• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Studimi: Televizori në dhomën e fëmijëve shkakton këtë pasojë të rëndë

nga Fast News
2 years më parë
në Lifestyle
0
Studimi: Televizori në dhomën e fëmijëve shkakton këtë pasojë të rëndë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Përveçse duhet të bëni kujdes me sasinë dhe cilësinë e ushqimit që u jepni fëmijëve tuaj, tani kujdes duhet të tregoni edhe për vendndodhjen e televizorit. Një studim i fundit ka zbuluar se fëmijët mund të bëhen obezë nëse shohin televizor në dhomën e gjumit.

Një motiv i obezitetit të shfrenuar te fëmijët mund të qëndrojë te vendosja e televizorit në dhomën e gjumit: një zakon që mesa duket do t’i bënte fëmijët më të shëndoshë. Kjo është zbuluar nga një studim i kryer prej shkollës së mjekësisë “Geisel” në Dartmouth, së bashku me qendrën e kancerit Norris Cotton.

Studimi, në bashkëpunim me disa universitete amerikane, ka marrë nën vëzhgim sjelljen e 6,500 fëmijëve midis moshës 10 dhe 14 vjeç, të gjithë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Televizori, në pjesën më të madhe të rasteve, ndodhej në dhomën e gjumit. Studimi zgjati 4 vjet dhe ka analizuar situatën, duke ndarë elemente të tjera të lidhura me rritjen e peshës, si zakonet e të ushqyerjes, sjelljen me sportin ose jetën sedentare.

Në mungesë të këtyre faktorëve, fëmijët që kishin televizor në dhomë paraqisnin në çdo rast një masë trupore të rritur me 0,24 dhe një shtim në peshë me 500 gramë në vit. Gjithashtu, sipas Andrea Vania, konsulente e Shoqatës Italiane të Pediatrisë, televizori në dhomën e gjumit, i induktuar kryesisht nga mënyra globale e jetesës së fëmijëve dhe e të rinjve, zvogëlon numrin e orëve të gjumit dhe ndoshta i shtyn fëmijët drejt një jete më sedentare apo e të qëndruarit ulur.

Ky është vetëm fillimi i një vëzhgimi më të gjerë që do të përfshijë gjithashtu edhe kompjuterin, tabletin dhe smartphone, që sigurisht paraqesin një nivel ndikimi në sjelljen sedentare të fëmijëve. Studimi, për herë të parë, shqyrton varësisë e televizorit të barazuar me zakonet e këqija të të ngrënit, duke ndjekur një teori që mesa duket nuk ishte edhe aq e gabuar. Ndërkaq, televizori në dhomë mund të zvogëlojë orët e gjumit të fëmijëve, duke i bërë automatikisht më të lodhur dhe sedentarë gjatë ditës, në një kohë kur duhet të lëvizin shumë.

Pra, këshilla është: edukojini fëmijët që ta shohin televizorin si një objekt të lidhur me një orar të caktuar. Pasi ai orar kalohet, televizori fiket dhe lihet normalisht atje ku është, mundësisht në sallon ose në kuzhinë. Ndërkaq, edhe ju si prindër duhet të jepni shembullin më të mirë, pra që as ju mos ta mbani televizorin në dhomën e gjumit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Shprehjet pasive-agresive i bëjnë njerëzit të mos ju respektojnë

Para

Shqipëria drejt uljes së borxhit, inflacioni i lehtëson punën qeverisë

Para
Shqipëria drejt uljes së borxhit, inflacioni i lehtëson punën qeverisë

Shqipëria drejt uljes së borxhit, inflacioni i lehtëson punën qeverisë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

nga Fast News
19:48 | 07/11/2025
0

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

nga Fast News
14:12 | 07/11/2025
0

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

nga Fast News
14:07 | 07/11/2025
0

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

nga Fast News
09:35 | 07/11/2025
0

Recent News

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

19:48 | 07/11/2025
200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

14:12 | 07/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar