• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Ndërtimi, hotelet, TIK dhe aktivitetet financiare tërhoqën pjesën më të madhe të bizneseve të reja më 2023

nga Fast News
2 years më parë
në Biznes
0
Ndërtimi, hotelet, TIK dhe aktivitetet financiare tërhoqën pjesën më të madhe të bizneseve të reja më 2023
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ekonomia e vendit është duke rritur vit pas viti përqendrimin ndaj sektorëve të ndërtimit dhe të turizmit, të cilët janë duke ofruar më shumë hapësira për biznes.

Të dhënat e INSTAT në “Regjistrin e ndërmarrjeve 2023” tregojnë se sektorët e ndërtimit, hoteleve, teknologjisë së informacionit dhe aktiviteteve te tjera financiare tërhoqën pjesën më të madhe të ndërmarrjeve të reja që u hapën në vitin 2023.

Vitin e kaluar, numri total i bizneseve arriti në mbi 130 mijë, ku 5116 prej tyre ishin të reja të hapura në vitin 2023.

Zgjerimin më të madh në numër e kishte aktiviteti “Punime të specializuara ndërtimi” me 548 biznese të reja, ose me një rritje vjetore 18%.

Kjo kategori përfaqësohet nga biznese të vogla që nënkontraktohen nga ndërtuesit për profile të ndryshme punimesh. Ndërmarrjet e reja në këto aktivitete të ndërtimit zunë 10.7% të totalit të bizneseve të reja që u hapën më 2023. Në këtë aktivitet u numëruan gjithsej 3527 biznese vitin e kaluar, nga 2979 në vitin 2022.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern



Aktivitetet e akomodimit ishin të dytat për numrin e madh të bizneseve të reja me 512 të tilla më shumë në vitin 2023, me rritje vjetore mbi 23%. Sektori i akomodimit po zgjerohet me ritme të shpejta vitet e fundit prej zhvillimeve pozitive në turizëm.

Vitin e kaluar numërohen gjithsej 2517 hotele dhe bujtina nga 2005 të tilla më 2022. Bizneset e reja hoteleri zunë 10% te bizneseve që u hapën rishtas vitin e kaluar.

Shërbimet e teknologjisë u renditën në vendin e tretë për nga tërheqja e bizneseve më 2023. Numri i tyre arriti në 3497 biznese nga 2979 që ishin më 2022 duke u zgjeruar me 449 në një vit.

Bizneset e çelura vitin e kaluar në fushën e teknologjisë zunë 8.8% të ndërmarrjeve të reja të hapura në rang vendi.

Aktivitete të tjera financiare është një fushë tjetër në shërbimet financiare që pati një zgjerim të konsiderueshëm të bizneseve të reja vitin e kaluar. 437 ndërmarrje të reja u çelën në këto aktivitete, duke e çuar numrin total në 1279 nga 842 që ishin në vitin 2022.

Më tej aktivitet e dhënies me qira dhe ato të pasurive të paluajtshme patën zgjerimin më të madh në numër biznesesh vitin e kaluar me rreth 660 më shumë së bashku se në vitin 2022.

Më pas rritja më e madhe e numrit të bizneseve më 2023 ishte për aktivitetet që lidhen me shërbimet, transportin dhe tregtinë.

Tregtia dhe shërbimet kanë numrin më të madh të ndërmarrjeve ndaj totalit. Bizneset me aktivitet tregtar numërojnë 25,6% ndaj totalit të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2023dhe realizon 40,8% te xhiros totale./ Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Rriten kostot e prodhimit, pritet rritje e çmimeve në treg

Para

BQE ul normat e interesit për herë të parë në pesë vjet

Para
BQE ul normat e interesit për herë të parë në pesë vjet

BQE ul normat e interesit për herë të parë në pesë vjet

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

nga Fast News
10:00 | 24/12/2025
0

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

nga Fast News
09:00 | 24/12/2025
0

6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin

6 emocionet që na dëmtojnë organizmin dhe shëndetin

nga Fast News
08:30 | 24/12/2025
0

Strategjia e re për zbulimet minerare, do të përdoren PPP-të

Strategjia e re për zbulimet minerare, do të përdoren PPP-të

nga Fast News
08:00 | 24/12/2025
0

Recent News

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

“Modeli i Singaporit dhe fuqia e një lideri të pa-korruptueshëm”

10:00 | 24/12/2025
A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

09:00 | 24/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar