• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Emetohet bono e parë korporative për Kredo Finance me ndihmën e ABI Bank

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Emetohet bono e parë korporative për Kredo Finance me ndihmën e ABI Bank
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Tregu i obligacioneve (ose bonove) korporative pritet të kthehet në një mundësi zgjerimi për kompanitë shqiptare dhe mundësi të shkëlqyer investimi për depozituesit e bankave.

Kredo Finance dhe ABI Bank përfunduan me sukses procesin e emetimit të obligacioneve korporative me ofertë private të Kredo Finance Sh.p.k.



Një nga aktorët me rritjen më të shpejtë në treg në 5 vitet e fundit, Kredo Finance emeton për herë të parë në treg obligacione korporative. Ky përbën një lajm të rëndësishëm për tregun e mikrofinancës që gjatë viteve të fundit ka marrë një zhvillim të konsiderueshëm dhe në fund të vitit 2023 ka arritur në 440 milionë Euro në total portofoli, i cili financohet vetëm 0.4 përqind nga obligacionet korporative.

Gjatë këtij procesi ABI Bank veproi si nënshkrues i obligacionit korporativ duke asistuar përgjatë të gjithë procesit të hartimit të dokumentacionit, marrjes së miratimeve përkatëse nga autoritetet rregullatore dhe hedhjes në treg të instrumentit. Gjithashtu, ABI mundësoi mbështetje të plotë financiare të obligacionit në nivelin 300 milionë Lekë me një afat 3 vjeçar.

Kredo Finance është pjesë e shoqërive të Eleving Group dhe operon në sektorin e mikrofinancës që nga viti 2017. Shoqëria ka përjetuar një rritje të qëndrueshme gjatë këtyre viteve duke arritur të zotërojë një portofol kredie prej 47 milionë Euro në fund të vitit 2023.

ABI Bank në fund të vitit 2023 raportoi një total aktivesh prej 1.23 miliardë Euro.

Arlinda Muja, Drejtore e Përgjithshme e Kredo Finance shprehet: “Jemi shumë të kënaqur që institucione financiare tradicionale, tashmë po i qasen më me lehtësi financimit të institucioneve financiare jobanka të sektorit të FinTech. Besoj fortësisht që ky është një moment historik, i cili nuk do të kishte patur mundësi të ndodhte pa mbështetjen dhe largpamësinë e ABI Bank. Dhënia e këtij besimi do të vijojë të kontribuojë në rritjen dhe zhvillimin tonë të mëtejshëm. Deri tani shoqëria është financuar kryesisht me fondet e veta, por së fundmi është rritur interesi i investitorëve institucionial i cili vjen në një kohë kur Kredo Finance ka arritur të konsolidojë pozitat në treg dhe ka kaluar me sukses fazën e start-up. Emetimi i obligacionit është një hap mjaft i rëndësishëm pasi kompania vlerësohet jo vetëm për performancën financiare por edhe për cilësinë e menaxhimit, transparencën me klientët, si dhe reputacionin e shoqërisë në tregun shqiptar. Vlen për t’u theksuar se kreditimi i institucioneve financiare jobanka nga sistemi bankar është mjaft i ulët dhe vijon të trajtohet me paragjykim lidhur me risqet që mbart ky sektor ndërkohë që këto institucione operojnë në një mjedis mjaft të rregulluar dhe një mbikëqyrje të vazhdueshme nga autoriteti rregullator. Emetimi i obligacioneve hap rrugën e ndërveprimit direkt mes investitorëve individualë dhe institucioneve të mikrofinancës duke rritur kështu ofertën e financimit për këtë sektor, si dhe ofrimin e alternativave të investimit për individët“.

Drejtori i Përgjithshëm i ABI Bank Z. Andi Ballta u shpreh se, “Bonot korporative pritet të japin një mundësi të shkëlqyer zgjerimi për kompanitë shqiptare dhe gjithashtu janë një alternativë shumë e mirë investimi për depozitorët shqiptarë. Kredo ka treguar një rritje të lartë të portofolit dhe është një lider në mikro kredi. Te Kredo gjetëm një ekip shumë profesionist dhe mirëpresim bashkëpunime të ngjashme në të ardhmen.”

Etiketa: aktualitet
Pas

Si mund të përfitojë Shqipëria nga plani i rritjes prej 6 miliardë eurosh i Komisionit Europian

Para

Punët po zhduken/ Këto strategji janë çfarë ju nevojiten për të siguruar karrierën për të ardhmen

Para
Punët po zhduken/ Këto strategji janë çfarë ju nevojiten për të siguruar karrierën për të ardhmen

Punët po zhduken/ Këto strategji janë çfarë ju nevojiten për të siguruar karrierën për të ardhmen

Të Gjitha

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

nga Fast News
09:00 | 13/05/2025
0

Milionat po hyjnë në sportin e grave/ Pse të gjithë po nxitojnë të investojnë?

Milionat po hyjnë në sportin e grave/ Pse të gjithë po nxitojnë të investojnë?

nga Fast News
08:30 | 13/05/2025
0

3 ide që tingëlluan qesharake…por u kthyen në biznese që tronditën industrinë

3 ide që tingëlluan qesharake…por u kthyen në biznese që tronditën industrinë

nga Fast News
08:00 | 13/05/2025
0

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Recent News

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

09:00 | 13/05/2025
Milionat po hyjnë në sportin e grave/ Pse të gjithë po nxitojnë të investojnë?

Milionat po hyjnë në sportin e grave/ Pse të gjithë po nxitojnë të investojnë?

08:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar