Shumë përpjekje të sipërmarrjes janë rezultat i analizës së vetvetes, të paktën në fillim. Një ide e shkëlqyeshme e cila është e sigurt se do të ndryshojë botën, është më së shumti rezultati i orëve të gjata të konsideratës dhe punës së hershme të themeluesit.
Të tjera ndërmarrje duhet të ndryshojnë për shkak të rrethanave të pafavorshme. Shumë individë nuk janë të kënaqur me botën e punës dhe kërkojnë të krijojnë vlera për veten e tyre. Të dhënat e fundit tregojnë se Kanada radhitet e dyta në botë për aktivitet të sipërmarrjes, me 13 për qind të popullatës e përfshirë në biznese të fazës së hershme. Vetëm Shtetet e Bashkuara raportojnë një përqindje më të lartë.
Cilado qoftë forca primare, çdo ndërmarrës i ri duhet të kalojë nëpër një transformim dramatik përderisa biznesi i tij fillon të rritet. Për të sjellë një ide në treg, ndërmarrësit duhet të bëhen avokatë të bizneseve të tyre. Ata gjithashtu duhet të mësojnë se si të ndikojnë tek njerëzit në një mënyrë e cila shkon përtej emocioneve të shpikësit dhe forcës së punonjësit tradicional.
Ju duhet të bëheni një ndërmarrës efikas nëse dëshironi të mbijetoni. Siç e kam mësuar në biznesin tim të menaxhimit të pronave, kjo është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet. Tregu i pasurive të patundshme në Toronto është shumë konkurrues. Unë është dashur të zhvilloj rolin tim të udhëheqjes shumë shpejtë që të qëndroj përpara tjerëve në fushën time.
Këto katër elemente themelore kanë qenë shumë të rëndësishme në rrugëtimin tim deri tani. Unë besoj se ato mund të ndihmojnë çdo ndërmarrës i cili po punon të ndërtojë një biznes.
Përvetësoni një mentalitet të mësimit
Pavarësisht se a po krijoni një ide të re, po kaloni një përvojë ose po përmirësoni një aftësi specifike, është e lehtë të ziheni në ekspertizën tuaj. Ndërmarrësit në mënyrë të paevitueshme zbulojnë se drejtimi i një biznesi kërkon njohuri të shumë gjërave të cilat qëndrojnë jashtë zonës së tyre të rehatisë.
Në librin e tij ‘’Good Learners Learn’’, Gerard Seijts tregon se përderisa disa aftësi të udhëheqjes vijnë natyrshëm tek disa njerëz, udhëheqja më e fuqishme mund të zhvillohet gjatë kohës përmes ekspozimit të vazhdueshëm ndaj situatave të vështira dhe të parehatshme. Kjo ndjenjë e panjohur detyron individin të mendojë për sjelljet e tij dhe se si lidhen ato me tjerët, veçanërisht në territorin e paeksploruar.
Duke qëndruar i hapur ndaj mësimit të gjërave të reja ju jep mundësinë të menaxhoni biznesin tuaj gjatë fazave të hershme të zhvillimit. Ky mentalitet gjithashtu ju pozicionon më mirë që të njihni diturinë dhe aftësitë tek të tjerët të cilat ju nevojiten të vazhdoni përpara. Përderisa ekipi juaj rritet, mbani një pikëpamje e cila vlerëson bashkëpunimin të cilësisë së lartë. Ekipi juaj do të ndjekë shembullin tuaj dhe do të qëndrojë i gatshëm ndaj mundësive dhe sfidave të reja në tregun tuaj.
Bëhuni një komunikues më efikas
Pasuria e patundshme është një biznes i fokusuar tek njerëzit. Komunikimi efikas është i domosdoshëm kur vjen puna tek bashkëveprimet me klientët. Sigurisht, kjo është e vërtetë për shumë biznese, dhe për mesazhet e brendshme dhe të jashtme. Udhëheqësit duhet të vendosin një vizion në të cilin bazohet aktiviteti i tyre i biznesit. Komunikimi i qartë siguron se mesazhet e duhura u dërgohen njerëzve të duhur, duke vendosur pajtueshmëri nga punonjësit, konsumatorët dhe aksionarët.
Bëhuni më të shëndetshëm
Veçanërisht në fazat e hershme, përpjekjet e sipërmarrjes mund të duken si një përbindësh konsumues i cili kërkon orë të gjata, udhëtime të shpeshta, stres fizik dhe shpenzim të energjisë. Ngrënia e ushqimeve të mira dhe mbajtja e një programi të rregullt të ushtrimeve, edhe gjatë orareve të zëna, është mënyra e vetme që të zhvilloni fokusin që ju nevojitet për të rritur biznesin tuaj.
Kjo është veçanërisht e vërtetë për shkak se numri i ndërmarrësve vazhdon të rritet. Një numër i madh i njerëzve po qëndrojnë më gjatë në fuqinë punëtore, dhe më shumë njerëz po bëjnë transformimin nga ndërmarrës pasi arrijnë moshën 45 vjeçare. Ne fakt, një studim i vitit 2012 nga Canadian Imperial Bank of Commerce tregoi se personat më të vjetër janë ndërmarrësit e zhvilluar më së shpejti në Kanadë.
Jini më të ndërgjegjshëm
Sikur fitnesi fizik që ndihmon trupin dhe mendjen tuaj të funksionojë, mirëqenia juaj mendore ju ndihmon të menaxhoni stresin psikologjik. Një përqindje alarmante ( 72 për qind) e ndërmarrësve raportojnë shqetësime të shëndetit mendor, krahasuar me 7 për qind në publikun e gjerë.
Ndërgjegjshmëria dhe tjera teknika të lirimit të stresit mund të jenë ushtrime të vlefshme që të zvogëloni tensionin dhe të shtyni rritjen personale afat gjate. Duke qëndruar të vëmendshëm ndaj çdo momenti dhe duke pranuar se emocionet rreth tij e pajisin më mirë një ndërmarrës të udhëheqë njerëzit gjatë pengesave, këta udhëheqës e kuptojnë rëndësinë e festimit dhe shfrytëzimit të sukseseve afatshkurtëra.