• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Me shembuj konkretë, sa po taksohen profesionistët e lirë?

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Me shembuj konkretë, sa po taksohen profesionistët e lirë?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Aurora Sulçe, drejtuese e Fast News Economy

Taksimi i profesioneve të lira ka krijuar kaos dhe pasiguri tek biznesi. Kjo për shkak të pagesave të larta që janë lëshuar tashmë për profesionistët e lirë. E ndërsa cëhstja pritet të merret në shqyrtim më datë 18 qershor nga Gjykata Kushtetuese, këto biznese po bëjnë llogaritë, që iu dalin ndryshe nga ato të administratës tatimore.

Por çfarë parashikon ligji?

Në skemë janë dy fasha taksimi: 15% tatim për bizneset me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë në vit dhe 23% për ata mbi këtë nivel. Janë rreth 29 mijë profesionistë të lirë në të gjithë vendin që po taksohen, ndërsa qeveria parashikon që të mbledhë 3 miliardë lekë më shumë të ardhura.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Por si do të funksionojë kjo skemë taksimi?

Le të shohim fillimisht variantin që parashikon ligji, i cili është i ndryshëm nga ai që po zbatojnë aktualisht tatimet. Sipas ligjit, profesioneve me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit, duke t’iu njihen 30% shpoenzime të zbritshme, 40.000 të ardhura nga paga minimale dhe fitimi q ëmbetet të taksohet me 15%. Për profesionet me xhiro mbi 14 mln lekë/vit, zbriten të gjitha shpenzimet e deklaruara dhe fitimi tatohet me 30%.

Por cfarë po ndodh aktualisht dhe si po taksohen profesionistët e lirë?

Le të shohim grafikisht shembullin e një avokati. Ai ka të ardhura 10 mijë euro; shpenzime faktike 1 mijë euro, cka do të thotë fitim 9 mijë euro. Ky fitim i taksuar e 15%, i bie që avokati duhet të paguajë si tatim fitim 1.350 euro në muaj. Me këtë formulë, tatimet nuk njohin shpenzimet e zbritshme të parashikuara në ligj. Si duhej bërë sipas kuadrit ligjor në fuqi?

Avokati ka 10 mijë euro të ardhura; shpenzime të supozuara 3 mijë euro, që pasi zbriten, lënë një fitim 7 mijë euro. Ky fitim taksohet me 15% dhe avokati duhet të paguajë në shtet si tatim fitimi 1050 euro. Aktualisht, tatimet i mbajnë këtij profesionisti të lirë 300 euro më shumë në muaj.

Por cilat janë profesionet që po taksohen?

Në dhjetor të vitit të kaluar, në Fletoren Zyrtare u botua lista e profesioneve të lira që do të taksoheshin nga 1 janari 2024. Sic duket edhe në këtë renditje, praktikisht cdo fushë dhe profesion i lirë përfshihet në regjimin e ri tatimor.

Taksimi i profesioneve të lira pritet të ketë pasoja në treg. Së pari, parashikohet një rritje e çmimeve për shërbimet që këta profesionistë të lirë ofrojnë për qytetarët; një pjesë e bizneseve kryesisht start up-eve mund të falimentojnë dhe të mbyllin NIPT-et, ndërsa pritet gjithashtu, një rritje e nivelit të informalitetit.

Etiketa: aktualitet
Pas

21 këshilla për ndërmarrësit e rinj dhe ambiciozë

Para

Pse amerikanët janë të fiksuar pas makinave të mëdha?

Para
Pse amerikanët janë të fiksuar pas makinave të mëdha?

Pse amerikanët janë të fiksuar pas makinave të mëdha?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të preferuara për pensionistët

Qytetet më të preferuara për pensionistët

nga Fast News
12:10 | 08/02/2026
0

Mos e mbingarkoni veten, 4 këshilla

Mos e mbingarkoni veten, 4 këshilla

nga Fast News
11:42 | 08/02/2026
0

Kur natyra godet: Greqia flet për rrezik, Shqipëria për fajtorë

Kur natyra godet: Greqia flet për rrezik, Shqipëria për fajtorë

nga Fast News
11:11 | 08/02/2026
0

Harta e kursimeve bankare në Shqipëri – Tirana “pa rival”, mban gati gjysmën e depozitave kombëtare në 2025. Durrësi, i dyti

Harta e kursimeve bankare në Shqipëri – Tirana “pa rival”, mban gati gjysmën e depozitave kombëtare në 2025. Durrësi, i dyti

nga Fast News
12:30 | 07/02/2026
0

Recent News

Qytetet më të preferuara për pensionistët

Qytetet më të preferuara për pensionistët

12:10 | 08/02/2026
Mos e mbingarkoni veten, 4 këshilla

Mos e mbingarkoni veten, 4 këshilla

11:42 | 08/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar