• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

BE çon përpara hekurudhën për Korridorin 8, kosto për dy segmentet shqiptare, 420 mln euro

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
BE çon përpara hekurudhën për Korridorin 8, kosto për dy segmentet shqiptare, 420 mln euro
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) njoftoi së fundmi se Komisioni Europian po çon para projektet hekurudhore që shoqërojnë Korridorin VIII.

Kostoja e totale e hekurudhës nga Durrësi në Bullgari është llogaritur në 2 miliardë euro, nga të cilat rreth 420 milionë euro do të investohen në pjesën shqiptare në dy segmentet e hekurudhës nga Durrësi në Rrogozhinë dhe më pas nga Rrogozhina në kufirin me Maqedoninë e Veriut.



Informacionet nga WBIF tregojnë se projektet në pjesën shqiptare janë në fazën përgatitore. Rrjeti hekurudhor formon lidhjen e brendshme lindje-perëndim midis Detit të Zi dhe Detit Jon, duke kaluar përmes Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Me ndihmën financiare të BE-së për përgatitjen e projekteve dhe bashkëfinancimin e investimeve sipas Planit Ekonomik, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po përmirësojnë linjat ekzistuese dhe duke ndërtuar hallkat që mungojnë përgjatë Korridorit VIII.

Shtrirja lindore e Korridorit VIII, e cila ndërlidh Maqedoninë e Veriut me Bullgarinë dhe Shqipërinë është pjesë e zgjerimit të rrjetit kryesor të Transportit Trans-Europian.

BE është duke zbatuar strategjinë “Global Gateway” që lidh vendet dhe rajonet në mbarë botën, duke nxitur investimet publike dhe private në një rrjet global të transportit dhe zinxhirëve të furnizimit.

Në sektorin e transportit, kjo strategji promovon investime në infrastrukturë që krijojnë mënyra transporti të qëndrueshme, të zgjuara, elastike, gjithëpërfshirëse dhe të sigurta.

Në këtë kuadër, hekurudhat po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje, pasi konsiderohet rrjet më i sigurt dhe i besueshëm për transportin e pasagjerëve dhe mallrave dhe me më pak ndikim në mjedis

Durrës – Rrogozhinë është segmenti parë i hekurudhës së Korridorit VIII. Ky projekt investimi do të rindërtojë 33.5 km linjë hekurudhore me kosto 62 mln euro, duke përfshirë sistemet e elektrifikimit, sinjalizimit dhe telekomunikacionit, nga Durrësi në Rrogozhinë.

Nisma e investimeve të Ballkanit Perëndimor sqaron se ky projekt do të jetë në përputhje me standardet e BE-së dhe do të mundësojë udhëtime më të shpejta, do të zvogëlojë kostot e mirëmbajtjes, do të përmirësojë sigurinë dhe do të lehtësojë zhvendosjen e transportit të mallrave dhe pasagjerëve nga rruga në hekurudhë, duke nxitur lidhjen rajonale.

Linja hekurudhore Rrogozhinë-Kufiri me Maqedoninë e Veriut është segmenti i dytë hekurudhor i Korridorit VIII dhe ka të bëjë me rehabilitimin e së gjithë linjës hekurudhore midis Rrogozhinës dhe Linit (120 km) si dhe ndërtimin e një lidhjeje hekurudhore 2.8 km nga Lini në kufirin me Maqedoninë e Veriut në Korridorin VIII, me kosto rreth 356 milionë euro.

BE-ja ka ofruar asistencë teknike për përgatitjen e projektit dhe bashkëfinancon segmentet e hekurudhës./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Edukimi ekonomiko-financiar/ Përse na shërben dhe si na mbron nga rreziqet e mashtrimet

Para

Situata në turizëm/ Auron Tare: Betoni në jug po shkatërron autenticitetin

Para
Situata në turizëm/ Auron Tare: Betoni në jug po shkatërron autenticitetin

Situata në turizëm/ Auron Tare: Betoni në jug po shkatërron autenticitetin

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar