• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare distancohet nga veprimtaria antiligjore e dy shoqërive të lidhura me skandalin e mikrokredive: Anëtarët tanë nuk mbledhin kredi të këqija nga asnjë bankë

nga Fast News
12 months më parë
në Finance
0
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare distancohet nga veprimtaria antiligjore e dy shoqërive të  lidhura me skandalin e mikrokredive: Anëtarët tanë nuk mbledhin kredi të  këqija nga asnjë bankë

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare është  distancuar nga veprimet e dy shoqërive “Final” dhe “Micro Credit Albania” lidhur me skandalin e mikrokredive. Nëpërmjet një  njoftimi për shtyp, shoqata bën të  ditur se veprimtaria e anëtarëve të saj konsiston në kreditimin e individëve dhe bizneseve dhe këto institucione nuk blejnë kredi të këqija nga asnjë bankë apo institucion tjetër kredidhenieje.

“E thënë kjo, ne marrim të gjitha masat të informojmë, dhe inkurajojmë të gjithë klientët tanë të informohen me detaje në lidhje me këto detyrime, si edhe me kushtet dhe termat e cdo kredie, përpara se të pranojnë detyrimin dhe ta marrin atë përsipër. Në të njëjtën mënyrë, përdoren të gjitha mjetet e komunikimit në dispozicion për të bërë me dije klientë t mbi procesin që ndiqet kur kjo kredi nuk paguhet prej tyre”, theksohet në  njoftimin për shtyp të  Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare.



 

Njoftimi i plotë:

Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit në drejtim të masave ligjore të ndërmarra kundrejt disa shoqërive të mbledhjes së kredive në vonesë dhe individëve të lidhura me to në drejtim të praktikave jo-etike, apo më tej, të paligjshme të mbledhjes së detyrimeve të qytetarëve dhe bizneseve, Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dëshiron tí referohet një njoftimi të saj për mediat, të publikuar në datë 19 korrik 2022 për të njëjtën cështje, dhe të risjellë në vëmendjen e publikut deklaratën sa më poshtë: “Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj i binden Kodit të Sjelljes dhe të Praktikave të Mira, miratuar me Vendim të posacëm të Asamblesë së Anëtarëve, dhe në këtë kuadër nuk adoptojnë dhe as ndjekin praktika të paligjshme apo jo-etike në veprimtarinë e tyre.

Cdo anëtar i kesaj Shoqate vepron në përputhje me kuadrin legjislativ dhe rregullator në fuqi, i konfirmuar nga licencimi dhe mbikëqyrja periodike e Bankës së Shqipërisë , dhe cdo shmangie nga ky kuadër adresohet me masa të posacme ligjore ose administrative. Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj distancohen me forcë nga Shoqëritë e Mbledhjes së Kredive, të cilat operojnë nëpërmjet praktikave jo-ligjore, jo-etike, korruptive. Institucionet e mikrokredisë  mbajnë  të njëjtën licencë veprimtarie me shoqëritë e mbledhjes së borxhit, por duhet të kuptohet nga tregu që aktiviteti i tyre ndryshon dhe nuk është i njëjte.

Veprimtaria e Anëtarëve të Shoqatës së Mikrofinancës Shqiptare konsiston në kreditimin e individëve dhe bizneseve dhe këto institucione nuk blejnë kredi të këqija nga asnjë bankë apo institucion tjetër kredidhenieje. Kredidhë nia nga të gjithë Anëtaret kryhet në përputhje me kapacitetin ripagues dhe prirjen e cdo kredimarrësi për të zbatuar detyrimet kontraktuale.

E thënë kjo, ne marrim të gjitha masat të informojmë, dhe inkurajojmë të gjithë klientët tanë të informohen me detaje në lidhje me këto detyrime, si edhe me kushtet dhe termat e cdo kredie, përpara se të pranojnë detyrimin dhe ta marrin atë përsipër. Në të njëjtën mënyrë, përdoren të gjitha mjetet e komunikimit në dispozicion për të bërë me dije klientë t mbi procesin që ndiqet kur kjo kredi nuk paguhet prej tyre.

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj janë të vendosur të intensifikojnë përpjekjet e tyre në drejtim të edukimit financiar, përfshirjes financiare, ndihmës të shtresave në nevojë, eleminimin e hendekut gjinor në sipërmarrje dhe krijimit të vendeve të punës nëpërmjet sipërmarrjes, dhe do vijojnë të mbështesin ekonominë shqiptare nëpërmjet standardeve më të larta të ushtrimit të veprimtarisë së tyre. Në  këtë  kuadër, mirëpresim bashkëpunimin me cdo aktor të tregut që pë rfaqë son dhe mbron interesat e konsumatorë ve, për të koordinuar këto pë rpjekje në të mire të konsumatorit shqiptar.

Në të njëjtën kohë, shprehim gatishmërinë tonë si aktorë aktivë në tregun e kredidhënies, që të bashkëpunojmë me autoritetet ligjvënëse dhe ligjzbatuese, ato qeveritare, rregullatore e mbikëqyrëse, për hartimin e një kuadri ligjor dhe rregullator sa më të plotë, i cili do të përcaktojë qartësisht proceset dhe procedurat e mbledhjes së huave dhe do të identifikojë saktësisht të gjithë aktorët e përfshirë, sipas të drejtave dhe detyrimeve, për të shmangur abuzimin, zhvatjen dhe keqpërdorimin e situatës së vështirë financiarë të qytetarëve, të cilat shkaktojnë probleme të thella ekonomiko-sociale në vend”.

Rreth Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare është një organizatë sektoriale e themeluar në vitin 2006, e cila bashkon 10 institucione financiare kredidhënëse, më të rëndësishmet në vend. Institucionet anëtare të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë kthyer në promotore të zhvillimit ekonomiko-social dhe në aktorë të edukimit financiar të sipërmarrjeve private, agro-biznesit dhe individëve. Anëtarët aktualë të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë Agro&Social Fund shpk, Agrokredit sh.a., Crimson Finance Fund Albania shpk, Fondi Besa sh.a., Fed Invest SHKK, IuteCredit Albania sh.a., Kredo Finance shpk, Mia Finance sha, NOA sha, UniFin SHKK.

Etiketa: aktualitet
Pas

Skandali me mikrokreditë / Banka e Shqipërisë revokon licencat për shoqëritë “Final” dhe “Micro Credit Albania”

Para

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Para
Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar