• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Evazioni në turizëm, hotelet deklarojnë 9 herë më pak se xhiro reale

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Evazioni në turizëm, hotelet deklarojnë 9 herë më pak se xhiro reale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Evazioni fiskal dhe informaliteti mbetet i lartë në sektorin e turizmit. Dëshmi e qartë për këtë ishte fakti se pavarësisht boom-it të mbi 10 milionë turistëve vitin e kaluar, të ardhurat në buxhetin e shtetit ishin të pakta.

Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Financave, strukturat hoteliere deklarojnë 8-9 herë më pak se qarkullimi real. Për këtë arsye është vendosur që të përcaktohen çmime reference dhe kuota për kapacitetin e shfrytëzimit të dhomave.



“Patëm vjet 10 milionë turistë, kemi bere përllogaritje sa ditë qëndrimi kanë, sa janë shpenzimet e tyre ditore, sa janë të ardhurat që gjenerohen nga ata, shpenzimet për ushqimin dhe kemi arritur në konkluzion që kemi problematika të mëdha dhe duhet ti adresojmë. Ka nënraportim të kapaciteteve dhe qarkullimit që bëjnë, turnoveri është 8-9 herë më i madh se qarkullimi real. Një nga mekanizmat dhe pse jo më i mirë është caktimi i kuotave. Dhe nuk është e paarsyeshme që të moscaktohen referencat. Natyrisht që kontrolli është më i mirë, por nuk mund të kontrollojmë çdo strukturë në çdo cep të vendit. Kemi ndërhyrë dhe përmes ligjit të turizmit, ku do të bëhet regjistri i strukturave, dhe administrata tatimore do të ketë një regjistër të plotë  për ti kontrolluar”, deklaroi Niko Lera, drejtor i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave.

Konkretisht, qarkullimi real nga strukturat do të duhej të ishte në nivelin e 3 miliardë lekëve. Por informaliteti është ekzistent edhe në qiradhëniet afatshkurtra përmes platformave Booking dhe AirBNB.

“Qarkullimi është 2 miliardë dollarë , 1 miliardë konsumi dhe në total 3 miliardë. Në deklarimet e tatimpaguesve që ushtrojnë veprimtari në fushën e hoteleve, qarkullimi rezulton 200 milionë. Por jo të gjithë flenë në hotele të regjistruara. Në 10 milionë turistë, 1.5 milionë janë vëllezërit kosovarë që rrinë tek miq, të njohur, shoqëri. Një pjesë e madhe e strukturave akomoduese janë biznese të vogla. 70-80 për qind janë skemës së TVSH dhe s’kemi informacion për ato. Prandaj kërkohet reformë dhe gjithëpërfshirje. Siç po marrim masa për subjektet që reklamojnë në AirBNB dhe booking. Kemi shumë për të bërë. Ka shumë faktorë që ndikojnë në këtë gjendje”, u shpreh Lera.

Skema e referencave është pjesë e projektligjit “Për turizmin”, që qeveria e ka sjellë për diskutim në komisionet parlamentare.

Etiketa: aktualitet
Pas

Shqiptarët duan të ikin, kërkesat për azil mbeten të larta, rriten edhe deportimet

Para

Si mund të transformojnë biznesin këto 2 mundësi të rritjes së mediave sociale

Para
Si mund të transformojnë biznesin këto 2 mundësi të rritjes së mediave sociale

Si mund të transformojnë biznesin këto 2 mundësi të rritjes së mediave sociale

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar