• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Bashkëthemeluesi i Apple tregon strategjinë më të mirë për të rritur fëmijët

nga Fast News
12 months më parë
në Lifestyle
0
Bashkëthemeluesi i Apple tregon strategjinë më të mirë për të rritur fëmijët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak, 73 vjeç, thotë se prindërit e tij, zgjodhën ta linin atë të ndiqte pasionet e veta – dhe ai është më i lumtur dhe më i suksesshëm për shkak të kësaj. Wozniak përdori të njëjtën strategji kur rriti fëmijët e tij.

“Prindërit e mi, më lejuan të ndjek zemrën time,” tha ai në një fjalim për studentët e diplomuar në Universitetin e Kolorados Boulder.



“Kur vërtet dëshiron diçka, dhe është pasioni yt, duhet të kesh prindër, që të mbështesin, duke ecur në të njëjtin drejtim me ty. Prindër që nuk ju thonë: “Jo, duhet të ndjekësh këto studime, duhet të shkosh në këtë universitet.”

I lindur në Kaliforni, Steve Wozniak filloi studimet në Universitetin e Kolorados Boulder në 1968, për shkenca kompjuterike.

Prindërit e tij, kishin mjaftueshëm para të kursyera për vetëm një vit shkollimi, tha ai – por, ata gjithsesi e inkurajuan atë, të ndiqte shkollën e zgjedhur prej tij dhe të ndiqte dashurinë e tij për teknologjinë, një fushë, që ata nuk e kishin idenë se do të bëhej kaq fitimprurëse.

Wozniak, u përjashtua në vitin 1969, pasi kishte hakuar sistemet kompjuterike të universitetit dhe kishte dërguar mesazhe për shaka.

Ai u ri-regjistrua në kolegj – fillimisht në Kolegjin De Anza, dhe më pas në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley – dhe u prezantua me Steve Jobs nga një mik i përbashkët, përpara se të braktiste Berkeley në 1971.

Pesë vjet më vonë, Jobs dhe Wozniak bashkëthemeluan Apple. Të dy burrat, u bënë milionerë kur kompania u listua në bursë, në vitin 1980.

Sot, Apple ka një kapitalizim tregu prej 2.8 trilion dollarësh, dhe është kompania e dytë më e madhe në botë.

Tani, Wozniak thotë, që u jep fëmijëve të tij, të njëjtën mbështetje, që i dhanë prindërit.

“Unë jam sjellë në të njëjtën mënyrë me fëmijët e mi,” tha ai.

“Prindërit e mi, nuk më imponuan vlerat e tyre. Ata më lanë të zgjidhja vetë, kështu që, jam kujdesur të jem njësoj me fëmijët e mi.”

Taktika është efektive, sipas ekspertes të prindërimit Margot Machol Bisnow, e cila intervistoi prindërit e 70 të rriturve shumë të suksesshëm, për librin e saj të vitit 2022, “Raising an Entrepreneur: How to Help Your Children Achieve Their Dreams”.

Kur nuk inkurajoni pasionet e fëmijëve tuaj – veçanërisht nëse keni frikë, se nuk do të fitojnë mjaftueshëm para, kur të rriten – ju tregoni se nuk u besoni atyre, tha Bisnow.

Nivelet e larta të besimit dhe mbështetjes së fëmijëve, ndërtojnë besimin që atyre u nevojitet. për të shkëlqyer në çdo gjë që bëjnë, shtoi ajo.

Etiketa: aktualitet
Pas

Jeta juaj pas pune shumë e rëndësishme për produktivitetin gjatë orarit

Para

Facebook dhe Instagram dyshohet se krijojnë shumë varësi

Para
Facebook dhe Instagram dyshohet se krijojnë shumë varësi

Facebook dhe Instagram dyshohet se krijojnë shumë varësi

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar