Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Intervista për New York Post/ Dhëndri i Trump shpjegon pse po investon në Shqipëri dhe Serbi

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Intervista për New York Post/ Dhëndri i Trump shpjegon pse po investon në Shqipëri dhe Serbi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dhëndri i ish presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner ka shpjeguar në një intervistë eksluzive për New York Post planet e tij për ndërtimin e resorteve dhe hoteleve luksoze në Shqipëri dhe Serbi.

Përpjekja e Kushner në rajon vjen në një kohë që firma e kapitalit privat me bazë në Majami, ‘Affinity Partners’, po shqyrton investime që tejkalojnë 1 miliard dollarë, me shpresën për të riformuar peizazhin e turizmit dhe pasurive të paluajtshme në Europën Juglindore. Ndër projektet ambicioze është shndërrimi i ishullit të Sazanit të Shqipërisë, dikur një bastion ushtarak, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman.

Në intervistë, Kushner shprehet se mundësia për të zhvilluar 3 milje vijë bregdetare të mrekullueshme dhe një ishull 1400 hektarësh në mes të zemrës së Mesdheut është unike. Ai thekson se uji është blu kristal si Maldivet. Plazhet janë të mrekullueshme dhe ky është vetëm një nga këto vende të veçanta.

Kushner shprehet i mahnitur nga sektori i turizmit në zhvillim i Shqipërisë, i nxitur nga rritja e tij e shpejtë dhe vlerësimi ndërkombëtar. Veçanërisht, Ksamili është ndër destinacionet kryesore globale në Airbnb, duke reflektuar daljen e vendit nga e kaluara e tij komuniste për t’u bërë një pikë e frekuentuar për turistët që kërkojnë vende të paprekura dhe historike. Dikur e quajtur “Koreja e Veriut e Europës”, Shqipëria ka pësuar një evolucion dhe tani krenohet me stabilitetin makroekonomik, një industri turistike në rritje dhe një në rritje për investitorët ndërkombëtarë, vijon më tej shkrimi i prestigjozes amerikane.

Të dhënat nga UNËTO – Organizata Botërore e Turizmit të Kombeve të Bashkuara, vlerësojnë Shqipërisë si destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Europë, duke e pozicionuar atë përkrah vendeve me turizëm masiv botëror si Katari dhe Arabia Saudite.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Joshja e Ballkanit shtrihet përtej Shqipërisë, me Affinity që synon një tjetër sipërmarrje në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Këtu, Kushner planifikon të rivitalizojë një zonë historike të braktisur që nga bombardimet e NATO-s në 1999-ën, duke ndërtuar një hotel luksoz, qendra tregtare dhe mbi 1500 rezidenca. Sipërmarrjet e Kushner përputhen me transformimin më të gjerë ekonomik të rajonit.

Ndërsa ‘Affinity’ ndërmerr këto nisma të guximshme, Kushner është i vetëdijshëm për potencialin e tyre për të katalizuar zhvillimin e mëtejshëm në rajon, duke formuar ndoshta vatër tjetër të turizmit dhe investimeve. Sipas një draft marrëveshje të parë nga ‘The Times’, qeveria serbe do t’i japë Kushner një qira 99-vjeçare pa pagesë dhe akses për të ndërtuar një hotel luksoz, një kompleks apartamentesh dhe një muze në vendin historik. Ende në fazat e hershme të zhvillimit, nuk dihet se kur do të përfundojnë këto projekte.

Etiketa: aktualitet
Pas

Paga 900 euro në shtet, ministri i Financave: Arrihet këtë vit

Para

Cmimi i arit në nivele rekord. Nuk dihet fundi

Para
Cmimi i arit në nivele rekord. Nuk dihet fundi

Cmimi i arit në nivele rekord. Nuk dihet fundi

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Doganat: Nga falja e 50% të detyrimeve përfituan 260 subjekte, u fshinë 1.8 mln euro gjoba

Doganat: Nga falja e 50% të detyrimeve përfituan 260 subjekte, u fshinë 1.8 mln euro gjoba

nga Fast News
16:03 | 07/07/2026
0

Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë nga sëmundjet endokrine, diabeti mbetet shkaku kryesor

Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë nga sëmundjet endokrine, diabeti mbetet shkaku kryesor

nga Fast News
16:02 | 07/07/2026
0

Më pak interes për pasaportën shqiptare, bie me 46% shtetësia shqiptare për të huajt me 2025

Më pak interes për pasaportën shqiptare, bie me 46% shtetësia shqiptare për të huajt me 2025

nga Fast News
09:17 | 07/07/2026
0

Rivlerësimi i pronës me 5%, Tatimet: Arrin 104.3 mln euro shuma e kursyer për qytetarët

Rivlerësimi i pronës me 5%, Tatimet: Arrin 104.3 mln euro shuma e kursyer për qytetarët

nga Fast News
08:55 | 07/07/2026
0

Recent News

Doganat: Nga falja e 50% të detyrimeve përfituan 260 subjekte, u fshinë 1.8 mln euro gjoba

Doganat: Nga falja e 50% të detyrimeve përfituan 260 subjekte, u fshinë 1.8 mln euro gjoba

16:03 | 07/07/2026
Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë nga sëmundjet endokrine, diabeti mbetet shkaku kryesor

Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë nga sëmundjet endokrine, diabeti mbetet shkaku kryesor

16:02 | 07/07/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora