• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Mbi 30 mijë pensionistë i shtohen skemës, pjesa dërrmuese burra

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Mbi 30 mijë pensionistë i shtohen skemës, pjesa dërrmuese burra
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Skemës së pensioneve i janë shtuar gjatë vitit 2023, 30.247 të moshuar. Të dhënat janë bërë publike nga Instituti i Sigurimeve Shoqërorë. Pjesa më e madhe e këtyre pensionistëve janë burra, më saktësisht rreth 17 mijë dhe 13 mijë janë femra.

Por sa është mesatarisht pensioni që iu është lidhur këtyre të moshuarve?





Niveli mesatar mujore e një pensionisti për gjininë mashkullore është 16.702 lekë në muaj, ndërsa masa mesatare mujore për gjininë femërore është 14.077 lekë në muaj.  Për të dy gjinitë se bashku, pensioni mesatar llogaritet në 15.560 lekë në muaj, apo rreth 1/3 e pagës minimale në shkallë vendi.

Hendeku i përfitimeve midis meshkujve dhe femrave evidentohet ndër vite, gjë që lidhet drejtpërdrejt me hendekun e pagave midis dy gjinive. Duke qenë se pensioni llogaritet në bazë të kontributeve të derdhura mbi pagën, sa më e ulët të ketë qenë ajo, aq më e vogël është vlera e përfituar.

Nga ana tjetër, sa i takon numrit të pensioneve të mbyllura, rezulton se gjatë 2023-shit janë 13,727 pensionistë që kanë humbur jetën, duke bërë që numri real i shtesës të jetë 16.520 pensionistë.

Koha mesatare e “gëzimit” të pensionit është 21.1 vite. Aktualisht, mosha e daljes në pension për meshkujt është 65.2 vjeç, ndërsa për femrat 61.7 vjeç, ndërsa mosha mesatare për të dy gjinitë është 63.9 vjeç.

Etiketa: aktualitet
Pas

Vaji i ullirit bëhet artikulli më i vjedhur nga dyqanet spanjolle

Para

Ngadalësohet rritja e çmimeve, inflacioni zbret në mars në 2.3%

Para
Ngadalësohet rritja e çmimeve, inflacioni zbret në mars në 2.3%

Ngadalësohet rritja e çmimeve, inflacioni zbret në mars në 2.3%

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Biznese që mund t’i filloni me pak para

Biznese që mund t’i filloni me pak para

nga Fast News
09:00 | 11/09/2025
0

Publikohet formulari i ri i DIVA, kush ka fëmijë nën 18-vjeç do të paguajë më pak taksa

Publikohet formulari i ri i DIVA, kush ka fëmijë nën 18-vjeç do të paguajë më pak taksa

nga Fast News
08:30 | 11/09/2025
0

Ekonomia nuk krijon vende të reja pune, papunësia mbetet e pandryshuar

Ekonomia nuk krijon vende të reja pune, papunësia mbetet e pandryshuar

nga Fast News
08:00 | 11/09/2025
0

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

nga Fast News
21:42 | 10/09/2025
0

Recent News

Biznese që mund t’i filloni me pak para

Biznese që mund t’i filloni me pak para

09:00 | 11/09/2025
Publikohet formulari i ri i DIVA, kush ka fëmijë nën 18-vjeç do të paguajë më pak taksa

Publikohet formulari i ri i DIVA, kush ka fëmijë nën 18-vjeç do të paguajë më pak taksa

08:30 | 11/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar