Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Menaxhimi i Financave Publike, çfarë parashikojnë 6 shtyllat e strategjisë së qeverisë

nga Fast News
2 years më parë
në Finance
0
Menaxhimi i Financave Publike, çfarë parashikojnë 6 shtyllat e strategjisë së qeverisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Financave ka nxjerrë për konsultim publik “Strategjinë e Menaxhimit të Financave Publike”, që parashikon një program reformash e nismash të rëndësishme, të dakordësuara edhe me Bashkimin Evropian, të projektuara për t’u implementuar deri në vitin 2030, si pjesë e progresit dhe negociatave të vendit për anëtarësim në BE. Masat e parashikuara në dokument janë të kategorizuara në gjashtë shtylla kryesore.

Shtylla 1: Programimi Makroekonomik dhe Monitorimi i Riskut. Disa nga objektivat për këtë shtyllë kanë të bëjnë me mirëmbajtjen dhe përmirësimin e mëtejshëm të sistemeve për zhvillimin dhe monitorimin e një politike të shëndoshë fiskale, realizimi i parashikimeve të avancuara makroekonomike dhe ndërmarrja e praktikave solide të menaxhimit të riskut fiskal, si dhe krijimi i Këshillit Fiskal.

Shtylla 2: Planifikimi i integruar strategjik dhe buxhetor, monitorimi dhe raportimi transparent. Disa nga objektivat e synuara në këtë shtyllë kanë të bëjnë me përmirësimin e mëtejshëm të procedurave dhe praktikave të planifikimit strategjik të integruar dhe planifikimin buxhetor afatmesëm në të gjitha nivelet e qeverisjes, sigurimi i monitorimit dhe raportimit transparent dhe rritja e pjesëmarrjes së publikut në proceset buxhetore, si edhe forcimi i mëtejshëm i monitorimit të zbatimit të buxhetit.

Shtylla 3: Menaxhimi dhe mobilizimi i të ardhurave. Disa nga objektivat në këtë shtyllë synojnë rritjen e mobilizimit të të ardhurave përmes zhvillimit dhe zbatimit të politikave të avancuara tatimore, përmirësimi i mëtejshëm i sistemeve të menaxhimit të taksave, si edhe modernizimi i sistemeve të menaxhimit të risk të administratës doganore, në përputhje edhe me kërkesat e BE-së, si edhe përditësimi e zbatimi i Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave, përmes rritjes së mirëadministrimit, shmangies së evazionit dhe luftës ndaj informalitetit.

Shtylla 4: Kontabiliteti dhe Menaxhimi i Zbatimit të Buxhetit. Në këtë shtyllë, reformat që synohet të ndërmerren synojnë forcimin e praktikave të menaxhimit të zbatimit të buxhetit, duke përfshirë përmirësimin dhe rritjen e përdorimit të Sistemit Informativ Financiar Qeveritar (SIFQ), zbatimin e reformave të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit Publik, forcimi i raportimit të praktikave të menaxhimit të borxhit, si edhe përmirësimi i mëtejshëm i pajtueshmërisë në procedurat e prokurorimit publik.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Shtylla 5: Kontrolli i Brendshëm Financiar Publik. Disa nga nismat në këtë shtyllë synojnë të përmirësojnë më tej sistemet për Kontrollin e Brendshëm Financiar Publik në përputhje me praktikat e pranuara nga BE-ja për menaxhim financiar, rritja e mëtejshme e profesionalizmit në praktikat e auditimit të brendshëm, forcimi i praktikave të Menaxhimit të riskut, si edhe forcimi i mëtejshëm i sistemeve të menaxhimit financiar për të absorbuar sa më mirë mbështetjen financiare të BE-së.

Shtylla 6: Mbikëqyrja e Jashtme. Disa nga objektivat e synuara kanë të bëjnë me rritjen e kontrollit dhe mbikëqyrjen e institucioneve të tjera në drejtim të menaxhimit të financave publike, duke përfshirë këtu Kontrollin e Lartë të Shtetit, si edhe Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat.

Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike, e hedhur për konsultim nga Ministria e Financave, synon të mbështesë një ekonomi më të zhvilluar dhe shërbime më të mira për qytetarët, të rrisë përgjegjshmërinë, transparencën, eficiencën dhe disiplinën fiskale në planifikimin dhe shpenzimin e fondeve publike, si edhe të adresojë një sërë sfidash në rrugëtimin e vendit drejt BE-së. Gjithashtu, Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike është një nga parakushtet e BE-së për përthitjen e fondeve evropiane nën instrumentin e mbështetjes buxhetore sektoriale.  

Etiketa: aktualitet
Pas

Kreditë po merren në lek, ja kush po financohet

Para

14 këshilla nga liderë për fillimin e një biznesi

Para
14 këshilla nga liderë për fillimin e një biznesi

14 këshilla nga liderë për fillimin e një biznesi

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Emigrimi i “trurit”, bizneset detyrohen të rrisin pagat e larta

Emigrimi i “trurit”, bizneset detyrohen të rrisin pagat e larta

nga Fast News
11:43 | 10/03/2026
0

Çelësi për të pasur një mendje të mprehtë

Çelësi për të pasur një mendje të mprehtë

nga Fast News
08:45 | 10/03/2026
0

Nafta shqiptare dhe lufta në lindje të mesme

Nafta shqiptare dhe lufta në lindje të mesme

nga Fast News
08:20 | 10/03/2026
0

Çmimi i hekurit, rritje deri në 40% – Shoqata e Ndërtuesve paralajmëron shtrenjtim të apartamenteve

Çmimi i hekurit, rritje deri në 40% – Shoqata e Ndërtuesve paralajmëron shtrenjtim të apartamenteve

nga Fast News
08:10 | 10/03/2026
0

Recent News

Emigrimi i “trurit”, bizneset detyrohen të rrisin pagat e larta

Emigrimi i “trurit”, bizneset detyrohen të rrisin pagat e larta

11:43 | 10/03/2026
Çelësi për të pasur një mendje të mprehtë

Çelësi për të pasur një mendje të mprehtë

08:45 | 10/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora