• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

“Beteja” me monedhën 2 euro të falsifikuar – Banka Qendrore e Kosovës ka tërhequr nga tregu 2,5 milionë copë

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
“Beteja” me monedhën 2 euro të falsifikuar – Banka Qendrore e Kosovës ka tërhequr nga tregu 2,5 milionë copë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë viteve të fundit, por sidomos në 2023-shin, qytetarët dhe bizneset në Kosovë janë përballur rëndom me monedha 2 euro të falsifikuara. Fenomeni ka arritur deri aty sa shumica e kanë shmangur këtë monedhë në pagesa. Vetëm në gjysmën e parë të vitit të shkuar në laboratorin e mjekësisë ligjore të Policisë së Prishtinës u ekzaminuar më shumë se 30,000 monedha të falsifikuara 2-euro, krahasuar me 4,451 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, së fundmi Banka Qendrore e Kosovës nëpërmjet një njoftimi ka publikuar të gjitha masat që ka marrë për luftimin e këtij fenomeni dhe jo vetëm. Gjatë muajve të fundit të vitit të kaluar dhe 4 muajve të parë të 2024-ës janë tërhequr nga qarkullimi rreth 2.5 milionë copë monedha prej 2 eurosh.





Gjithashtu, janë zbuluar dhe u është parandaluar hyrja në sistemin financiar rreth 54,000 copë monedha 2 euro, duke i tërhequr nga qarkullimi të dyshuara si të falsifikuara. Nga ana tjetër është furnizuar ekonomia me afro 7.4 milionë copë monedha euro plotësisht të reja të të gjitha prerjeve, si dhe afro 5.82 milionë copë kartëmonedha euro plotësisht të reja dhe të përshtatshme për riqarkullim në shumën prej 261.6 milionë euro.

Janë importuar monedha krejtësisht të reja 5 milionë copë, ose 8 milionë euro, ndërsa numri i kartëmonedhave 500 euro të tërhequra nga qarkullimi ka arritur në mbi 266,000 copë, në vlerë mbi 133 milionë euro.

Më 4 maj 2016 Banka Qendrore Evropiane vendosi të ndërpresë prodhimin dhe hedhjen në qarkullim të kartëmonedhës të prerjes më të madhe prej 500 euro, dhe si rrjedhojë duke filluar prej 27 janarit 2019, 17 nga 19  bankat qendrore kombëtare të Eurozonës nuk kanë hedhur më në qarkullim këto kartëmonedha.

Vendimi u mor në atë periudhë pasi u vërtetua se kjo kartëmonedhë përdorej kryesisht nga kriminelët për të transferuar shuma të mëdha parash në pjesë të ndryshme të botës, për shkak të lehtësisë për t’u transportuar. Gjithsesi, ashtu si të gjitha kartëmonedhat e tjera, edhe ajo prej 500 euro ruan vlerën e saj dhe mund të këmbehet në një bankë qendrore kombëtare të zonës së euros në çdo kohë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Amerikanët janë më dorëlëshuarit me bakshishe/ Zbuloni Veset e turistëve, në Shqipëri

Para

Shteti mund të japë edhe prodhimin e armëve me koncesion

Para
Shteti mund të japë edhe prodhimin e armëve me koncesion

Shteti mund të japë edhe prodhimin e armëve me koncesion

Të Gjitha

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

nga Fast News
14:05 | 09/07/2025
0

Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

nga Fast News
13:59 | 09/07/2025
0

Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë, ja mesa vota kaloi

Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë, ja mesa vota kaloi

nga Fast News
13:53 | 09/07/2025
0

Sa vlen një euro në Shqipëri? Vendet më të lira dhe më të shtrenjta në Europë sipas EUROSTAT

Sa vlen një euro në Shqipëri? Vendet më të lira dhe më të shtrenjta në Europë sipas EUROSTAT

nga Fast News
10:23 | 09/07/2025
0

Recent News

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

14:05 | 09/07/2025
Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

13:59 | 09/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar