• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

84% e mjeteve në Shqipëri janë të përdorura – Por, cilat marka preferojnë shqiptarët ti blejnë të reja?

nga Fast News
11 months më parë
në Ekonomi
0
84% e mjeteve në Shqipëri janë të përdorura – Por, cilat marka preferojnë shqiptarët ti blejnë të reja?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë periudhës janar- maj 2024, janë regjistruar për herë të pare 41,595 mjete gjithsej, nga të cilat 84% janë mjete të përdorura dhe vetëm 16% janë mjete të reja. Nga rreth 35,000 mjete të përdorura, 77% e tyre janë importuar, ndërsa pjesa tjetër janë blerë nga koncesionarë ose shitës të autorizuar. I njëjti trend vihet re edhe për makinat e reja ku më shumë se 70% e tyre janë importuar nga jashtë.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e publikuara nga DPSHTRR për të kuptuar preferencat e shqiptarëve në blerjen e mjeteve të reja dhe të përdorura. Nisur nga të dhënat zyrtare, rezulton se 3 markat kryesore të përdorura në Shqipëri janë “Volkswagen”, “Mercedez Benz” dhe “Audi” që zënë përkatësisht 21%, 15.8% dhe 10.5% të totalit të mjeteve të regjistruara gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti. Në të kundërt më pak të preferuara për tu përdorur mbeten markat Opel, Fiat dhe BMV.





Në një analizë më të detajuar të shifrave, vëme re se për të gjitha markat përveç Fiatit, makinat e përdorura janë gati dyfish më shumë se makinat e reja. Ky hendek është më i dukshëm tek marka “Mercedez Benz” ku janë regjistruar 6,436 mjete të përdorura dhe vetëm 158 të reja, ndjekur nga “Volkswagen” me 8,150 mjete të përdorura dhe 593 mjete të reja gjithsej në pesë muajt e parë të vitit.

Nga ana tjetër, shifrat thonë se Fiati është marka me numrin më të lartë të mjeteve të reja të regjistruara gjatë kësaj periudhe ndërsa marka që ka numrin më të lartë të mjeteve të përdorura është Volswagen. Kjo e fundit është edhe marka me qarkullimin më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore.

Pra, historiku i të dhënave tregon se kërkesa për makina të përdorura ka ardhur në rritje dhe tregu po furnizohet me këto mjete gjithnjë e më shumë. Kjo rritje e shitjeve mund të jetë favorizuar edhe nga platformat online. Transparenca dhe simetria e informacionit midis klientëve dhe blerësve, rritja e kanalit të shitjeve në internet, programi i certifikuar i automjeteve të përdorura janë të gjithë elementë të rëndësishëm në nxitjen e zgjerimit të këtij tregu./TV Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Kërkesa e lartë për prona, kërkohet një platformë elektronike për tregun

Para

Biznese që mund t’i filloni me pak para

Para
Biznese që mund t’i filloni me pak para

Biznese që mund t’i filloni me pak para

Të Gjitha

Kartat Blu: Cili vend i BE-së ofron pagën minimale më të lartë për punëtorët jashtë Bashkimit Europian?

Kartat Blu: Cili vend i BE-së ofron pagën minimale më të lartë për punëtorët jashtë Bashkimit Europian?

nga Fast News
09:58 | 23/05/2025
0

Çohet në mëngjes dhe gjen një anije mallrash “të parkuar” në oborrin e shtëpisë

Çohet në mëngjes dhe gjen një anije mallrash “të parkuar” në oborrin e shtëpisë

nga Fast News
09:52 | 23/05/2025
0

Shkollën e lanë, por jo ëndrrën, njihuni me 10 ikonat e reja të suksesit

Shkollën e lanë, por jo ëndrrën, njihuni me 10 ikonat e reja të suksesit

nga Fast News
09:50 | 23/05/2025
0

Tarifat e Trump po i bëjnë të pasurit më të pasur! Sa ka fituar secili prej tyre brenda vitit?

Tarifat e Trump po i bëjnë të pasurit më të pasur! Sa ka fituar secili prej tyre brenda vitit?

nga Fast News
09:48 | 23/05/2025
0

Recent News

Kartat Blu: Cili vend i BE-së ofron pagën minimale më të lartë për punëtorët jashtë Bashkimit Europian?

Kartat Blu: Cili vend i BE-së ofron pagën minimale më të lartë për punëtorët jashtë Bashkimit Europian?

09:58 | 23/05/2025
Çohet në mëngjes dhe gjen një anije mallrash “të parkuar” në oborrin e shtëpisë

Çohet në mëngjes dhe gjen një anije mallrash “të parkuar” në oborrin e shtëpisë

09:52 | 23/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar