• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Pastrimi i parave, individët grupi më i madh potencial, më pas biznesi, skenarët e rrezikut më të lartë

nga Fast News
11 months më parë
në Finance
0
Pastrimi i parave, individët grupi më i madh potencial, më pas biznesi, skenarët e rrezikut më të lartë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Strategjia Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024-2030 ka qenë javëve të fundit pjesë e tryezave lidhur me politikat dhe masat që mund të merren për të luftuar fenomenin.

Në këtë dokument që ishte për konsultim deri pak ditë më parë, një pjesë e paraqitjes i kushtohet edhe gjetjeve që janë ardhur nga Vlerësimi Kombëtar i Riskut ku janë marrë në analizë edhe subjektet e përfshira në aktivitete me potencial pastrimin e parave.



Kështu sipas një pasazhi të përfshirë në strategji nënvizohet :

Individët rezident : Në Shqipëri vazhdojnë të jenë grupi më i madh i subjekteve të përfshira në aktivitete me potencial pastrimin e parave.

Skenarët e rrezikut më të lartë që lidhen me individët janë:

  • Blerje pasurish me burim të panjohur apo të pajustifikuar;
  • Përfitimi i transfertave të shpeshta dhe në vlera të vogla nga individë pa një lidhje të qartë mes tyre;
  • Depozitimi në llogari bankare të shumave cash me burim të panjohur;
  • Blerje pasurish të paluajtshme nën vlerë dhe rivlerësim brenda një kohe të shkurtër;
  • Veprime financiare (depozitim/ transferta/ investim në pasuri të paluajtshme/ luajtshme) nga persona të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale;
  • Investim në vlerë të lartë në pasuri të paluajtshme nëpërmjet përdorimit të personave të tretë;

Personat juridik rezident: Vazhdojnë të përfaqësojnë numrin e dytë më të madh të subjekteve të përfshirë në aktivitetin e mundshëm të PP, kryesisht me burim të ardhurash nga krime në fushën tatimore, mashtrimi, krimi i organizuar, korrupsioni ku skenarët kryesorë përfshijnë:

  • Vendosja e fondeve me origjinë të panjohur në qarkullimin real tregtar;
  • Investim në pasuri të paluajtshme emër të shoqërisë ekzistuese të zotëruar nga persona të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale në vlera të pajustifikuara me burime të ligjshme;
  • Përfitimi i transfertave të larta në llogari biznesi të personit të dyshuar si i përfshirë në veprimtari kriminale nga shoqëri pa një lidhje të qartë mes shërbimit/mallit të ofruar dhe pagesës;
  • Përfshirja e një individi të vetëm në disa subjekte të cilat kanë të njëjtin objekt veprimtari apo të njëjtën adresë dhe kryerja e transaksione pa një lidhje të qartë midis palëve të transaksionit;
  • Transferta të dyshimta të përfituara në llogari të një shoqërie, që nuk ka aktivitet të mirëfilltë ekonomik;
  • Përdorimi i subjekteve juridike për përfitimin e transfertave nga jashtë nëpërmjet mashtrimit ku pjesa dërmuese e fondeve kanalizohen jashtë vendit dhe një pjesë tërhiqen cash;

Individët jo rezident: Skenarët kryesorë të lidhur me këtë kategori janë:

  • Krijimi dhe regjistrimi i subjekteve juridike rezidente dhe përdorimi i llogarive të tyre bankare për marrjen apo dërgimin e transfertave nga/drejt juridiksioneve të ndryshme pa një lidhje të qartë me objektin e veprimtarisë së shoqërisë me dyshime të lidhura kryesisht me evazionin fiskal;
  • Realizimi i investimeve kryesisht rezidenciale pa një burim të qartë të ardhurave.

PEP Rezident : Për shkak të funksionit të tyre rastet e dyshuara të lidhura me PEP janë kur vepra të origjinës vlerësohet të ketë qenë “Shpërdorim detyre/Korrupsion” dhe ndër skenarët kryesorë janë:

  • Investime në vlera të larta në një biznes mbas mbarimit të detyrës (ish PEP) pa një burim të qartë të ardhurave apo edhe deklarimi i fitimeve të larta të menjëhershme nga një biznes i zotëruar nga një ish PEP;
  • Qarkullim fondesh të larta në llogaritë individuale nga PEP deklaruar nga biznesi, por të pajustifikuara nga të ardhurat e biznesit;
  • Investime në pasuri të paluajtshme mbas mbarimit të detyrës pa një burim të qartë të ardhurave ;
  • Investime në pasuri nga PEP me vlerë të deklaruar nën çmim tregu;
  • Vendosja fillestare e administratorëve/përfaqësuesve ligjor por edhe e ortakëve të personave juridik pa të dhëna për aktivitet kriminal, por dukshëm pa përgatitje të duhur në kulturë ekonomike apo arsimore për të zotëruar ose zhvilluar aktivitete të tilla tregtare, që zotërohen de facto nga PEP dhe që më pas kalohen në emër të tyre. Një pjesë e këtyre shoqërive, në raste sporadike, janë të përfshira në fushën e prokurimeve publike./Monitor
Etiketa: aktualitet
Pas

Facebook dhe Messenger me opsione të reja

Para

Rritje rekord e shpenzimeve për armët bërthamore

Para
Rritje rekord e shpenzimeve për armët bërthamore

Rritje rekord e shpenzimeve për armët bërthamore

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar