• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Në Durrës Yachts Marina çmimet e apartamenteve shtrenjtohen rreth 8% në 1 muaj; Vetëm vendasit po blejnë në ajër!

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Në Durrës Yachts Marina çmimet e apartamenteve shtrenjtohen rreth 8% në 1 muaj; Vetëm vendasit po blejnë në ajër!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në “Durrës Yachts Marina” është njoftuar hapja e shitjeve përmes prenotimeve pa filluar nga puna projekti për një tjetër godinë me 181 apartamente.

Pas përfundimit të prenotimeve për shitjen e 233 apartamenteve në rezidencën “Parkview” që u mbajt më 8 Mars, tashmë parashikohet më datën 18 Prill të zhvillohen prenotimet për shitjen e pronave të një ndërtesë 7 katëshe në rezidencën “Parkland”.





Për pronat që do të dalin në shitje më 18 Prill, nga zyra e shitjes u pohua se apartamentet me sipërfaqe neto nga 61 m2 deri 141 m2 totali i vlerës së shitjes varion nga 110 mijë euro deri 400 mijë euro. Çmimet për metër katror nisin nga 1,800 deri 2,800 euro. Vendndodhja e objektit të ri në planimetrinë që shoqëron shitjen tregon se ndërtesa është në vijën e tretë të ndërtimit me largësi nga deti dhe me pamje ballore nga parku qendror i marinës.

Krahasuar me ankandin për prenotimin e shitjeve zhvilluar rreth 1 muaj më parë ( u mbajt në 8 Mars) çmimet maksimale të shitjes së pronave janë rritur rreth 8%. Për tipologjinë e apartamentit me sipërfaqe neto 58 m2 në rezidencën “ParkView” vlera e shitjes niste nga 110 mijë euro deri në 150

Për ndërtesat e para çmimet minimale të shitjes nisnin nga 1,650 euro për metër katror. Çmimet janë rritur rreth 9%.

Shitjet fillojnë pa lejen e ndërtimit, vetëm vendasit “guxojnë” të blejnë në ajër

Edhe për këtë objekt në “Durrës Yacht Marina” prenotimet për shitje do të zhvillohen pa u marrë leja e ndërtimit. Për këtë objekt sipas zyrës së shitjes leja e ndërtimit parashikohet të dalë pas 6 apo 7 muajsh.

Shitja vijon me skemën e pagesës së prenotimit prej 1,200 euro dhe shlyerjen e totalit të vlerës së blerjes së apartamentit nëpërmjet 7 kësteve. Tarifa e paguar për prenotim nuk kthehet, por blerësit i llogaritet në këstin e fundit të pagesës.

3 prej këtyre kësteve apo 40% e vlerës së apartamentit do të paguhet para marrjes së lejes së ndërtimit e ndarë në 20% e çmimit të blerjes që paguhet brenda 5 ditëve nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paraprake të Shitjes; 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 3 muaj nga data e lejes së ndërtimit dhe 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 6 muaj nga data e lejes së ndërtimit.

Nga zyra e shitjes u pohua gjithashtu se kërkesa për prenotimin e pronave kryesohet nga vendasit, ndërsa një pakicë të tyre është nga shqiptarët e diasporës apo emigrantët. Ndërsa numri i blerësve të huaj është pothuajse jo ekzistent.

Modeli i ri i prenotimit pa filluar ende nga puna projekti po zbatohet edhe nga investitorë të tjerë që pritet të zhvillojnë resorte në jug. Ermira Brozi drejtoresha e shitjeve dhe marketingut të grupit “Concord Investment” më herët pohoi për Monitor se kjo qasje e re, pra modeli i prenotimit fillestar të çmimit, ende pa filluar nga puna në kantier projekti, është mirëpritur nga ana e blerësve tanë potencialë, të cilët kanë procesuar edhe firmosjen e kontratës së prenotimit, veçanërisht kjo nga shtetasit shqiptarë të diasporës, por ama edhe ata të Kosovës.

Në Durrës Yacht Marina parashikohet ndërtimi i gati 13 mijë apartamenteve (4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8,600 në fazën e dytë), ndërsa do të këtë vetëm pak hotele me më shumë se 850 dhoma. Parashikohen vetëm 280 vende për jahte. 93% e sipërfaqes së ndërtimit të parashikuar do të jetë rezidenciale dhe nga 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Çfarë duhet të lini pas dore kur nisni një biznes

Para

Rritja e çmimeve të apartamenteve, ish ministri i Financave bën 10 paralajmërime

Para
Rritja e çmimeve të apartamenteve, ish ministri i Financave bën 10 paralajmërime

Rritja e çmimeve të apartamenteve, ish ministri i Financave bën 10 paralajmërime

Të Gjitha

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

nga Fast News
10:00 | 06/07/2025
0

Konstatimi i Bankës së Shqipërisë: Rreziku potencial që na vjen nga konfliktet botërore

Konstatimi i Bankës së Shqipërisë: Rreziku potencial që na vjen nga konfliktet botërore

nga Fast News
09:30 | 06/07/2025
0

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së/ Renditet si më i shkarkuari në Shqipëri. Në vend të tretë aplikacioni që mat diabetin

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së/ Renditet si më i shkarkuari në Shqipëri. Në vend të tretë aplikacioni që mat diabetin

nga Fast News
09:00 | 06/07/2025
0

Furtuna në bashki, cfarë po bëhet keq nga pushteti vendor? Paratë shkojnë për paga

Furtuna në bashki, cfarë po bëhet keq nga pushteti vendor? Paratë shkojnë për paga

nga Fast News
08:30 | 06/07/2025
0

Recent News

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

10:00 | 06/07/2025
Konstatimi i Bankës së Shqipërisë: Rreziku potencial që na vjen nga konfliktet botërore

Konstatimi i Bankës së Shqipërisë: Rreziku potencial që na vjen nga konfliktet botërore

09:30 | 06/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar