• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Shtohet numri i makinave në rrugë, “Mercedez Benz” po konkurrohet fort nga markat e tjera

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Shtohet numri i makinave në rrugë, “Mercedez Benz” po konkurrohet fort nga markat e tjera
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjithmonë e më shumë automjete po qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, në fund të tremujorit të parë 2024 në vend qarkullonin gjithsej 887 mijë automjete. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri është rritur me 78 mijë makina ose me rreth 10%.

Marka “Mercedez Benz” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore me 18,0 %, e ndjekur nga marka “Volksëagen” me 16,0 % dhe “Daimler Chrysler” 8,6 %.



Megjithatë duket se mbretërimit të “Mercedez Benz” po i vjen gradualisht fundit, pasi “Volkswagen” po rritet më shpejt.

Diferenca mes tyre në raport me totalin e mjeteve është ngushtuar me gati 1 pikë përqindje në një vit. Nga 78 mijë automjete që u shtua në një vit, 17 mijë ishin të markës “Volkswagen”, 13 mijë ishin “Mercedez Benz”, gati 9 mijë Audi, 4.7 mijë Toyota, 3.4 mijë Ford.

Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, janë regjistruar për herë të parë 21.265 mjete rrugore. Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit të regjistruar për herë të pare, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (84,4 %) dhe “Motor” zënë (6,4 %).

Në tremujorin e parë, marka “Volksëagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë me 21,2 %, e ndjekur nga marka ““Mercedez Benz” me 16,8 %.

Numri më i lartë i mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë, është në qarkun e Tiranës, duke zënë 42,0 % ndaj mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend në tremujorin e parë 2024.

Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë, janë qarku Gjirokastër me 1,3 % dhe qarku Dibër me 1,8 % ndaj mjeteve rrugore gjithsej.

Gjatësia e rrjetit rrugor në shfrytëzim është 3.606* km, klasifikuar sipas kategorive, si autostradë, rrugë interurbane kryesore, rrugë interurbane dytësore, rrugë urbane dhe rrugë lokale. Rrugët interurbane dytësore zënë rreth 74,2 % të gjatësisë së rrjetit rrugor.

Sipas INSTAT, në tremujorin e parë 2024, numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë deri në Mars 2024 rezulton 887.321 mjete.

Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,7 %), “Automjetet për transport të përzier” (6,2 %) dhe “Motor” (5,6 %).

Në tremujorin e parë 2024, numri më i lartë i mjeteve rrugore gjithsej është regjistruar në qarkun e Tiranës, duke zënë 34,7 % të mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend, pasuar nga qarku i Durrësit me 13,5 % të mjeteve rrugore gjithsej.

Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore janë qarku i Gjirokastrës me 2,2 % dhe qarku i Kukësit me 2,3 % të mjeteve rrugore gjithsej.

Etiketa: aktualitet
Pas

Raporti i pasurisë: Në çfarë po investojnë njerëzit më të pasur këtë vit?!

Para

Mbretëria e Bashkuar ndalon fjalëkalimet e dobëta

Para
Mbretëria e Bashkuar ndalon fjalëkalimet e dobëta

Mbretëria e Bashkuar ndalon fjalëkalimet e dobëta

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar