• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Një sipërmarrës shqiptar, president i skuadrës arbëreshe ‘San Giorgio Piana’

nga Fast News
1 year më parë
në Biznes
0
Një sipërmarrës shqiptar, president i skuadrës arbëreshe ‘San Giorgio Piana’
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një sipërmarrës shqiptar, që prej katër vjetësh drejton si president skuadrën e Piana degli Albanesi, qytet i banuar nga një komunitet arbëresh në Siçili. 40-vjeçari Evis Troka, ka mbërritur që prej dy dekadash në Itali dhe aktualisht,, bashkë me familjarët e tij merret me biznesin e mobilimit, si dhe përpunimin e kuarcit dhe gres porcelanatit.

Biznesmeni nga Kuçova ndjehet i lumtur për rezultatet e skuadrës “San Giorgio Piana” që ai drejton, dhe që sipas tij është pjesa kryesore e grupit të ekipeve në grupmoshat nga nga U-13 deri në U-19 vjeç.





“Sapo kemi fituar kampionatin përkates të kategorisë Promovuese, duke u ngjitur në Eccellenza (kategoria e fundit diletante) – tha Evis Troka.

Skuadra e komunitetit ka në gjirin e saj jo vetëm arbëreshë, por edhe djem të zonave përreth.

Piana degli Albanesi është një komunë me rreth 5.500 banorë, të cilën vendasit e quajnë Hora Arbëreshe, si pikë  referimi për të gjithë arbëreshët e Siçilisë.

Më pas Troka flet për skuadrën dhe motivet që e shtyjnë në këtë sipërmarrje sportive: “Ngjyrat e bluzës “San Giorgio Piana” janë kuq e zi, dhe stema e skuadrës nuk mund të mos ishte shqiponja me dy krerë, qe mbajmë në gjoks si mirënjohës të prejardhjes së arbëreshëve”.

Sipas djaloshit nga Kuçova “Ngjyrat kuq e zi dhe shqiponja me dy krerë që mbajmë në gjoks mbeten motivi për të cilin investoj tek kjo skuadër, sepse mbi të gjitha unë jam shqiptar”.

Evisi nuk i fsheh synimet e tij për ekipin e arbëreshëve që drejton.

“Objektivi personal është që të çoj sa më lart ngjyrat kuq e zi, dhe pse jo në të ardhmen, me ndihmën dhe afrimin e biznesmenëve, patriotëve dhe të apasionuarit e futbollit, të jemi skuadra e vetme shqiptare që militon në futbollin profesionist Italian – shprehet presidenti i San Giorgio Piana.

Ai është i lumtur për rezultatet e futbollistëve shqiptarë në Itali.

“Jam krenar pasi në të ardhmen do të kemi një ekip kombëtar pjesëmarrës dhe kompetitive, edhe në kampionatet e kontinentit apo në atë botëror – tha Evisi.

“Jam shumë optimist dhe i kënaqur me punën dhe ecurinë e kombëtares sonë – shprehet Evis Troka. Shoh shumë cilësi dhe rivalitet në grup, çka rrit konkurrencën dhe nivelin e skuadrës tonë kombëtare”. /shqiptarja

Etiketa: aktualitet
Pas

Java Globale e Parasë/ Drejtuesja e Marketingut në EasyPay: Misioni ynë, të rrisim përfshirjen financiare në vend

Para

“Arti i Zanave” një biznes social në mbështetje të grave të dhunuara

Para
“Arti i Zanave” një biznes social në mbështetje të grave të dhunuara

“Arti i Zanave” një biznes social në mbështetje të grave të dhunuara

Të Gjitha

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

nga Fast News
16:20 | 17/06/2025
0

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

nga Fast News
16:17 | 17/06/2025
0

Recent News

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

16:37 | 17/06/2025
Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

16:27 | 17/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar