• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Barazia Gjinore

Credins bank lançon produktin risi kredia Start-UP. Alternativa më e mirë për gratë sipërmarrëse!

nga Fast News
1 year më parë
në Barazia Gjinore
0
Credins bank lançon produktin risi kredia Start-UP. Alternativa më e mirë për gratë sipërmarrëse!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në orvatjen e krijimit të standardeve të reja ekonomiko-sociale në rang global, roli gruas është parë si një faktor i rëndësishëm që sjell jo vetëm progres por edhe stabilitet në shumë sfera të jetës. Sot kudo nëpër botë lobohet për një pjesëmarrje dhe përfaqësim më të madh të grave në politikë, biznes, në shoqërinë civile, e cila shpesh është vendimtare për tejkalimin e ndarjeve brenda shoqërisë dhe krijimin e një jetë më të mirë për të gjithë.

Në këtë aspekt Credins, është model në hartimin dhe zbatimin e politikave integruese të stafit  të saj, (grave dhe vajzave në punë) duke i konsideruar ato si faktorin kryesor të suksesit të saj. Credins ka ditur gjithmonë të jetë promotor i zhvillimit të gruas, ku nëpërmjet paketave financiare të dedikuara, bonuseve specifike apo edhe trajnimeve të shumta ka krijuar kushte dhe klimë të përshtatshme për integrimin e tyre. Nga ana tjetër, Credins ka gjetur mënyra të ndryshme për t’iu ardhur në ndihmë grave/vajzave në nevojë, apo edhe asaj kategorie që kanë synimin në zhvillimin e karrierës, biznesit, arsimit, etj duke i mbështetur përmes bashkëpunimeve të ndryshme.



Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars, Credins bank ka lançuar produktin më të ri, dedikuar të gjitha grave dhe vajzave sipërmarrëse, që kanë ambicie për të rritur biznesin e tyre, apo krijuar atë. “Kredia Start-up”, është një produkt i dizenjuar tërësisht për gratë/vajzat që kanë nevojë të financojnë dhe forcojnë biznesin e tyre. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të mbështetur gjithashtu edhe bizneset e reja, si një rast mjaft i mirë për të përforcuar pozitat e një biznesi të sapo nisur. Për këtë arsye Credins bank ka krijuar kushte mjaft fleksibël në benefitet që ofron, përmes këtij produkti.

Çdokush që ka një llogari bankare në Credins bank, (në rast se jo duhet ta çelë), mund të marrë kredinë Strat-up, me një vlerë monetare deri në 50,000 Euro (ose ekuivalenti në lekë) ku në 6 muajt e parë paguhet vetëm interesi. Çelja dhe mirëmbajtja e llogarisë është pa komision deri në 12 muaj, si dhe ofrohet pa kolateral.

Ajo çfarë e bën mjaft të veçantë këtë produkt është që sipërmarrëset do të kenë gjithashtu një super benefit të ofruar nga banka Credins, trajnime falas në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm. Kjo është një mundësi që çdo grua/vajzë të orjentohet apo të mentorohet edhe më shumë në fushën e biznesit, mbi rrisqet e tij, hapat dhe organizimin e duhur, duke i bërë ato më të sigurta.

Mbështetja dhe fuqizimi ekonomik i grave nëpërmjet aksesit në financim, kontribuon drejtpërdrejt gjithashtu edhe në rritjen e satandardit ekonomik të vendit. Në këtë aspekt Credins bank, e sheh të arsyeshme investimin dhe fuqizimin tek çdo grua, edhe si një formë promovimi të barazisë gjinore, të cilën banka e promovon përmes politikave të saj të përgjegjësisë sociale, si dhe objektivit nr. 5 të SDG-ve, “mbi barazinë gjinore”.

Etiketa: aktualitet
Pas

15 këshilla biznesi që çdo ndërmarrës duhet t’i dijë

Para

Gratë paguhen më pak se burrat, ndonëse studiojnë më shumë, por po ua kalojnë në qeveri

Para
Gratë paguhen më pak se burrat, ndonëse studiojnë më shumë, por po ua kalojnë në qeveri

Gratë paguhen më pak se burrat, ndonëse studiojnë më shumë, por po ua kalojnë në qeveri

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar