Ka mundësi të pafundme për ata, të cilët janë të gatshëm të ecin drejt rrugës së vështirë të sipërmarrjes.
Gjashtë vite më parë e kam shkruar 10 Rregullat, i cili ka qenë libri më i shitur, sepse vazhdon të ndryshojë jetën e njerëzve. 10 Rregullat është bërë një lëvizje. A jeni gati të bëheni pjesë e saj? Asnjë libër nuk qëndron në listën e librave më të shitur, për gjashtë vjet, përveç në rastet kur përmbajtja është e mirë . 10 Rregullat do të vazhdojë të ndikojë në jetën e njerëzve për shumë vite që po vijnë. Ne kemi filluar Konferencën 10 të Rritjes këtë vit dhe mezi po presim ta bëjmë këtë një traditë vjetore. Kjo ishte një nga konferencat më të mëdha të sipërmarrjes për vitin 2017.
Sot unë dua të zbuloj pesë parimet në “10 Rregullat” të cilat ju duhet t’i aplikoni në jetën tuaj që të arrini një sukses të madh.
Nuk ka sasi të vogël të suksesit
Ka aq shumë para në këtë planet është çmenduri. Tregu i aksioneve mund të humbasë një trilionë dollarë dhe përsëri do të ketë bollëk të pasurisë në këtë planet. Suksesi nuk është një lotari, bingo, një garë me kalë, apo një lojë me karta e cila lejon vetëm një fitues.
Nuk do të ketë kurrë mungesë të suksesit sepse ajo është krijuar nga ata që nuk kanë kufizime në aspektin e ideve, kreativitetit, zgjuarsisë, talentit, inteligjencës, origjinalitetit, këmbënguljes dhe vendosmërisë. Vini re se i referohem suksesit si diçka që është e krijuar-e jo e fituar. Ndryshe nga bakri, argjendi, ari, apo diamantet-gjëra që tashmë ekzistojnë dhe që duhet t’i gjeni për t’i sjellë në treg-suksesi është diçka të cilën njerëzit e bëjnë.
Merrni përgjegjësi për të gjitha rezultatet
Marrja e përgjegjësisë për gjithçka në jetën tuaj është e vetmja mënyrë për të marrë kontrollin e jetës suaj. Qaramanët, ata që ankohen për çdo gjë, dhe viktimat thjesht nuk bëjnë tërheqjen apo krijimin e suksesit. Kjo nuk është vetëm për shkak se ata nuk janë të aftë; është për shkak se njerëzit të cilët arrijnë sukses duhet të ndërmarrin veprime të mëdha- dhe është e pamundur të ndërmerrni veprime të mëdha nëse ju nuk merrni përgjegjësi. Është e pamundur të bëni diçka pozitive kur jeni duke e kaluar kohën tuaj duke bërë justifikime. Suksesi nuk është diçka që ju ndodh juve; Është diçka që ndodh për shkak tëndin dhe për shkak të veprimeve që ju ndërmerrni.
Ndërmerrni vetëm veprime të mëdha
Kur ju filloni të operoni me veprime të mëdha, mentaliteti juaj do të ndërrojë dhe njëjtë edhe rezultatet tuaja. Ju do të përfundoni duke nxitur mundësi që ju do të duhet t’i trajtoni më herët, më vonë dhe në një mënyrë më ndryshe se që do të kishit bërë në një ditë ‘normale’, kështu që një ditë rutinë do të bëhet një gjë e së kaluarës. Ndërmarrja e veprimeve masive do të bëjë që njerëzit t’ju pyesin juve:
“Pse jeni jashtë aq vonë?”
“Pse po më thërret të shtunën?”
“Ju kurrë nuk dorëzoheni, apo jo?”
“Do të doja që njerëzit e mi të punonin kështu.”
Dhe “Çfarë po bëni për momentin?”
Nëse ju nuk krijoni probleme të reja, atëherë ju nuk jeni duke marrë veprime të mjaftueshme.
Frika është një tregues për të ndërmarrë veprim
Të kuptoni frikën nuk është e lehtë, por është vendimtare të arrini suksesin. Ndoshta frika ju ka ndaluar të thërrisni ndonjë klient, të investoni para në kompaninë tuaj, apo të zhvendoseni në një qytet të ri për një mundësi të madhe, apo të filloni një marrëdhënie në një nivel më serioz. Gjithkush përjeton frikë, por mënyra se si i përgjigjeni asaj, është ajo që bën ndryshimin në jetën tuaj. Frika është tregues i madh që njerëzit e pasur dhe të suksesshëm e shohin si sinjal për të vazhduar përpara dhe për të dalë në anën tjetër të hapësirës.
Kritika është një shenjë e suksesit
Edhe pse të kritikoheni nuk është sigurisht ndjenja më e mirë në botë, unë kam lajme të mëdha: Marrja e kritikave është një shenjë që ju jeni në rrugën e duhur. Kritika nuk është diçka që ju doni të shmangni; përkundrazi ajo është diçka që ju duhet ta prisni t’ju vijë, kur ju të filloni të arrini suksesin. Është e natyrshme të doni të shmangni kritikën sepse ajo zakonisht i referohet diçkaje negative. Megjithatë, sa më shumë kritika që të merrni, aq më shumë vëmendje jeni duke marrë, sepse njerëzit nuk mund të kritikojnë diçka pa ditur për të në fillim. Mos u fokusoni në atë që janë duke thënë. Fokusohuni në faktin se ju keni krijuar një sukses të tillë për të cilin njerëzit nuk mund të ndalen së foluri.
Nëse nuk e keni tashmë, merreni për vete një kopje të 10 Rregullave. Nëse ju tashmë e keni një kopje, merreni një për mikun tuaj. 10 Rregullat është një mënyrë e jetesës që do të ndryshojë përgjithmonë, thjesht hyni në Amazon dhe lexoni rekomandimet për veten tuaj. (Grant Cardone/ Entrepreneur)