• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Dhjetë vendet më të mira për udhëtime dhe turizëm

nga Fast News
12 months më parë
në Ekonomi
0
Dhjetë vendet më të mira për udhëtime dhe turizëm
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizjet e turistëve ndërkombëtarë në botë pritet të arrijnë nivelet para pandemisë në vitin 2024.

Por, rimëkëmbja e sektorit të udhëtimit dhe turizmit, që nga pandemia, nuk ka qenë pa sfida. Shtojini kësaj, edhe faktorët makroekonomikë, gjeopolitikë dhe mjedisorë, të cilët kanë shtuar presionet mbi industrinë.



Këto presione do të përforcohen dhe do të evoluojnë, gjatë viteve të ardhshme dhe, së bashku me rritjen e teknologjive dixhitale dhe inteligjencës artificiale (IA), mund ta detyrojnë industrinë e udhëtimeve të përshtatet.

Disa ekonomi janë në pozitë më të mirë se të tjerat, për të bërë këto ndryshime, për t’iu përgjigjur rreziqeve të ardhshme dhe për të siguruar, që udhëtimi dhe turizmi, të jenë një shtytës i rritjes ekonomike dhe zhvillimit.

Me këtë në mendje, Indeksi i Zhvillimit të Udhëtimit dhe Turizmit (Travel & Tourism Development Index, TTDI) i Forumit Ekonomik Botëror (WEF), synon të shërbejë si një pikë referimi, për palët e interesuara, për të vlerësuar përparimin, për të informuar vendimet dhe politikat dhe për të inkurajuar një rritje të qëndrueshme dhe elastike.

Rimëkëmbje në kushte sfiduese

Europa dominon 10 ekonomitë më të mira për T&T, siç renditet nga indeksi i 2023, megjithëse vendi i parë është zënë nga SHBA.

Por, indeksi tregon gjithashtu, se ndërsa 71 nga 119 ekonomitë, që ai rendit, i kanë përmirësuar rezultatet e tyre midis 2019 dhe 2023, përmirësimi mesatar është vetëm 0.7% mbi nivelet para pandemisë.

Nga njëra anë, rikthimi në udhëtime dhe turizëm, ka përkuar me rritjen e kapacitetit dhe lidhjes globale të rrugëve ajrore, përmirësimin e hapjes ndërkombëtare dhe rritjen e investimeve në burimet natyrore dhe kulturore, që nxisin turizmin.

Nga ana tjetër, ka mungesa të vazhdueshme të fuqisë punëtore dhe kapaciteti dhe lidhja e rrugëve ajrore, investimet kapitale dhe produktiviteti, kanë luftuar për të mbajtur ritmin me kërkesën.

Kjo ka krijuar një çekuilibër të ofertës dhe kërkesës, i cili, së bashku me presionet inflacioniste, ka çuar në uljen e konkurrueshmërisë së çmimeve dhe ndërprerje të shërbimeve.

Europa dhe Azi-Paqësori kanë kushtet më të favorshme

Nga 30 vendet më të mira të TTDI në 2023, 26 janë vende me të ardhura të larta. Nëntëmbëdhjetë prej tyre ndodhen në Europë dhe shtatë në Azi Paqësor.

Këto vende, përfitojnë nga mjediset e favorshme të biznesit dhe tregjet e punës, politikat e hapura të udhëtimit, përdorimi i teknologjisë së avancuar, infrastruktura e shkëlqyer e transportit dhe turizmit, dhe atraksionet e pasura natyrore, kulturore dhe të kohës së lirë.

Si rezultat, ky grup prej 30 vendesh, përbënte më shumë se tre të katërtat e PBB-së së industrisë T&T në 2022, dhe 70% të rritjes së PBB-së midis 2020 dhe 2022.

Por, edhe pse ky grup po kryeson, shumë nga përmirësimet mbi mesataren, vijnë nga vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke përfshirë Afrikën Sub-Sahariane dhe Veriore, Euroazinë, Amerikën e Jugut, Azinë Jugore, Ballkanin dhe Europën Lindore.

Ndërsa shumë prej tyre kanë treguar përmirësime, këto vende më pak të pasura, ende përbëjnë shumicën dërrmuese të pikëve nën mesataren në indeks.

Nevojiten më shumë investime, për të ndihmuar në rritjen e pjesës së tyre në treg dhe për të përmirësuar gatishmërinë, për rreziqet dhe mundësitë e ardhshme.

Nevojitet përparim për elasticitetin dhe barazinë

Aftësia për t’u rritur e sektorit të udhëtimit dhe turizmit, është e kufizuar nga sfidat, si tregjet e shtrënguara të punës, kufizimet fiskale në rritje dhe shqetësimet rreth kushteve të shëndetit dhe sigurisë.

Rezistenca e tregut të punës, do të jetë një faktor gjithnjë e më i rëndësishëm për sektorin, por çështjet si barazia e mundësive të punësimit, të drejtat e punëtorëve dhe mbrojtja sociale, po mbajnë shumë ekonomi – veçanërisht ato me të ardhura të ulëta dhe të mesme – në këtë fushë.

Një tjetër pengesë e madhe për sektorin, është balancimi i rritjes me qëndrueshmërinë. Edhe pse ka pasur përparim të gjerë, në fusha si qëndrueshmëria e energjisë, disa përparime – si rënia e emetimeve gjatë pandemisë – ka të ngjarë të jetë vetëm e përkohshme.

Etiketa: aktualitet
Pas

Çipa te lopët, robotikë, Inteligjencë Artificiale, si bizneset po i zëvendësojnë punonjësit e ikur në emigrim

Para

Shitblerja e pronave gjatë 2023, ja sa u shitën dhe cilat janë zonat e preferuara

Para
Shitblerja e pronave gjatë 2023, ja sa u shitën dhe cilat janë zonat e preferuara

Shitblerja e pronave gjatë 2023, ja sa u shitën dhe cilat janë zonat e preferuara

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar