• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Taksimi i profesioneve të lira, ja si funksionon skema me shembuj konkretë

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Taksimi i profesioneve të lira, ja si funksionon skema me shembuj konkretë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Taksimi i profesioneve të lira ka krijuar kaos dhe pasiguri tek biznesi. Kjo për shkak të pagesave të larta që janë lëshuar tashmë për profesionistët e lirë. E ndërsa cëhstja pritet të merret në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, këto biznese po bëjnë llogaritë, që iu dalin ndryshe nga ato të amdinistratë statimore.

Por cfarë parashikon ligji?



Në skemë janë dy fasha taksimi: 15% tatim për bizneset me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë në vit dhe 23% për ata mbi këtë nivel. Janë rreth 29 mijë profeisonistë të lirë në të gjithë vendin që po taksohen, ndërsa qeveria parashikon që të mbledhë 3 miliardë lekë më shumë të ardhura.

Por si do të funksionojë kjo skemë taksimi?

Le të shohim fillimisht variantin që parashikon ligji, I cili është I ndryshëm nga ai që po zbatojnë aktualisht tatimet. Sipas ligjit, profesioneve me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit, duke t’iu njihen 30% shpoenzime të zbritshme, 40.000 të ardhura nga paga minimale dhe fitimi q ëmbetet të taksohet me 15%. Për profesionet me xhiro mbi 14 mln lekë/vit, zbriten të gjitha shpenzimet e deklaruara dhe fitimi tatohet me 30%.

Por çfarë po ndodh aktualisht dhe si po taksohen profesionistët e lirë?

Le të shohim grafikisht shembullin e një avokati. Ai ka të ardhura 10 mijë euro; shpenzime faktike 1 mijë euro, çka do të thotë fitim 9 mijë euro. Ky fitim i taksuar e 15%, i bie që avokati duhet të paguajë si tatim fitim 1.350 euro në muaj. Me këtë formulë, tatimet nuk njohin shpenzimet e zbritshme të parashikuara në ligj. Si duhej bërë sipas kuadrit ligjor në fuqi?

Avokati ka 10 mijë euro të ardhura; shpenzime të supozuara 3 mijë euro, që pasi zbriten, lënë një fitim 7 mijë euro. Ky fitim taksohet me 15% dhe avokati duhet të paguajë në shtet si tatim fitimi 1050 euro. Aktualisht, tatimet i mbajnë këtij profesionisti të lirë 300 euro më shumë në muaj.

Por cilat janë profesionet që po taksohen?

Në dhjetor të vitit të kaluar, në Fletoren Zyrtare u botua lista e profesioneve të lira që do të taksoheshin nga 1 janari 2024. Siç duket edhe në këtë renditje, praktikisht cdo fushë dhe profesion i lirë përfshihet në regjimin e ri tatimor./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Deputetja Jorida Tabaku, dëgjesë me profesionet e lira: Po goditet padrejtësisht shtresa e mesme

Para

Thuaju “jo” takimeve për biznes në kafe

Para
Thuaju “jo” takimeve për biznes në kafe

Thuaju “jo” takimeve për biznes në kafe

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar