• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Profesionistët e lirë, nisma për të “rrëzuar” tatim-fitimin – Cilat janë rrugët që po ndjekin dhe argumentet kundër ligjit të ri?

nga Fast News
1 year më parë
në Biznes
0
Profesionistët e lirë, nisma për të “rrëzuar” tatim-fitimin – Cilat janë rrugët që po ndjekin dhe argumentet kundër ligjit të ri?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 29 mijë subjekte të kategorizuara si profesione të lira detyrohen të paguajnë tatim-fitim gjatë këtij viti.  Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat i cili ka hyrë në fuqi në Janar të 2024 ka sjellë pakënaqësi dhe reagime të shumta në radhët e profesionistëve të lirë. Kjo për arsyen sepse llogaritjet e kësteve të tatim fitimit është bërë bazuar në bilancet e vitit 2023, vit ku shumë nga këto subjekte duke mos qenë objekt i ligjit për tatim-fitimin dhe pa detyrim bilanci, nuk kanë deklaruar shpenzime, dhe si e tillë, detyrohen të paguajnë fatura më të kripura këstesh.

Profesionistët e lirë janë grupuar në disa forma të për të gjetur një rrugëzgjidhje mbi këtë taksim të ri, i cili do të rëndojë ndjeshëm tek këto subjekte e sidomos tek të vetëpunësuarit që kanë një qarkullim vjetor jo të lartë, të cilët nuk arrijnë të gjenerojnë as një pagë normale mujore.





Kështu janë dorëzuar disa padi në Gjykatën Kushtetuese nga grupe interesi dhe nga grupi Parlamentar i Partisë Demokratike për rrëzimin e ligjit për tatimin e profesionistëve të lirë si dhe pezullimin e tij deri në një vendimmarrje të gjykatës.

Nga ana tjetër, një grup tjetër profesionistësh ka marrë iniciativën për të përgatitur ankesë në Gjykatën Administrative të Apelit, ku pjesë e së cilës po bëhen të gjithë ata që preken nga ky taksim. Po ashtu po organizohen edhe për protesta.

Disa nga propozimet e bëra nga bizneset është zbatimi i ligjit s ai takon shpenzimeve të supozuara në masën 30 % dhe ndalesa e paradhënies së tatimfitimit të paktën për dy vite radhazi derisa biznesi të ketë një bilanc real tatimor, duke qenë se në 2023 nuk janë gjeneruar bilancet faktike të një aktiviteti, për shkak të mosdeklarimit të shpenzimeve.

Një ditë më parë, administrata tatimore sqaroi bizneset se njohja apriori e shpenzimeve në masën 30% për tatimpaguesit, që ushtrojnë aktivitet si “Shërbim profesional”, e cila është opsionale, aplikohet sipas Ligjit të ri vetëm në deklarimin e fitimit të vitit 2024, i cili kryhet brenda datës 31 mars 2025.  Sipas tatimeve, kjo nuk do të thotë që në përllogaritjen e kësteve paraprake për vitin 2024, nuk janë njohur shpenzimet e kryera nga tatimpaguesit, përderisa përllogaritja bazohet mbi fitimin e vetëdeklaruar të vitit 2023 dhe fitimi llogaritet si rezultat i të ardhurave dhe shpenzimeve faktike të realizuara.

Tatimet theksojnë se nuk ekziston asnjë mundësi teknike që këstet paraprake të vitit 2024 të llogariten mbi fitimin e vitit 2024./Tv Scan

Etiketa: aktualitet
Pas

Mercedes-Benz zbulon makinën e së ardhmes me inteligjencë artificiale

Para

Deputetja Jorida Tabaku, dëgjesë me profesionet e lira: Po goditet padrejtësisht shtresa e mesme

Para
Deputetja Jorida Tabaku, dëgjesë me profesionet e lira: Po goditet padrejtësisht shtresa e mesme

Deputetja Jorida Tabaku, dëgjesë me profesionet e lira: Po goditet padrejtësisht shtresa e mesme

Të Gjitha

Ndërtimet pa leje, Rama: Çdo godinë do të rrafshohet, nuk ka investitorë strategjikë në Theth

Ndërtimet pa leje, Rama: Çdo godinë do të rrafshohet, nuk ka investitorë strategjikë në Theth

nga Fast News
16:31 | 14/07/2025
0

Bitcoin arrin një nivel rekord mbi 121 mijë dollarë

Bitcoin arrin një nivel rekord mbi 121 mijë dollarë

nga Fast News
16:22 | 14/07/2025
0

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në juglindje

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në juglindje

nga Fast News
16:19 | 14/07/2025
0

Ekonomia globale e ngadalësuar, kërkon një ekuilibër të ri

Ekonomia globale e ngadalësuar, kërkon një ekuilibër të ri

nga Fast News
16:12 | 14/07/2025
0

Recent News

Ndërtimet pa leje, Rama: Çdo godinë do të rrafshohet, nuk ka investitorë strategjikë në Theth

Ndërtimet pa leje, Rama: Çdo godinë do të rrafshohet, nuk ka investitorë strategjikë në Theth

16:31 | 14/07/2025
Bitcoin arrin një nivel rekord mbi 121 mijë dollarë

Bitcoin arrin një nivel rekord mbi 121 mijë dollarë

16:22 | 14/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar