• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Vendet me ekuilibrin më të mirë punë-jetë

nga Fast News
2 years më parë
në Lifestyle
0
Vendet me ekuilibrin më të mirë punë-jetë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në këtë epokë pas pandemisë, shumë punonjës punojnë nga distanca. Puna nga shtëpia mund t’i ndihmojë njerëzit të menaxhojnë përgjegjësitë e tyre profesionale dhe personale. Por, puna në distancë ka mjegulluar gjithashtu vijën, që ndan fundin e punës dhe fillimin e jetës personale, duke e bërë ende të pamundur arritjen e ekuilibrit punë-jetë. Market Australia, një kompani që ofron analiza dhe krahasime të tarifave të sigurimit, së fundmi renditi 40 vende, sipas ekuilibrit punë-jetë, që ato ofrojnë.

Gjendja e çdo vendi për vitin 2024, u përcaktua nga tetë faktorë: numri mesatar i orëve të punës në vit, minimumi i pushimit vjetor të paguar dhe pushimin mjekësor, kohëzgjatjet dhe tarifat e pushimeve të mëmësisë dhe atësisë, dhe rezultati i lumturisë së vendit, bazuar në anketat e Gallup World Poll.

Vendet e Europës dominuan të gjithë gjysmën e parë të listës, gjë që tregon, se rajoni bën një punë të shkëlqyer për të mbështetur punonjësit, në ruajtjen e një ekuilibri pozitiv punë-jetë.

Spanja zuri vendin e parë, duke u ofruar punëtorëve 30 ditë pushim vjetor me pagesë dhe gjashtë (ose më shumë) javë pushim mjekësor me pagesë, ndërsa gjithashtu u paguan prindërve 100% të pagave të tyre gjatë kur marrin leje.

Më e rëndësishmja, Spanja u jep leje të ngjashme si nënave (16 javë) dhe baballarëve (12 javë), dhe u jep shumë më shumë leje baballarëve se shumica e vendeve të tjera. Leja më bujare atërore ofrohet në Portugalinë fqinje (pesë javë me 100% të pagës) dhe Slloveni (katër javë me 100% të pagës).

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Më poshtë janë renditur 20 vendet me ekuilibrin më të mirë punë-jetë:

  1. Spanjë
    2. Luksemburg
    3. Francë
    4. Holandë
    5. Finlandë
    6. Bullgari
    7. Slloveni
    8. Estoni
    9. Lituani
    10. Austri
    11. Portugali
    12. Suedi
    13. Danimarkë
    14. Poloni
    15. Itali
    16. Rumani
    17. Belgjikë
    18. Hungari
    19. Letoni
    20. Greqi

Të gjitha këto vende, ofrojnë 20-30 ditë pushimi të paguar dhe gjashtë ose më shumë javë pushim mjekësor të paguar çdo vit.

Bullgaria ofron pushimin më të madh të mëmësisë: 58 javë me 90% të pagës. Greqia nuk ofron fare leje atësie, ndërsa Holanda, Suedia, Italia dhe Rumania ofrojnë vetëm një javë.

Në Gjermani, njerëzit punojnë më pak orë në vit, mesatarisht 1,340.9, në Danimarkë 1,371.6 orë, të ndjekur nga norvegjezët me 1,424.6. Danimarka gjithashtu, arriti një nga rezultatet më të larta në indeksin e lumturisë, e kryesuar nga Finlanda. Luksemburgu, Holanda dhe Austria ishin gjithashtu të renditur mirë.

Vendet e Amerikës së Jugut (asnjë prej të cilave nuk shfaqet në 20 vendet e para në përgjithësi), fituan tre vendet e para për numrin më të madh të orëve të punës. Kolumbianët punojnë më shumë, me 2,405.5 orë në vit – 1.8 herë më shumë se punëtorët gjermanë. Meksika (me 2226.3 orë) dhe Kili (me 1.962.8 orë) renditen afër.

Në SHBA, mesatarja për punëtorët, bie midis homologëve të tyre të Amerikës së Jugut dhe Europës, me 1,810.9 orë të punës në vit. Por, është mungesa e pushimeve të paguara – vjetore, për arsye shëndetësore dhe familjare – që e vendos vendin në fund të listës në përgjithësi. Kanadaja dhe Irlanda gjithashtu u renditën në fund./huffpost

Etiketa: aktualitet
Pas

Shqipëria ndalon importin e mishit nga 6 vende, ja arsyeja

Para

Paga 900 euro në shtet, ministri i Financave: Arrihet këtë vit

Para
Paga 900 euro në shtet, ministri i Financave: Arrihet këtë vit

Paga 900 euro në shtet, ministri i Financave: Arrihet këtë vit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga ardhja e Trump në pushtet

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga ardhja e Trump në pushtet

nga Fast News
18:02 | 06/02/2026
0

Emërimet e reja të qeverisë/ Shkëlqim Hajdari Prefekt i Tiranës, Dashnor Sula kryeinspektor

Emërimet e reja të qeverisë/ Shkëlqim Hajdari Prefekt i Tiranës, Dashnor Sula kryeinspektor

nga Fast News
17:56 | 06/02/2026
0

Shitjet online në 2025, rrobat dhe enët e kuzhinës më të shiturat, kryesisht në Instagram

Shitjet online në 2025, rrobat dhe enët e kuzhinës më të shiturat, kryesisht në Instagram

nga Fast News
17:44 | 06/02/2026
0

Qeveria propozon dy emrat për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre ish-ministri i Financave

Qeveria propozon dy emrat për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre ish-ministri i Financave

nga Fast News
17:33 | 06/02/2026
0

Recent News

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga ardhja e Trump në pushtet

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga ardhja e Trump në pushtet

18:02 | 06/02/2026
Emërimet e reja të qeverisë/ Shkëlqim Hajdari Prefekt i Tiranës, Dashnor Sula kryeinspektor

Emërimet e reja të qeverisë/ Shkëlqim Hajdari Prefekt i Tiranës, Dashnor Sula kryeinspektor

17:56 | 06/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar