• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Balluku inspekton aksin Thumanë-Kashar. Rruga hapet për qarkullim pasditen e 30 qershorit

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Balluku inspekton aksin Thumanë-Kashar. Rruga hapet për qarkullim pasditen e 30 qershorit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në aksin rrugor Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, pothuajse kanë përfunduar plotësisht punimet. Kanë mbetur detajet e fundit të kësaj vepre, e cila do të hapet për qarkullimin e automjeteve duke nisur nga pasditja e datës 30 qershor.  Krahas aksit kryesor po punohet gjithashtu edhe për detajet e fundit për të përmbyllur edhe rrugët dytësore, të cilat do të jenë pa pagesë për të gjithë drejtuesit e automjeteve.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli inspektuan nga afër punimet e fundit që po realizohen në nyjen e Kasharit.“Punimet kanë përfunduar pothuajse totalisht në të gjithë segmentin. Vetëm nyja e Kasharit është për tu kompletuar me vijëzimet dhe disa elementë të vogla të sigurisë. Ndërsa nyja e Rinasit është totalisht e përfunduar gati për tu aksesuar në datën 30 qershor”, njoftoi Gjyli.

Thumanë-Kashar është i aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 kilometra në orë, duke ofruar gjithashtu kushte të larta sigurie. Hapja e këtij aksi për qarkullimin e automjeteve do të lehtësojë ndjeshëm fluksin e trafikut.

“Të gjithë drejtuesit e automjeteve do të kenë të drejtë të zgjedhin rrugët e shpejtësisë mbi 130 kilometra në orë me pagesë apo rrugët dytësore të cilat do të jenë të disponueshme pa asnjë lloj pagese. Në ndërkohë duhet thënë që jemi në proces negocimi të kontratave të tjera, disa prej tyre janë drejt lidhjes dhe menjëherë ashtu siç ky kantier eci me një shpejtësi të jashtëzakonshme, duhet të themi që ky është një nga kantieret të dorëzuara në kohë rekord, pavarësisht gjithë problematikës që kemi pasur me shpronësimet. 1 vit e 3 muaj dhe është bërë një punë e shkëlqyer si nga konçesionari, ashtu edhe nga ARRSH-ja edhe nga Agjencia Shtetërore e Shpronësimeve në një bashkëpunim të plotë të mbikëqyrur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për të qenë gati sot për të dorëzuar këtë vepër vetëm në 15 muaj në total dhe kështu shpresojmë që të shkojmë dhe me lotet e tjera”, tha Balluku.

Ajo tha gjithashtu se të gjitha segmentet e Korridori Blu do të jenë me pagesë, pasi do të jenë akse të shpejtësisë së lartë, por në dispozicion të qytetarëve do të jenë edhe rrugët dytësore të cilat do të jenë pa pagesë.  “Me këtë autostradë të parë të kategorisë A dhe pas pak ditësh me hapjen e tunelit të Llogarasë ne do të fillojmë që të dorëzojmë infrastrukturat e para të cilat nuk kanë asgjë për të qenë ndryshe nga ato të Bashkimit Europian”, u shpreh ajo. Balluku bëri të ditur se pasditen e 30 qershorit Thumanë-Kashar do të hapet plotësisht për qarkullimin e automjeteve.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Kreditimi i ekonomisë, ndikim nga rritja e interesave dhe luhatjet e kursit

Para

Vaji i ullirit rrezikon të bëhet një artikull luksi. Ja arsyet…

Para
Vaji i ullirit rrezikon të bëhet një artikull luksi. Ja arsyet…

Vaji i ullirit rrezikon të bëhet një artikull luksi. Ja arsyet…

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Tërhiqet nga tregu një seri e qumështit pluhur Aptamil 1

Tërhiqet nga tregu një seri e qumështit pluhur Aptamil 1

nga Fast News
12:08 | 31/01/2026
0

Rasti i IPARD në bujqësi/ Kodi Penal: Burg deri në 5 vjet kush abuzon me fondet e BE-së

Rasti i IPARD në bujqësi/ Kodi Penal: Burg deri në 5 vjet kush abuzon me fondet e BE-së

nga Fast News
12:02 | 31/01/2026
0

Shembujt e DIVA, nga 62 deri në 250 euro, sa varion kompensimi për arsimin e fëmijëve

Shembujt e DIVA, nga 62 deri në 250 euro, sa varion kompensimi për arsimin e fëmijëve

nga Fast News
11:15 | 31/01/2026
0

A është dollari i dobët rrezik për Europën?

A është dollari i dobët rrezik për Europën?

nga Fast News
11:08 | 31/01/2026
0

Recent News

Tërhiqet nga tregu një seri e qumështit pluhur Aptamil 1

Tërhiqet nga tregu një seri e qumështit pluhur Aptamil 1

12:08 | 31/01/2026
Rasti i IPARD në bujqësi/ Kodi Penal: Burg deri në 5 vjet kush abuzon me fondet e BE-së

Rasti i IPARD në bujqësi/ Kodi Penal: Burg deri në 5 vjet kush abuzon me fondet e BE-së

12:02 | 31/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar