• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Kontratat e qeverisë/ Prokurimet publike kapërcejnë 1 miliard euro në vitin 2023

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Kontratat e qeverisë/ Prokurimet publike kapërcejnë 1 miliard euro në vitin 2023
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vlerësohet në mbi 1 miliard euro vlera e kontratave të prokurimeve publike që qeveria ligji gjatë vitit 2023. Shifra është bërë e ditur në analizën vjetore të Agjencisë së Prokurimit Publik.

Sipas të dhënave në këtë document, kjo shumë përkon me një numër prej 4007 kontratash të cilat kishin një fond limit prej 125 miliardë lekë. Finalizimi i garës për këto procedura ka bërë që fondi i fituar ndaj atij limit të jetë sa 84.9 për qind. Një shifër kjo dukshëm më e ulët në raport me vitet e tjera kur ka qenë mbi 90 për qind (konkretisht në vitin 2022 kjo shifër ishte 91.6 për qind.





“Sa i takon kursimit, gjatë vitit 2023, konstatohet fakti se vlera totale e kursyer e procedurave të fituara ndaj fondit total limit shprehur në përqindje është 15% dhe krahasuar me vitin e kaluar kjo vlerë është domethënëse më e lartë se në vitin 2022 (ku kjo vlerë ishte 8.4%) gjë që tregon rritje të efektivitetit në përdorimin e fondeve publike” vlerëson APP në raport.

I njëjti dokument vlerëson se edhe numri i procedurave me negocim pa shpallje paraprake ka pasur një peshë të ulët në totalin e fondit të prokuruar dhe të fituar.

“Krahasuar me numrin total tё procedurave tё përfunduar me fitues (procedura mbi kufirin e procedurave me vlerë të vogël + negocim pa shpallje), procedurat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës përbëjnë 2.9% tё tyre. Nё çdo rast, sikundër rezulton nga tё dhënat e analizuara, fondi i fituar pёr procedurat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës (2.3 miliardë lekë) është shumë më i ulët, krahasuar me fondin e fituar të procedurave të përfunduara me fitues (procedura mbi kufirin e procedurave me vlerë të vogël +negocim pa shpallje) (114 miliardë lekë) duke zёnё vetëm 2% tё fondit total tё fituar të procedurave tё përfunduara me fitues” thuhet në raport.

Në total në sistemin e APP gjatë vitit 2023 janë publikuar 5250 procedura me një fond limit prej 134 miliardë lekë. Të paktën 1369 procedura janë anuluar përgjatë vitit të shkuar çka ka bërë që numri i procedurave për të cilën është finalizuar gara të jetë më i ulët. Kjo do të thotë se më pak se 1 në katër procedura prokurimi të hapura në sistem është anuluar.

Sipas APP nga analizimi i të dhënave për periudhën Janar – Dhjetor 2023 vërehet se, numrin më të madh të procedurave të shpallura e zënë procedurat për prokurimin e mallrave me 2,785 procedura të shpallura në total ose 53% të procedurave të shpallura, duke vijuar me procedurat për shërbimet 1,528 procedurave të shpallura.

Etiketa: aktualitet
Pas

Rritja spetakolare e çmimit të Bitcoin/ Niveli më i lartë në historinë 15 vjeçare të tij

Para

Këto janë gjërat që duhet t’i keni në mendje kur e zgjidhni karrierën tuaj

Para
Këto janë gjërat që duhet t’i keni në mendje kur e zgjidhni karrierën tuaj

Këto janë gjërat që duhet t’i keni në mendje kur e zgjidhni karrierën tuaj

Të Gjitha

“Zjarrvënia njësoj si vrasja në Kodin Penal”, Rama publikon pamjet e ndezjes së zjarrit dhe jep këtë mesazh

“Zjarrvënia njësoj si vrasja në Kodin Penal”, Rama publikon pamjet e ndezjes së zjarrit dhe jep këtë mesazh

nga Fast News
10:08 | 12/08/2025
0

Zonat e prekura nga zjarret, gadishmëri për të garantuar furnizimin me energji në zonat e prekura

Zonat e prekura nga zjarret, gadishmëri për të garantuar furnizimin me energji në zonat e prekura

nga Fast News
10:02 | 12/08/2025
0

Kërkesat e BE, bëhet gati ligji i ri për “Për Statutin e Shoqërisë Evropiane”

Kërkesat e BE, bëhet gati ligji i ri për “Për Statutin e Shoqërisë Evropiane”

nga Fast News
09:56 | 12/08/2025
0

Zjarret përfshijnë vendin, 30 vatra aktive në territor

Zjarret përfshijnë vendin, 30 vatra aktive në territor

nga Fast News
09:42 | 12/08/2025
0

Recent News

“Zjarrvënia njësoj si vrasja në Kodin Penal”, Rama publikon pamjet e ndezjes së zjarrit dhe jep këtë mesazh

“Zjarrvënia njësoj si vrasja në Kodin Penal”, Rama publikon pamjet e ndezjes së zjarrit dhe jep këtë mesazh

10:08 | 12/08/2025
Zonat e prekura nga zjarret, gadishmëri për të garantuar furnizimin me energji në zonat e prekura

Zonat e prekura nga zjarret, gadishmëri për të garantuar furnizimin me energji në zonat e prekura

10:02 | 12/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar