• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Miti i përfitimeve që vijnë nga kapitali i huaj!

nga Fast News
2 years më parë
në Analizë
0
Miti i përfitimeve që vijnë nga kapitali i huaj!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Irena Beqiraj, eksperte për ekonominë

Në publik sa herë flitet për investime me kapital të huaj, një ngazëllim i shfrenuar buron jo vetëm nga komentuesit por fatkeqsisht edhe nga ekonomistët.

Teorikisht, flukset hyrëse të kapitalit të huaj përdoren për të balancuar investimet. Ekonomitë që kanë normë më të ulët të kursimit krahasuar me normën e investimit (pra kanë e deficit kursimesh) kane nevojë për kapitale te huaja.

Së dyti, kanë nevojë për flukse hyrëse të kapitalit të huaj ekonomitë që kanë deficite tregtare (importet janë më shumë se eksportet). Së treti, përveç plotësimit të deficiteve, flukset e huaja te kapitalit pretendohet se sjellin edhe teknologji e njohuri të klasit botëror.

Megjithatë, ndërsa kalojmë nga tekstet ekonomike tek politikat dhe zbatimit te tyre, vërtetohet shprehja se nga “e thëna në të bërë është në mes një det I tërë”

Ndërsa ekonomitë me deficit në investime edhe deficite tregetar u hapën ndaj flukseve hyrëse të kapitalit të huaj, ato u përballën me shumë probleme, pasi flukset hyrëse të kapitalit të huaj ndikuan në forminim e ekonomive jokonkurruese, edhe të varura nga investimet e huaja.

Në fund të viteve 1950, ekonomia e Holandës zbuloi burime të reja nafte, të cilat çuan në një rritje të flukseve hyrëse të kapitalit. Flukset e larta nga ana e tyre çuan në mbivlersimin monedhës vendase, e cila nga ana tjetër e bëri që ekonomia të drejtohej nga eksportet jokonkurruese. Po ashtu ekonomia shqiptare investimet e huaja i ka përqëndruar kryesisht tek shfrytëzimi i burimve natyrore ndërtimi, edhe turizmi duke e lenë sektorët e tjerë të ekonomisë tërësisht jokonkurues.

Miti se një investim mjafton të jetë i bollshëm edhe i huaj edhe automatikisht është i mirë për ekonominë i takon shekullit të kaluar.

Edhe FMN-ja e cila deri para 2012, ka pasur një qasje shumë liberale ndaj flukseve të kapitalit duke sygjeruar shmangjen e çdo lloj kontrolli mbi kapitalin e huaj, e ka abandonuar tanimë atë. Në vitin 2022 Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) publikoi një seri politikash të titulluar “Rishikimi i pikëpamjes institucionale mbi liberalizimin dhe menaxhimin e flukseve të huaja të kapitalit”, ku njeh risqet që vijnë nga përdorimi pa kriter e i pastudiuar i kapitalit të huaj . Aty parashtrohet se zhvillimi i nxitur nga kapitali i huaj ka pasoja. Një ndër to është se fitimet transferohen jashtë vendit pritës, duke dobësuar aftësinë e firmave vendase për të “përparuar”, duke lënë kështu pak perfitime reale ne ekonomi .

Trasferimi i përfitimeve jashtë vendit është edhe më i dukshëm kur investimi i huaj bëhet në sektorë ku vendet e punës kanë produktivitet e paga të ulta , apo ku qeveria ofron prona publike edhe lehtesime fiskale duke e lenë vendin pritës thuajse duarbosh . Ndaj jo cdo investim I huaj duhet brohoritur, e aq më pak duhet pranuar si fat i madh!

Sot pyetja që të gjithë ekonomistët duhet të shtrojnë e më pas të argumentojne është a kemi nevojë për më shumë ndërtim të cilit për ta zbukuruar e për ta shitur si zhvillim i veshim kostumin turistik, ndërsa ta bërë me rentabël për investitorin i vendosim si bixhu kazinotë?

Qeveria krenohet, sepse përtej publikut fatkeqsisht shumë e ekonomistë kanë mbetur peng ( për arsye të tjera jo paditurisë ) të mitit të shekullit të kaluar. Sot ky mit duhet të bjerë!

Etiketa: aktualitet
Pas

Euro drejt 100 lekëve gjatë verës? Këshillat e ekspertëve

Para

9 fjali që s’i dëgjon nga njerëzit e suksesshëm

Para
9 fjali që s’i dëgjon nga njerëzit e suksesshëm

9 fjali që s’i dëgjon nga njerëzit e suksesshëm

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

nga Fast News
17:45 | 06/11/2025
0

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

nga Fast News
17:10 | 06/11/2025
0

Pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro! Analiza: Disa janë debatuar si raste madhore korrupsioni

Pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro! Analiza: Disa janë debatuar si raste madhore korrupsioni

nga Fast News
16:20 | 06/11/2025
0

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

nga Fast News
09:00 | 06/11/2025
0

Recent News

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

17:45 | 06/11/2025
Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

17:10 | 06/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar