Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Bilanc i RCC për 1 Majin: 71% e të rinjve në Ballkanin Perëndimor mendojnë të largohen nga vendet e tyre

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Bilanc i RCC për 1 Majin: 71% e të rinjve në Ballkanin Perëndimor mendojnë të largohen nga vendet e tyre
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

1 Maji për punëtorët në Ballkanin Perëndimor dhe në gjithë botën, është mbi të gjitha, një moment reflektimi mbi betejat e vazhdueshme për përmirësimin e kushteve të punës, ikjen e trurit, papunësinë afatgjatë dhe punën e padeklaruar.

“Normat e punësimit në Ballkanin Perëndimor kanë arritur rekordin e lartë prej 60,5% në vitin 2023, dhe ndërsa kjo shifër ngjall optimizëm, duhet pasur kujdes për arsyet që qëndrojnë pas saj”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu në hapje të videos me rastin e 1 Majit, Ditës së Punëtorëve.

Pabarazitë gjinore vazhdojnë në fuqinë punëtore, me gratë që mbeten prapa burrave me 15%. Sfida të tilla si papunësia afatgjatë, puna e padeklaruar, krahas tendencave shqetësuese të emigrimit dhe ikjes së trurit, vazhdojnë të mbizotërojnë.

“Një e pesta e popullsisë së Ballkanit Perëndimor jeton jashtë vendit, ndërsa sipas edicionit më të fundit të Barometrit Ballkanik të RCC-së, 71% e të rinjve tanë mendojnë të lënë shtëpinë e tyre dhe të largohen jashtë vendit”, shtoi Bregu.

Janë të shumta arsyet që bëhen shkak për largimin e shpejtë të qytetarëve nga rajoni: nga standardet më të ulëta të jetesës në krahasim me ato në vendet e destinacionit, te mbrojtja e dobët sociale dhe nivelet e larta të korrupsionit. Sipas Barometrit Ballkanik, politikat që synojnë të mbajnë fuqinë punëtore të rajonit, kanë popullaritet të rritur në mesin e bizneseve të Ballkanit Perëndimor me një mbështetje rekord prej 70%, një rritje prej 24 pikësh që nga viti 2021. Megjithatë edhe pse 40% e bizneseve vendase do të preferonin më shumë punëtorë nga Ballkani Perëndimor, ata drejtohen drejt vendeve të treta, duke importuar punëtorë të kualifikuar për të plotësuar vendet e tyre të lira, dhe kuota për dhënien e lejeve të punës është çdo vit më e lartë në ekonomitë e rajonit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Nisur nga këto realitete shqetësuese, lind pyetja: Si mund të arrijmë që në vitin e ardhshëm në Ditën e Punëtorëve të ketë më shumë njerëz që punojnë në rajon sesa jashtë kufijve?

Etiketa: aktualitet
Pas

Pse amerikanët janë të fiksuar pas makinave të mëdha?

Para

Sondazhi për profesionet e lira; Pas ligjit të ri, 23% do ta mbyllin aktivitetin ose do të emigrojnë

Para
Sondazhi për profesionet e lira; Pas ligjit të ri, 23% do ta mbyllin aktivitetin ose do të emigrojnë

Sondazhi për profesionet e lira; Pas ligjit të ri, 23% do ta mbyllin aktivitetin ose do të emigrojnë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nga energjia te fluturimet nga Izraeli, TIA sqaron situatën: Shërbimet funksionojnë normalisht

Nga energjia te fluturimet nga Izraeli, TIA sqaron situatën: Shërbimet funksionojnë normalisht

nga Fast News
15:58 | 17/10/2026
0

Kosova drejt SEPA-s, ndryshimet ligjore hapin rrugën për pagesa më të lira në euro

Kosova drejt SEPA-s, ndryshimet ligjore hapin rrugën për pagesa më të lira në euro

nga Fast News
13:24 | 17/10/2026
0

Protesta, reagon Shoqata e Bankave: Të garantohet siguria e punonjësve dhe klientëve

Bizneset e dëmtuara nga protestat, si të aplikoni në e-Albania përmes “Dëmi im”?

nga Fast News
13:21 | 17/10/2026
0

10 grupe të Tatimeve nisin verifikimet, “Dëmi im” në e-Albania, Rama: Dokumentoni dëmet

10 grupe të Tatimeve nisin verifikimet, “Dëmi im” në e-Albania, Rama: Dokumentoni dëmet

nga Fast News
09:28 | 17/10/2026
0

Recent News

Nga energjia te fluturimet nga Izraeli, TIA sqaron situatën: Shërbimet funksionojnë normalisht

Nga energjia te fluturimet nga Izraeli, TIA sqaron situatën: Shërbimet funksionojnë normalisht

15:58 | 17/10/2026
Kosova drejt SEPA-s, ndryshimet ligjore hapin rrugën për pagesa më të lira në euro

Kosova drejt SEPA-s, ndryshimet ligjore hapin rrugën për pagesa më të lira në euro

13:24 | 17/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora