Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Bizneset dhe konsumatorët optimistë për ekonominë, besimi në rënie vetëm tek ndërtimi

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Bizneset dhe konsumatorët optimistë për ekonominë, besimi në rënie vetëm tek ndërtimi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Treguesi i ndjesisë ekonomike, që publikohet nga Banka e Shqipërisë shënoi një rritje të ndjeshme në muajin prill. Ky tregues arriti nivelin 113.8, me rritje prej 6.6 pikësh në krahasim me muajin mars. Aktualisht, treguesi i besimit në ekonomi qëndron 13.8 pikë mbi mesataren afatgjatë.

Përmirësimi I këtij treguesi u ndikua nga rritja e besimit në sektorët e biznesit të industrisë, shërbimeve, tregtisë si dhe të besimit konsumator, ndërkohë që sektori i ndërtimit regjistroi rënie të lehtë.

Treguesi i besimit të industrisë (TBI) u rrit me 3.5 pikë përqindje në muajin prill, i ndikuar nga vlerësimet më optimiste për prodhimin aktual dhe për kontratat porositëse. Niveli i TBI-së aktualisht qëndron 7 pikë përqindje mbi mesataren historike. Pritjet e bizneseve të këtij sektori për punësimin në të ardhmen janë rritur. Bizneset nuk pritet të ndryshojnë çmimet e tyre në të ardhmen.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) ra lehtësisht me 0.7 pikë përqindje në muajin prill, për të dytin muaj me radhë. Megjithatë, ky tregues qëndron rreth 22 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Rënia këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të ulëta për nivelin e porosive aktuale. Pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u rrit ndjeshëm, me 8.2 pikë përqindje, në muajin prill. Niveli i TBSH-së qëndron pranë vlerave më të larta historike, me rreth 22 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë të tij. Të dy komponentët përbërës të treguesit, ecuria aktuale e aktivitetit si dhe niveli i kërkesës, kanë regjistruar rritje. Pritjet e bizneseve për punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë gjithashtu me rritje.

Treguesi i besimit në tregti (TBT) ka shënuar rritjen më të lartë të të gjithë treguesve këtë muaj, me rreth 9.3 pikë përqindje. Kjo rritje e fortë u ndikua kryesisht nga vlerësime optimiste mbi ecurinë aktuale të biznesit. Edhe pritjet për punësimin u rritën këtë muaj, por në një shkallë më të ulët se komponenti i parë. Niveli aktual i TBT-së qëndron rreth 13 pikë përqindje mbi mesataren historike. Gjithashtu, pritjet e tyre për ecurinë e biznesit në të ardhmen kanë regjistruar rritje këtë muaj, ndërsa pritjet për çmimet janë më të ulëta.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) u rrit me 3.8 pikë përqindje, duke përforcuar prirjen rritëse të nisur muajin e kaluar. Niveli i tij aktual ka kaluar me 4.6 pikë përqindje mesataren historike. Përmirësimi i TBK-së këtë muaj u përcaktua nga të gjitha elementet e treguesit, përkatësisht: pritjet e përmirësuara për situatën e përgjithshme ekonomike, situata financiare dhe blerjet në shuma të mëdha (aktuale dhe për të ardhmen). Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve dhe punësimin në të ardhmen janë rishikuar për poshtë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Euro në pikiatë, zbret në 100.3 lekë

Para

Çfarë e uli më tej nivelin e kursit të këmbimit në fillimin e sezonit turistik të 2024?

Para
Çfarë e uli më tej nivelin e kursit të këmbimit në fillimin e sezonit turistik të 2024?

Çfarë e uli më tej nivelin e kursit të këmbimit në fillimin e sezonit turistik të 2024?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

9 tiparet e njerëzve të suksesshëm

9 tiparet e njerëzve të suksesshëm

nga Fast News
13:42 | 12/07/2026
0

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, ja cfarë kanë zbuluar

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, ja cfarë kanë zbuluar

nga Fast News
13:39 | 12/07/2026
0

Franca shton një milioner të ri çdo 15 minuta. Si krahasohet Evropa?

Franca shton një milioner të ri çdo 15 minuta. Si krahasohet Evropa?

nga Fast News
13:33 | 12/07/2026
0

Pas ankesave të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës monitoron çmimet e produkteve ushqimore në supermarkete

Pas ankesave të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës monitoron çmimet e produkteve ushqimore në supermarkete

nga Fast News
13:26 | 12/07/2026
0

Recent News

9 tiparet e njerëzve të suksesshëm

9 tiparet e njerëzve të suksesshëm

13:42 | 12/07/2026
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, ja cfarë kanë zbuluar

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, ja cfarë kanë zbuluar

13:39 | 12/07/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora