• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Si po përdoret inteligjenca artificiale nga Trump dhe Biden në zgjedhjet e SHBA-së

nga Fast News
1 year më parë
në Teknologji
0
Si po përdoret inteligjenca artificiale nga Trump dhe Biden në zgjedhjet e SHBA-së
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në fushatën presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara, kandidatët Joe Biden dhe Donald Trump po përdorin inteligjencën artificiale për të tërhequr votuesit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns, ky është një nga ndryshimet më të mëdha në mënyrën se si ekipet e fushatave të kandidatëve po komunikojnë një pjesë të votuesve amerikanë.

Për ekipet e fushatave të kandidatëve mënyra më ekonomike për komunikimin me më shumë votues është përmes përdorimit të inteligjencës artificiale, një nga ndryshimet më të mëdha në politikën amerikane këtë vit.



“Modelet po përmirësohen shumë shpejt. Të krijohet përshtypja sikur çdo javë del një model i ri, që është dukshëm më i mirë se modeli i mëparshëm”, thotë Scott Babwah Brennen nga Universiteti i Karolinës së Veriut.

Këto modele janë mjete të fuqishme për ekipet e fushatave në nivel kombëtar dhe në atë lokal, thotë analistja politike Betsy Hoover.

“Mendoni për ekipet e fushatave që nuk kanë personel për krijim të përmbajtjeve dixhitale. Për shembull, programet e inteligjencës artificiale ua mundësojnë atyre të kenë vetëm një person që mund të merret me këtë punë, nëse duan. Inteligjenca artificiale mund të luajë një rol të madh në fushatën e një kandidati që garon ndaj një rivali me përvojë dhe gjendje shumë më të mirë financiare”, thotë ajo.

Firma e zonjës Hoover investon në zhvillimin e teknologjisë për Partinë Demokrate dhe kauzat e majta. Ajo thotë se shfrytëzimi “në mënyrën e duhur” i teknologjisë është shumë i rëndësishëm.

“Unë nuk e di saktësisht se çfarë standarde kanë ekipet e fushatave të kandidatëve republikanë, por e di që demokratët kanë standarde të larta për mënyrën se si do të përdoret kjo teknologji e re. Kështu që nuk jam vërtet e shqetësuar se do të jemi mbrapa nëse përdorimi i inteligjencës artificiale do të jetë etik dhe i përgjegjshëm”, thotë ajo.

Në vitin 2016, zoti Trump përdori reklama në nivel të pashembullt në mediat sociale me mesazhe të krijuara veçmas për secilin votues në çdo shtet, duke punuar me firmën britanike të mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave, “Cambridge Analytica”.

Brad Parscale ishte këshilltari i lartë i fushatës së zotit Trump për analizimin e të dhënave dhe operacioneve dixhitale.

Firma e tij, “Campaign Nucleus”, menaxhon faqen e internetit të ekipit të fushatës së zotit Trump këtë vit.

Zoti Parscale tha në konferencën e konservatorëve “FreedomFest” në fillim të këtij viti, se inteligjenca artificiale mund të analizojë të dhënat e votuesve për të krijuar reklama në masë me tekst dhe email për secilin votues dhe të ndihmojë për votat e atyre që votojnë në mungesë.

“Brenda disa vitesh, kandidati mund të jetë në gjendje ta zhvillojë fushatën përmes celularit, të nxjerrë deklarata për shtypin, të dërgojë emaile, të grumbullojë fonde, të gjitha këto të krijuara nga inteligjenca artificiale”, thotë zoti Parscale.

Por ekzistojnë shqetësime për përdorimin e inteligjencës artificiale. Një anketë e Institutit Amerikan të Shtypit dhe agjencisë së lajmeve Associated Press tregon se 42 për qind e votuesve amerikanë janë të shqetësuar se mediat do të përdorin inteligjencën artificiale për të krijuar raportime gjatë fushatës për zgjedhjet e këtij viti./VOA

Etiketa: aktualitet
Pas

AstraZeneca tërhiqet nga vaksina kundër Covidit

Para

Biznese që mund t’i nisni me pak para

Para
Biznese që mund t’i nisni me pak para

Biznese që mund t’i nisni me pak para

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar