• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Kartëmonedhat e reja me Mbretin Charles – Do të emetohen për herë të parë në 5 qershor 2024

nga Fast News
2 years më parë
në Bota
0
Kartëmonedhat e reja me Mbretin Charles – Do të emetohen për herë të parë në 5 qershor 2024
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kartëmonedhat e reja të Mbretërisë së Bashkuar me portretin e mbretit Charles III u prezantuan nga Guvernatori i Bankës së Anglisë dhe do të emetohen për herë të parë më 5 qershor 2024. Profili i mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II ka qenë një element kryesor i monedhave dhe kartëmonedhave britanike për dekada, por ndryshimi i monarkut do të thotë se paratë e sapo shtypura do të fillojnë të shfaqin fytyrën e mbretit Charles.

Megjithatë paratë me portretin e mbretëreshës do të jenë ende të vlefshme. Monedhat dhe kartëmonedhat e reja do të duken pothuajse identike me ato ekzistuese, me ndryshimin e vetëm që fytyra e mbretit Charles do të zëvendësojë atë të mbretëreshës Elizabeth II.

Kjo do të thotë se 5 paund i ri do të mbetet i gjelbër, 10 paund – portokalli, 20 paund – vjollcë dhe 50 paund – i kuq. Portreti i mbretit Charles do të printohet në njërën anë të çdo kartëmonedhe. Dallimi më i dukshëm, megjithatë, është se ai nuk mban një kurorë, siç ka qenë gjithmonë traditë me monarkët e së kaluarës.

Kartëmonedhat e reja janë bërë nga i njëjti material polimer si përsëritjet e fundit të parave të Mbretëreshës Elizabeth II. Kartëmonedhat dikur ishin prej letre, por polimeri është më i qëndrueshëm, kështu që kartëmonedhat zgjasin shumë më gjatë se paratë tradicionale të letrës.

Paratë me profilin e Mbretëreshës do të mbeten në përdorim pasi, sipas Bankës së Anglisë, kartëmonedhat e reja do të printohen vetëm për të zëvendësuar ato që janë konsumuar dhe për të përmbushur rritjen e përgjithshme të kërkesës për kartëmonedha.



Monedhat e para me portretin e Charles III janë nxjerrë tashmë që nga fundi i vitit 2022. Një total prej 9.6 milionë monedhash të reja do të hidhen fillimisht në qarkullim, ndërsa rreth 27 miliardë monedha janë aktualisht në qarkullim në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat mbajnë portretin e të ndjerës Elizabeth II: ato do të mbeten të vlefshme dhe nuk do të zëvendësohen nëse nuk dëmtohen ose konsumohen.

Etiketa: aktualitet
Pas

7 mijë vende pune. Ja çfarë qendre pritet të hapet në Kashar

Para

Zbardhen kriteret e Garancisë Sovrane për sektorin fason. Ja sa interesa do të paguajnë

Para
Zbardhen kriteret e Garancisë Sovrane për sektorin fason. Ja sa interesa do të paguajnë

Zbardhen kriteret e Garancisë Sovrane për sektorin fason. Ja sa interesa do të paguajnë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar