• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Si t’i mësoni gjërat shpejt sipas njerëzve më inteligjentë

nga Fast News
12 months më parë
në Lifestyle
0
Si t’i mësoni gjërat shpejt sipas njerëzve më inteligjentë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Si një sipërmarrës që punon shumë ju përballeni me një numër të madh sfidash, secila prej të cilave duhet të zgjidhet për të rritur biznesin tuaj më tej.

Por për të gjetur këto zgjidhje, ju duhet të përdorni mendjen tuaj për të mësuar koncepte të reja dhe nganjëherë të komplikuara. Ky proces mësimi mund të merr orë, nganjëherë edhe më shumë në varësi nga natyra e sfidës me të cilën përballeni. Fatkeqësisht, ju shpesh nuk keni luksin e kësaj kohe shtesë për ta shpenzuar.



Edhe më keq? Është e vështirë të mbani në mend informatat kur keni shumë punë dhe ndjeheni të stresuar, por nëse nuk mund të mbani në mend ato që keni mësuar, nuk do të fitoni kurrë dijeninë e duhur për të zgjidhur problemet e panjohura.

Fatmirësisht, ka një zgjidhje të lehtë.

Richard Feynman, një fizikant i cili fitoi Çmimin Nobel, dha një zgjidhje të mrekullueshme për të mësuar çdo gjë më shpejtë, dhe të mbani atë në kujtesën tuaj më gjatë. Ja  teknika që ai shpiku dhe se si mund t’a përdorni atë në jetën dhe biznesin tuaj.

Teknika Feynman

Baza e kësaj teknike të mësimit nga Feynman është kjo: Para se të mund të shpjegoni diçka në mënyrë të qartë, duhet ta kuptoni atë tërësisht.

Për Feynman, mësimi nuk përfshin futjen në kujtesë të koncepteve të komplikuara. Fokusohet në bërjen e këtyre koncepteve më të lehta për t’u kuptuar. Pas të gjithash, sa më e lehtë që të jetë diçka për t’a kuptuar, aq më e lehtë do të jetë për t’a mbajtur në mend.

Teknika Feynman mund t‘ju ndihmojë të mësoni  gjithçka. Por ju jeni këtu për të zgjidhur probleme biznesi, jo për të fituar një lojë të Trivial Pursuit.  Për të fituar vlerat më të mëdha të këtij ushtrimi, fokusohuni në mësimin e koncepteve të cilat lidhen me sfidat specifike në biznesin tuaj.

Hapi 1. Zgjidhni një temë.

Shkruani emrin e temës tuaj në një copë letre. Gjeni materiale të ndryshme për temën (bloge, libra, emisione). Shtoni ato në faqen tuaj sa herë që mësoni diçka të re për temën tuaj.

Hapi 2. Mësojani një fëmije.

Krijoni një shpjegim për temën tuaj, duke u siguruar që ta bëni atë sa më të thjeshtë dhe më të qartë që është e mundur. Bëni sikur po ia mësoni temën tuaj një klase plot me fëmijë, njerëzve me fjalorë të kufizuar të cilët nuk i kuptojnë fjalët e komplikuara.

Njerëzit kanë tendenca të komplikojnë shpjegimet për të fshehur mangësitë e kuptimit të tyre. Duke i bërë këto gjëra të thjeshta, dhe duke treguar vetëm konceptet themelore dhe marrëdhëniet midis tyre, ju shpejtë do të identifikoni se ku qëndrojnë hapësirat në diturinë tuaj.

Hapi 3. Thjeshtoni

Do të ketë kohëra kur ju do të harroni koncepte të rëndësishme, ose do të keni vështirësi në shpjegimin e gjërave në mënyrë të qartë. Kjo do të thotë se është koha të ktheheni tek librat.

Rishikoni materialin tuaj të mësimit dhe mbushni hapësirat tuaja të diturisë. Për të krijuar shpjegime të thjeshta ju duhet të interpretoni dhe të kuptoni atë që lexoni, jo vetëm të kaloni sipërfaqësisht në tekst. Kështu që vazhdoni të mësoni shënimet tuaja deri sa të mund të shpjegoni temën tuaj në termet më themelore.

Natyrisht që disa koncepte do të jenë më abstrakte dhe më komplekse se tjerat. Në këtë rast mund të jetë e nevojshme të ndani temën në një numër  të vogël dhe të ndërlidhur të shpjegimeve, në vend se të jepni një shpjegim i cili është i vështirë për t’u komunikuar.

Hapi 4: Përsërisni

Edhe shpjegimet e mira mund të thjeshtohen edhe më tej. Vazhdoni të rivizitoni materialin tuaj burimor, duke shtuar gjëra në shënimet tuaja dhe duke përmirësuar shpjegimet tuaja. Para se t’a dini ju do të kuptoni tërësisht atë temë.

Dhe kjo ishte! Teknika Feynman është shumë e thjeshtë, dhe për këtë shkak është shumë efikase.

Duke u fokusuar në shpjegime të qarta dhe të thjeshta, ju shpejtë do të kuptoni dhe do të mbani në mend koncepte të  reja. Kështu që identifikoni sfidat e biznesit tuaj, zgjidhni temat tuaja, lexoni libra, dhe vazhdoni të thjeshtoni shpjegimet tuaja deri sa kjo dituri e re të forcohet në mendjen tuaj. Ju do të zgjidhni shumë sfida të reja të biznesit para se t’a kuptoni këtë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Pse oqeanet e botës po ndryshojnë ngjyrë?

Para

Studimi: “Të mësuarit se si të përdorni AI mund të rrisë pagën tuaj me 25%”

Para
Studimi: “Të mësuarit se si të përdorni AI mund të rrisë pagën tuaj me 25%”

Studimi: “Të mësuarit se si të përdorni AI mund të rrisë pagën tuaj me 25%”

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar