• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Thuaju “jo” takimeve për biznes në kafe

nga Fast News
1 year më parë
në Biznes
0
Thuaju “jo” takimeve për biznes në kafe
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Oferta tradicionale e “kafesë’’ është njëra prej ofertave më frustruese…

Së pari, duhet ta bëj të qartë se nuk jam kundër njerëzve të cilët takohen për kafe ose ata të cilët pinë kafe. Problemi im është se e kam mësuar se oferta për të pirë kafe zakonisht do të thotë se dikush dëshiron diçka nga unë. Qoftë kohë, para ose për t’i ndihmuar ata për të bërë një lidhje, oferta për të pirë një kafe gjithmonë ka një motiv prapa saj. Ju mund të mendoni se unë nuk dua të ndihmoj të tjerët, por çështja e vërtetë janë tjerat mundësi të cilat i kam para meje. Unë jam shumë i zënë, kështu që dedikimi i kohës time në një takim ‘’të shpejtë’’ për kafe nuk ka shumë kuptim.



Pse nuk takohem kurrë me dikë për kafe

Orët e kaluara në zyrë duke bërë biznes nuk janë koha për t’u ulur, relaksuar ose shoqëruar. Unë provoj të jem sa më efikas dhe i suksesshëm që mundem gjatë orarit të punës. Oferta tradicionale e ‘’kafesë’’ në opinionin tim është njëra prej ofertave më frustruese e cila mund të bëhet. Unë rrallë e pranoj ofertën e drekës gjatë orarit të punës.

Vetëm merrni në konsideratë sasinë e kohës që merr për të shkuar në një takim për kafe ose për drekë, dhe se sa shumë biznes mund të bëhet në të njëjtën kohë. Pastaj, mendoni për joefikasitetet e përdorimit të asaj kohe për gjëra si bisedat e shkurtra, edhe para se të filloni të flisni për biznes.

Kini një objektiv në mendje

Unë kam objektivin që të provoj dhe të mbaj çdo thirrje telefonike në maksimum pesë minuta. Kur është fjala tek takimet personale, preferoj që ato të mbahen në zyrën time ose të përkojnë me takimet tjera të cilat i kam jashtë zyrës.

Edhe atëherë, provoj të mbaj ato takime deri në 20 minuta. Kjo më jep mundësi të pranoj sa më shumë takime ose thirrje që është e mundur. Shumë njerëz bëjnë arsyetimin se ata ‘’po bëjnë biznes’’ dhe pastaj largohen nga zyra për të bërë gjëra të parëndësishme. Mos më keqkuptoni, nuk po ju këshilloj të mos takoni njerëzit personalisht. Po ju them të merrni kontrollin e mundësive të biznesit dhe t’i bëni që ato të vijnë tek ju, ose takoni ata diku ku është e përshtatshme kur jeni jashtë zyrës.

Jo kafe, vetëm punë monotone

Shumica e takimeve për drekë dhe kafe të cilat ndodhin nuk janë asgjë tjetër përpos përdorimit joefikas të kohës. Ju sugjeroj jo vetëm të refuzoni takime të tilla gjatë orarit të punës, por gjithashtu të ndaloni së kërkuari takime për kafe vetëm nëse ato janë shumë të nevojshme. Si të vendosni nëse një takim është i nevojshëm?

Shikoni arsyet dhe ndikimet që takimi mund të ketë. Nëse këto peshojnë më shumë se sa të metat e atij takimi, atëherë është e pranueshme ta kërkoni. Sigurohuni të fokusoheni që të bëni efikasitetin një parim kyç dhe ju do të zbuloni se ai fokus do ju ofrojë gjithçka që dëshironi në jetë dhe biznes. (David Meltzer/Entrepreuner)

Etiketa: aktualitet
Pas

Taksimi i profesioneve të lira, ja si funksionon skema me shembuj konkretë

Para

10 cilësi që ndajnë folësit në “folës të mirë” dhe “folës të tjerë”

Para
10 cilësi që ndajnë folësit në “folës të mirë” dhe “folës të tjerë”

10 cilësi që ndajnë folësit në “folës të mirë” dhe “folës të tjerë”

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar