• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Adresat/ Sa apartamente ka Shqipëria? Ligji për sistemin e ri depozitohet në Kuvend

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Adresat/ Sa apartamente ka Shqipëria? Ligji për sistemin e ri depozitohet në Kuvend
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kuvend është depozituar një nismë e re për aplikimin e një sistemi adresash, ku çdo godinë e rrugë të ketë një kod unik dhe emërtimin përkatës.

Por sa ndërtesa dhe apartamente ka në Shqipëri?

Referuar të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Adresave (RKA), rezulton se në Shqipëri numërohen 471 mijë e 945 apartamente. Po ashtu, numërohen 774 mijë e 431 ndërtesa.

Deri më tani, rezulton se procesi i emërtimit ka përfunduar për 150 mijë segmente rrugore në të gjithë vendin si dhe për 115 mijë e 11 ndërtesa që janë të lidhura me segmentet rrugore ku pozicionohen, sipas të dhënave teknike.

Përpjekjet për ndërtimin e një sistemi adresave kanë qenë të hershme, por kjo nuk është realizuar ende për shkak të mosimpenjimit në proces nga ana e njësive vendore.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Por cilat janë përfitimet ekonomike që pritet të sjellë aplikimi i një sistemi unik adresash?

Si për qytetarët, ashtu dhe për qeverinë ky proces do të jetë frytshënës në ndikimet ekonomike që do të kenë të gjitha grupet e përfshira. Biznesi, sektori privat do të përfshihet nga një hov më i shpejtë zhvillimi pasi u lehtëson operacionet e logjistikës dhe zinxhirit të furnizimit. Adresat e përmirësuara mund të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik duke lehtësuar planifikimin dhe zhvillimin më të mirë të infrastrukturës.

Adresimi i plotë i pjesëve të territorit publik ndihmon në identifikimin e zonave për rritje potenciale, tërheqjen e investimeve dhe mbështetjen e bizneseve lokale. Po ashtu, një sistem i besueshëm dhe gjithëpërfshirësh adresash ndihmon në mbledhjen efikase të taksave pasi adresat e sakta e bëjnë më të lehtë për organet qeveritare identifikimin e pronave dhe bizneseve të tatueshme, duke siguruar që të ardhurat nga taksat të mblidhen në mënyrë më efektive.

Shërbimi postar shtetëror dhe privat do të operojë më shpejt duke përmbushur veprimtarinë e tij. Në sistemin gjyqësor gjithashtu do të vërehet një shkurtim i kohës së gjykimit të cështjeve, duke adresuar një prej qëllimeve të tij, atë të realizimit të një drejtësie pa vonesa.

Në të njëjtën mënyrë do të lehtësohet dhe vetë veprimtaria e organeve të administratës publike, policisë, rendit dhe sigurisë publike për të cilat do të mundësohet gjetja dhe lokalizimi i individit në territor.  Të gjitha ndikimet pozitive te grupet e prekura, do të shoqërohen me një efekt pozitiv edhe në ekonominë e tyre.

Etiketa: aktualitet
Pas

Stresi i vazhdueshëm ju dëmton në punë

Para

Ja cilat janë vendet me pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në botë!

Para
Ja cilat janë vendet me pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në botë!

Ja cilat janë vendet me pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në botë!

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të preferuara për pensionistët

Qytetet më të preferuara për pensionistët

nga Fast News
12:10 | 08/02/2026
0

Mos e mbingarkoni veten, 4 këshilla

Mos e mbingarkoni veten, 4 këshilla

nga Fast News
11:42 | 08/02/2026
0

Kur natyra godet: Greqia flet për rrezik, Shqipëria për fajtorë

Kur natyra godet: Greqia flet për rrezik, Shqipëria për fajtorë

nga Fast News
11:11 | 08/02/2026
0

Harta e kursimeve bankare në Shqipëri – Tirana “pa rival”, mban gati gjysmën e depozitave kombëtare në 2025. Durrësi, i dyti

Harta e kursimeve bankare në Shqipëri – Tirana “pa rival”, mban gati gjysmën e depozitave kombëtare në 2025. Durrësi, i dyti

nga Fast News
12:30 | 07/02/2026
0

Recent News

Qytetet më të preferuara për pensionistët

Qytetet më të preferuara për pensionistët

12:10 | 08/02/2026
Mos e mbingarkoni veten, 4 këshilla

Mos e mbingarkoni veten, 4 këshilla

11:42 | 08/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar