• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Të kujt janë paratë në banka? Më shumë se gjysma e depozitave zotërohen nga një “grusht” njerëzish

nga Fast News
1 year më parë
në Finance
0
Të kujt janë paratë në banka? Më shumë se gjysma e depozitave zotërohen nga një “grusht” njerëzish
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pjesa më e madhe e parave të depozituara në banka zotërohen vetëm nga një “grusht” njerëzish. Në total, në fund të vitit të kaluar, në sistemin bankar ishin të depozituara 1.2 trilionë lekë. Të dhënat nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave tregojnë se më shumë se gjysma, gati 690 miliardë lekë zotëroheshin nga vetëm 4.5 për qind e qytetarëve.

Agjencia nxjerr në pah gjithashtu se afro 1.7 milionë llogari kanë deri në 2.5 milionë lekë, ndërsa gati 900 mijë prej këtyre depozitave janë bosh, pra kanë më pak se 100 lekë në gjendje.



Marrë në rrafshin e familjeve, afërsisht 16 për qind e rreth 740 mijë familjeve në Shqipëri kanë 58 për qind të kursimeve në banka.

Po pse është kaq e theksuar fotografia “bardh e zi” e pabarazisë te shqiptarët?

“Duke marrë parasysh se 40 për qind e të ardhurave të individëve shkojnë për konsum bazë.. Kjo tregon nga ana tjetër që do të kemi nivel të ulët të kursimeve. Kjo rrjedhimisht përcjell efekte në ekonomi duke ngadalësuar shumë procese ekonomike”, tha Leons Hasani, ekspert për ekonominë.

Të dhënat nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave tregojnë se në llogaritë e kurimeve me 100 e deri në 2.5 milionë lekë janë te depozituara 509.6 miliardë lekë apo 42.2 për qind e totalit. Edhe këtu ka dallime mes qarqeve të vendit.

“Në disa qarqe ka rritje, në disa qarqe ka rënie. Për shembull në qarqet e Veriut ke mi rënie të nivelit të të ardhurave të familjeve shqiptare, ndërkohë që në qarkun e Durrësit, Tiranës dhe Korçës kemi rritje të indeksuara të ardhurat me normën e inflacionit.”

Pabarazia në normën e kursimit është vetëm maja e ajsbergut të pabarazisë së përgjithshme të popullsisë. Shtresat e pasura të popullsisë, përveç llogarive bankare, mbajnë investime në prona të patundshme, biznese apo tituj borxhi.

Etiketa: aktualitet
Pas

Bëni para duke e dashuruar punën – Disa këshilla se si të monetizoni pasionin tuaj!

Para

Rënia e shitjeve të makinave elektrike VW: Pse europianët po i rikthehen benzinës?

Para
Rënia e shitjeve të makinave elektrike VW: Pse europianët po i rikthehen benzinës?

Rënia e shitjeve të makinave elektrike VW: Pse europianët po i rikthehen benzinës?

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar