• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ekonomia pa besim, treguesi në rënie për të dytin muaj rradhazi

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Ekonomia pa besim, treguesi në rënie për të dytin muaj rradhazi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bizneset dhe konsumatorët janë pesimistë për ekonominë. Treguesi i besimit në ekonomi është në rënie për të dytin muaj rradhazi. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, Treguesi i ndjesisë ekonomike shënoi në shkurt një rënie prej 2.6 pikësh në krahasim me janar. Ngadalësimi u përcaktua nga rënia e besimit konsumator, si dhe rënia e besimit në sektorët e industrisë, shërbimeve dhe tregtisë. I vetmi sektor që ka shënuar rritje të besimit është ndërtimi.

Treguesi i besimit të industrisë (TBI) ra me 8.6 pikë përqindje në muajin shkurt, i ndikuar nga vlerësimet jo shumë optimiste për prodhimin aktual dhe për kontratat porositëse. Niveli i TBI-së është pothuajse i njëjtë me mesataren e vet historike. Pritjet e bizneseve të këtij sektori për prodhimin, punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë në rënie krahasuar me ato të një muaji më parë.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u rrit me 6.8 pikë përqindje në muajin shkurt. Ky tregues qëndron rreth 25 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Rritja këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues. Paralelisht me të, pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje.

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) ra me 2.2 pikë përqindje. Megjithatë, niveli i TBSH-së qëndron rreth 6 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë.Të dy komponentët përbërës të treguesit, ecuria aktuale e aktivitetit si dhe niveli i kërkesës, kanë regjistruar rënie. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen janë gjithashtu në rënie.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Treguesi i besimit në tregti (TBT) u tkurr me rreth 10 pikë përqindje në muajin shkurt, i ndikuar kryesisht nga vlerësime jo optimiste mbi ecurinë aktuale të biznesit dhe pritjet për punësimin. Bizneset e sektorit presin rënie të porosive dhe të ecurisë së biznesit edhe në të ardhmen e afërt. Niveli aktual i TBT-së qëndron pranë mesatares historike. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë vlerësuar në rritje.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) vijoi rënien për të katërtin muaj radhazi, duke zbritur me 0.8 pikë përqindje në muajin shkurt. Megjithatë, niveli aktual i treguesit mbetet pranë mesatares historike. Vlera e TBK-së këtë muaj u përcaktua nga pritjet më pak optimiste për situatën financiare dhe blerjet në shuma të mëdha për të ardhmen. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve dhe për punësimin në të ardhmen janë rishikuar në rënie.

Etiketa: aktualitet
Pas

Turizmi/ 3 mijë struktura informale në Airbnb, mbizotëron Tirana

Para

Samiti BE me vendet e Ballkanit Perendimor dhe plani i zgjerimit

Para
Samiti BE me vendet e Ballkanit Perendimor dhe plani i zgjerimit

Samiti BE me vendet e Ballkanit Perendimor dhe plani i zgjerimit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

nga Fast News
13:00 | 11/01/2026
0

3.2 milionë $ për një peshk

3.2 milionë $ për një peshk

nga Fast News
12:30 | 11/01/2026
0

Kush e ka fajin?! Pa ndërhyrje, përmbytjet do të prodhojnë dëme të kushtueshme për ekonominë

Kush e ka fajin?! Pa ndërhyrje, përmbytjet do të prodhojnë dëme të kushtueshme për ekonominë

nga Fast News
11:48 | 11/01/2026
0

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

nga Fast News
11:15 | 11/01/2026
0

Recent News

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

13:00 | 11/01/2026
3.2 milionë $ për një peshk

3.2 milionë $ për një peshk

12:30 | 11/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar