11 miliardë lekësh për këtë 6-mujor të dytë të vitit dhe me kosto totale buxhetore prej afro 40 miliardë lekësh”, u shpreh z. Mete.

Nga politika e rritjes së pagave do të përfitojnë: punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar; punonjësit e sistemit shëndetësor; punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit (Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi); si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.

Ministri Mete informoi se, me ndryshimet ligjore të miratuara, parashikohet të realizohet indeksimi i të gjitha pagave në administratën publike me normën e inflacionit në fuqi, indeksim që do të realizohet në vazhdimësi çdo dy vjet, duke filluar nga viti 2026.

Edhe Forcat e Armatosura, pavarësisht gradave, nga 1 korriku do të kenë rroga më të larta, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

“Sa u përket pagave për FA-të, por dhe për personelin Civil. Dua të jap lajmin e mirë për të gjitha nivelet, nga ushtari i katërt, te gjeneralët. Do të kenë rritje të pagave. Pagat e FA-ve do të rriten çdo vit. Jemi shumë afër, duke kaluar vendet e rajonit, duke shkuar drejt vendeve dinjitoze. Për ushtarin e katërt, paga do të shkojë në 71 mijë lekë, pra një rritje prej 290 mijë lekësh.

Të gjitha pagat që do të lexoj, iu shtohen dhe trajtimi me ushqim. Këtë duhet të dëgjojnë të gjithë të rinjtë, pasi e nisin me një pagesë 820 mijë lekë në dorë. Politika e këtij viti, e këtij vendimi, është nga 7 deri në 22%. Ata që janë asistentë zjarri, do t’iu shkojë rroga në 60 mijë lekë. Për zjarrfikësit, paga iu shkon në 65 mijë. Kryezjarrfikës shkon paga 70 mijë”.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se është miratuar rritja e pagës për mësuesit.

“Nga korriku rritje page për 30 mijë punonjës, rritja më e madhe në dekada. Paga mesatare rritet me 3 paga në vit, duke e çuar pagën mesatare të mësuesve në 950 euro”, tha ministrja.

Etiketa: aktualitet
Pas

15 këshilla për të përmirësuar aftësitë tuaja të të folurit në publik

Para

Kreditimi i ekonomisë, ndikim nga rritja e interesave dhe luhatjet e kursit

Para
Kreditimi i ekonomisë, ndikim nga rritja e interesave dhe luhatjet e kursit

Kreditimi i ekonomisë, ndikim nga rritja e interesave dhe luhatjet e kursit

Të Gjitha

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

nga Fast News
15:57 | 07/06/2025
0

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

Hapet ura hekurudhore më e lartë në botë

nga Fast News
15:55 | 07/06/2025
0

Recent News

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

16:06 | 07/06/2025
Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

16:04 | 07/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar